On Dördüncü Söz/sq: Revizyonlar arasındaki fark

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden
    ("'''Përgjigjja:''' Ajo nuk ka realitet përveç çudhëzimit, për arsyen e mëposhtme. Ne shohim se çdo lloj prej mijëra llojeve të specieve, që janë më shumë se pesëdhjetë milionë në faqen e tokës, vesh këmishat e tij të zbukuruara e të harmonizuara, dhe i ndryshon ato çdo vit, madje nuk mbetet as edhe një krah mize që është vetëm një organ i vetëm prej qindra organeve të mizave të panumërta. Fakti se edhe një mizë nuk ësht..." içeriğiyle yeni sayfa oluşturdu)
    ("Por i Plotfuqishmi Absolut i ka bërë shkaqet e jashtme perde për sjelljet dhe për Aktet e Tij, ashtu siç kërkohet nga urtësia e Tij. Kur Ai dëshiron të shkaktojë një tërmet, dhe ndonjëherë e shkakton atë, Ai urdhëron lëvizjen e shtresës dhe e ndez atë. Dhe kështu, edhe në qoftë se ai shkaktohet nga kjo lëvizje ose nga një defekt në shtresë, prapëseprapë ajo ndodh veçse me një urdhër Hyjnor dhe në përputhje me urtësinë e..." içeriğiyle yeni sayfa oluşturdu)
    208. satır: 208. satır:
    '''Përgjigjja:''' Ajo nuk ka realitet përveç çudhëzimit, për arsyen e mëposhtme. Ne shohim se çdo lloj prej mijëra llojeve të specieve, që janë më shumë se pesëdhjetë milionë në faqen e tokës, vesh këmishat e tij të zbukuruara e të harmonizuara, dhe i ndryshon ato çdo vit, madje nuk mbetet as edhe një krah mize që është vetëm një organ i vetëm prej qindra organeve të mizave të panumërta. Fakti se edhe një mizë nuk është neglizhuar dhe nuk është lënë kot, por ka fituar dritën e qëllimit, të dëshirës dhe të urtësisë, tregon se aktet e rëndësishme dhe gjendjet e globit gjigant tokësor i cili është djepi për gjallesat e panumërta, nëna, vendi i ndihmës dhe vendstrehimi i tyre asnjë aspekt i tij, –si do që të jetë i veçantë apo universal– nuk mund të jetë jashtë vullnetit Hyjnor, jashtë zgjedhjes dhe qëllimit.
    '''Përgjigjja:''' Ajo nuk ka realitet përveç çudhëzimit, për arsyen e mëposhtme. Ne shohim se çdo lloj prej mijëra llojeve të specieve, që janë më shumë se pesëdhjetë milionë në faqen e tokës, vesh këmishat e tij të zbukuruara e të harmonizuara, dhe i ndryshon ato çdo vit, madje nuk mbetet as edhe një krah mize që është vetëm një organ i vetëm prej qindra organeve të mizave të panumërta. Fakti se edhe një mizë nuk është neglizhuar dhe nuk është lënë kot, por ka fituar dritën e qëllimit, të dëshirës dhe të urtësisë, tregon se aktet e rëndësishme dhe gjendjet e globit gjigant tokësor i cili është djepi për gjallesat e panumërta, nëna, vendi i ndihmës dhe vendstrehimi i tyre asnjë aspekt i tij, –si do që të jetë i veçantë apo universal– nuk mund të jetë jashtë vullnetit Hyjnor, jashtë zgjedhjes dhe qëllimit.


    <div lang="tr" dir="ltr" class="mw-content-ltr">
    Por i Plotfuqishmi Absolut i ka bërë shkaqet e jashtme perde për sjelljet dhe për Aktet e Tij, ashtu siç kërkohet nga urtësia e Tij. Kur Ai dëshiron të shkaktojë një tërmet, dhe ndonjëherë e shkakton atë, Ai urdhëron lëvizjen e shtresës dhe e ndez atë. Dhe kështu, edhe në qoftë se ai shkaktohet nga kjo lëvizje ose nga një defekt në shtresë, prapëseprapë ajo ndodh veçse me një urdhër Hyjnor dhe në përputhje me urtësinë e Tij; Ajo nuk mund të ndodhë ndryshe.
    Fakat Kadîr-i Mutlak hikmetinin muktezasıyla zâhir esbabı tasarrufatına perde ediyor. Zelzeleyi irade ettiği vakit, bazen de bir madeni harekete emredip, ateşlendiriyor. Haydi madenî inkılabat dahi olsa yine emir ve hikmet-i İlahî ile olur, başka olamaz.
    </div>


    <div lang="tr" dir="ltr" class="mw-content-ltr">
    <div lang="tr" dir="ltr" class="mw-content-ltr">

    09.16, 28 Aralık 2024 tarihindeki hâli

    بِسْمِ اللّٰهِ الرَّحْمٰنِ الرَّحِيمِ

    الٓرٰ كِتَابٌ اُح۟كِمَت۟ اٰيَاتُهُ ثُمَّ فُصِّلَت۟ مِن۟ لَدُن۟ حَكٖيمٍ خَبٖيرٍ

    Me Emrin e All-llahut, i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti. Elif. Lam. Ra. (Ky është) një libër, me vërsetet bazë ose themelore (të kuptimit të qartë) dhe pastaj të shpjeguara në imtësi nga Një (All-llahu) i Cili është, i Gjithurti dhe i Mirinformuari (deri në imtësi për çdo gjë)”([1])

    [Me gellm për t'u ngjitur tek disa tē vërteta sublime e të lartësuara tē Kur'anit Gjithurtësi, dhe te hadithit, shpjeguesit tē vërtetē te Kur'anit, ne do të tregojmë një numër krahasimesh te atyre te vertetave tê cilat janë si shkalle për të ndihmuar zemrat që kanë mangesi në nënshtrim e bindje, ahe do tē shpjegojmë në perfundim të fjales një mësim tregues, model, dhe nje mister qe lidhet me perkujdesjen Hyjnore. Megenëse midis atyre te vërtetave, krahasimet e Ringjalljes che te ies enthie jant fepiguar h "erogln Ofo ei che tean iti ne to te përmendim vetëm "Pese Çöshtje" si shembuj të tjerë të atyre të vêrtetave.]

    E para: Me qëllim për t’u bindur, për shembull, nga vërseti, خَلَقَ السَّمٰوَاتِ وَال۟اَر۟ضَ فٖى سِتَّةِ اَيَّامٍ “Ai (All-llahu) i krijoi qiejt dhe tokën në gjashtë ditë...”([2]), dhe për t’u bindur nga e vërteta e tij që e tregon nëpërmjet ditëve Kur’anore, të cilat përbëhen nga një periudhë e gjatë kohe dhe ndoshta ajo është sa një mijë vite ose pesëdhjetë mijë vite, ne do të tregojmë për shikimet për t’i vëzhguar, botët udhëtuese, qëniet kalimtare, dhe dynjatë -krijesat- që kalojnë në çdo ditë, në çdo vit dhe në çdo shekull, që i krijoi Krijuesi i Gjithëlavdishëm ku secila prej tyre është si një ditë. Po, është sikur këto botëra, të ishin secila një mysafir, ashtu si njeriu. Me urdhrin e të Gjithëlavdishmit të Vetëm, në çdo stinë bota mbushet e zbrazet.

    E dyta: Për shembull, vërsetet,

    وَلَا رَط۟بٍ وَلَا يَابِسٍ اِلَّا فٖى كِتَابٍ مُبٖينٍ ۝ وَكُلَّ شَى۟ءٍ اَح۟صَي۟نَاهُ فٖٓى اِمَامٍ مُبٖينٍ ۝ لَا يَع۟زُبُ عَن۟هُ مِث۟قَالُ ذَرَّةٍ فِى السَّمٰوَاتِ وَلَا فِى ال۟اَر۟ضِ وَلَٓا اَص۟غَرُ مِن۟ ذٰلِكَ وَلَٓا اَك۟بَرُ اِلَّا فٖى كِتَابٍ مُبٖينٍ

    “(Nuk ka) asgjë të njomë apo të thatë që të mos jetë shkruar në një regjistër të qartë.”([3])

    “Dhe gjithçka Ne e kemi shënuar në llogari (si dëshmi) në një libër të qartë.”([4])

    “As edhe një thërrmijë nuk mund t’i fshihet Atij në qiej apo në tokë; nuk ka ndonjë gjë më e vogël se ajo, dhe as më e madhe, veçse është në librin e qartë.”([5])

    Me qëllim për t’u bindur për këto të vërteta të larta për të cilat pohojnë këto vërsete, se “Të gjitha gjërat së bashku me gjendjet e tyre janë regjistruar e shënuar, përpara se ato të vinin në ekzistencë, kur ato kanë ardhur në ekzistencë, dhe pasi ato të jenë larguar nga ekzistenca; dhe ato po regjistrohen”, ne do të shtrojmë për të vëzhguar, sa vijon: Skalitësi, Krijuesi i Gjithëlavdishëm duke përfshirë e ruajtur në një formë jolëndore në farërat, në bërthamat dhe në rrënjët e krijesave të panumërta, të mirëorganizuara, të cilat Ai i ndryshon në çdo stinë në fletën e fytyrës së tokës, sidomos në pranverë indekset e qënieve të tyre, historitë e jetës dhe parimet sipas të cilave ato veprojnë. Dhe kur ato vdesin, Ai i skalit e i shkruan në formë jolëndore me të njëjtën Penë të Kaderit Hyjnor këto indekse, këto histori të jetës dhe parimet në farërat e thjeshta në frutat e tyre. Saqë ai, Krijuesi xh.sh., e shkruan çdo gjë të njomë apo të thatë prej krijesave të pranverës së kaluar në farërat e tyre të kufizuara e të vockëla që u ngjasojnë ashkëlave të thata të drurit dhe kockave, duke i shkruajtur ato në mënyrën më perfekte dhe duke i ruajtur me rregullin më të plotë. Është sikur çdo pranverë t’i bashkangjitej si një lule faqes së tokës me një harmoni e rregull të mahnitshëm dhe me një mënyrë jashtëzakonisht të drejtëpeshuar nga Dora e Hirplotit të Vetëm dhe të Gjithëlavdishmit, dhe pastaj e këput atë prej saj; secila vendoset në të, pastaj hiqet.

    Ndërsa realiteti është ky, njëra nga format më të çuditshme të çudhëzimit të njeriut është se ai e quan këtë shkrim natyral, këtë skalitje plot art, këtë model pasiv të urtësisë, i cili është indeksi i Artit Hyjnor dhe vetëm një reflektim dhe shfaqje e “Leuh el-Mahfudhit” (ai e quan këtë) “natyrë”, dhe e konsideron atë të jetë burimi, aktivja dhe efektivja. اَي۟نَ الثَّرَا مِنَ الثُّرَيَّا A mund të ketë ndonjë krahasim midis tokës dhe plejadave? A mund të ketë ndonjë krahasim midis realitetit dhe midis hamendjeve të njerëzve të shkujdesur?

    E treta: Për shembull, me qëllim për t’u ngjitur tek e vërteta të cilën e përshkroi Njoftuesi i lajmeve të Sigurta lidhur me melekët e caktuar për mbajtjen e Fronit, melekët e caktuar për tokën dhe qiejt dhe me grupet e tjera të engjëjve, që pohon se: Meleku ka dyzetmijë koka, në çdo kokë ndodhen dyzetmijë gjuhë, dhe çdo gjuhë e lavdëron Zotin xh. sh. në dyzetmijë mënyra lavdërimi e falënderimi, shqyrto me vëmendje sa vijon: Nëpërmjet vërseteve si:

    تُسَبِّحُ لَهُ السَّمٰوَاتُ السَّب۟عُ وَال۟اَر۟ضُ وَمَن۟ فٖيهِنَّ ۝ اِنَّا سَخَّر۟نَا ال۟جِبَالَ مَعَهُ يُسَبِّح۟نَ

    “E lavdërojnë dhe e ngrenë në lavdi e madhështi atë shtatë qiejt dhe toka.”([6])

    اِنَّا عَرَض۟نَا ال۟اَمَانَةَ عَلَى السَّمٰوَاتِ وَال۟اَر۟ضِ وَال۟جِبَالِ

    “Me të vërtetë që Ne i bëmë malet të lartësojnë lavditë Tona bashkë me të, gjithë pasditen dhe të gjithë paraditen.” ([7]) “Në të vërtetë Ne ua paraqitëm amanetin (besimin) qiejve, edhe tokës, edhe maleve” ([8]), i Gjithëlavdishmi i vetëm e shpreh qartë se madje edhe më e madhja dhe më universalja e krijesave demonstrojnë se e lavdërojnë Atë sipas përbotshmërisë së tyre dhe në një mënyrë të përshtatshme me gjërësinë e tyre. Dhe çështja është e qartë dhe shfaqet kështu.

    Ashtu si qiejt madhështorë që lavdërojnë Krijuesin dhe që fjalët e tyre lavdëruese janë diejt, hënat dhe yjet, po ashtu, fjalët lavdëruese të tokës fluturuese në hapësirën e qiellit, duke lavdëruar All-llahun, janë kafshët, bimët dhe pemët. Domethënë, ashtu si çdo pemë e çdo yll që secili kryen një formë të pjesshëm lavdërimi, po ashtu, bën toka dhe çdo pjesë e saj, çdo mal e luginë dhe çdo pjesë toke e deti. Atëherë ashtu siç ka toka me pjesët e saj dhe me tërësinë e saj mënyrat e saja të lavdërimit, po ashtu sferat e kupës së qiellit dhe yjësia në qiej, secila kryen një formë të përgjithshme lavdërimi. Atëherë kjo tokë e cila ka me mijëra kokë dhe se në secilën nga ato ka me qindra e mijëra gjuhë, sigurisht që ajo ka një melek të caktuar për të i cili përkthen dhe shfaq në botën e shembëllesës lulet e lavdërimit dhe frutat e lavdërimeve që ajo kryen me secilën, dhe që i përfaqëson dhe i shpall në botën e shpirtërave.

    Në të vërtetë, në qoftë se gjëra të shumta do të merrnin formën e një kolektivi ose të një bashkësie, një personalitet kolektiv do të vinte në ekzistencë. Në qoftë se një kolektivitet i tillë bashkohet e merr formën e një uniteti, ajo do të ketë një personalitet kolektiv, një lloj shpirti që do ta përfaqësojë atë dhe një melek të caktuar që do të kryejë detyrën e saj të lavdërimit.

    Si një shembull, merr në konsideratë Rrapin përpara dhomës sime këtu; ai përfaqëson një fjalë të madhe me të cilën flet gjuha e këtij mali që ndodhet në gojën e “Barlës”: Shiko se si me qindra nga gjuhët e degëve më të vogëla ndodhen në tre kokat e tre degëve kryesore të trungut të tij. Studioje me vëmendje se sa qindra nga fjalët e frutave të mirëorganizuara e të drejtpeshuara ka ai në çdo gjuhë, dhe sa qindra shkronja të mirërenditura të farërave me fletë janë në çdo frut? Ashtu siç e dëgjon ti dhe e shikon se sa me gojëtari e përlëvdon ai dhe i thur lavde Krijuesit të Gjithëlavdishëm, Pronarit të urdhrit كُنْ فَيَكُونُ “Ji, dhe ajo është”, po ashtu meleku i caktuar për të përfaqëson lavdërimin e tij me gjuhë të shumta në Botën e Kuptimit. Urtësia e bën të domosdoshme që ajo të jetë kështu.

    E katërta: Për shembull, shqyrtoje të vërtetën e lartësuar që është shprehur nga vërsete të tilla si:

    اِنَّمَٓا اَم۟رُهُٓ اِذَٓا اَرَادَ شَي۟ئًا اَن۟ يَقُولَ لَهُ كُن۟ فَيَكُونُ ۝ وَمَٓا اَم۟رُ السَّاعَةِ اِلَّا كَلَم۟حِ ال۟بَصَرِ ۝ وَ نَح۟نُ اَق۟رَبُ اِلَي۟هِ مِن۟ حَب۟لِ ال۟وَرٖيدِ ۝ تَع۟رُجُ ال۟مَلٰٓئِكَةُ وَالرُّوحُ اِلَي۟هِ فٖى يَو۟مٍ كَانَ مِق۟دَارُهُ خَم۟سٖينَ اَل۟فَ سَنَةٍ

    “Sigurisht që urdhri i Tij, kur Ai do një gjë, është vetëm se Ai t’i thotë asaj: “Bëhu!”-dhe ajo është e bërë (në çast)!”([9])

    “...Dhe çështja e orës (çastit të fundit) është sa një hap e mbyll sytë.”([10])

    “Dhe Ne jemi më afër tij se sa vena e qafës së tij”([11])

    “Melekët dhe Ruhu (meleku Xhebrail) ngjiten tek Ai në një ditë, përmasat e së cilës janë sa pesëdhjetë mijë vjet.”([12])

    “I Plotëfuqishmi i Vetëm Absolut krijon gjëra me një lehtësi e shpejtësi të tillë, me një kollajllëk të tillë dhe pa asnjë shqetësim, saqë ajo duket dhe kuptohet se Ai krijon thjesht me një urdhër. Gjithashtu, megjithëse Krijuesi i Gjithëfuqishëm është shumë afër krijesave, ato janë pafundësisht larg prej Tij. Për më tepër, pavarësisht madhështisë së Tij të pafundme, duke u kushtuar rëndësi atyre, Ai vë në rregull gjithashtu edhe çështjet më të pjesshme e të ulëta dhe nuk i lë ato jashtë bukurisë së Artit të Tij.

    Kështu rregulli i plotë brenda një lehtësie absolute i vëzhguar tek qëniet e dëshmon ekzistencën e kësaj të vërtete Kur’anore. Gjithashtu krahasimi vijues e demonstron misterin e urtësisë së saj. Për shembull, وَ لِلّٰهِ ال۟مَثَلُ ال۟اَع۟لٰى “dhe për All-llahun është krahasimi më i lartë”, detyrat që shfaq dielli nëpërmjet urdhrit Hyjnor dhe nënshtrimit Hyjnor, i cili është si një pasqyrë e dendur për Emrin e En- Nur nga Emrat e Bukur Hyjnorë të Krijuesit të Gjithëlavdishëm, e sjell këtë realitet më afër kuptimit. Ajo është siç vijon:

    Pavarësisht lartësisë e largësisë së tij, dielli është shumë afër të gjitha gjërave të tejdukshme dhe të shndritshme; madje ai është më afër me ato gjëra se sa ato me veten e tyre. Dhe pavarësisht se dielli ka efekt mbi ato në mënyra të shumta, si nëpërmjet shfaqjes së tij, imazhit të tij, dritës dhe fuqisë së dispozicionit e vendosjes së tij, ato gjëra të tejdukshme janë me mijëra vite larg tij, dhe nuk munden kurrsesi të kenë efekt mbi të, madje ato nuk mund të pretendojnë se janë afër tij.

    Gjithashtu kuptohet nga shikimi i reflektimit të dritës së diellit dhe nga kjo që i ngjason imazhit të tij prej çdo grimce të tejdukshme sipas kapacitetit të saj dhe ngjyrës, dielli sikur është i pranishëm në çdo grimcë dhe shikon kudo që hyn drita e tij.

    Për më tepër, gjithëpërfshirja e diellit dhe depërtimi i tij rriten me madhësinë e ndriçimit të tij.

    Për shkak të madhështisë së dritësisë së tij, edhe gjërat më të vockëla nuk mund t’i fshihen apo të ikin prej tij. Kjo do të thotë se madhështia e tij e paanë nuk i lë jashtë gjërat e pjesshme e të vogëla; por, përkundrazi, ai i merr ato të gjitha -nëpërmjet misterit të dritësisë- brenda sferës së gjithëpërfshirjes së tij.

    Për më tepër, në qoftë se do të supozonim të pamundurën dhe ta imagjinonim diellin të vepronte me vullnet të lirë, e me zgjedhje, në detyrat dhe në treguesit që ai shfaq, me lejen Hyjnore, ai do të funksiononte me lehtësinë më të madhe me një shpejtësi të madhe, me një gjërësi e gjithëpërfshirje në gjërat duke filluar nga grimcat tek pikëlat në sipërfaqen e detit dhe tek planetët, dhe do të supozohej se ai i kryen këto akte e sjellje kaq të fuqishme thjesht nëpërmjet një urdhri. Një grimcë dhe një planet do të ishin të barabartë përpara urdhrit të Tij. Shkëlqimin që ai do ta jepte në sipërfaqen e detit, do ta jepte në një rregull të plotë edhe mbi një grimcë në përputhje me kapacitetin e saj.

    Kështu, ne shohim se dielli, i cili është një fluskë e shndritshme në detin e qiejve dhe një pasqyrë e vockël dhe e dendur që reflekton shfaqjen e Emrit të En-Nur të të Plotfuqishmit të Vetëm Absolut, në mënyrë të dukshme shfaq shembujt e tre parimeve të kësaj të vërtete Kur’anore, sepse nuk ka dyshim se drita e diellit dhe nxehtësia e tij janë të dendura si dendësia e dheut në krahasim me njohjen dhe fuqinë e Atij i Cili është نوران نور۝ منور نور ۝ مقدر نور Drita e dritës, Ndriçuesi i dritës dhe Paracaktuesi i dritës.

    Atëherë, Ai Hirplotë madhështor është shumë afër të gjitha gjërave me Njohurinë e Tij dhe me Fuqinë e Tij të pafundme, është i pranishëm tek ato dhe Gjithëshikues i tyre; ndërsa gjërat janë shumë larg Tij. Dhe Ai i bën gjërat me një lehtësi të tillë e kollajllëk, saqë kjo kuptohet se Ai krijon me lehtësinë dhe shpejtësinë e një urdhri të thjeshtë; dhe asgjë, kurrsesi, e madhe apo e vogël, e veçantë apo universale, nuk mund të dalë jashtë sferës së Fuqisë së Tij dhe se Madhështia e Tij i përfshin dhe i rrethon të gjitha gjërat. Ne besojmë me shkallën e shikimit të besimit të sigurt dhe ashtu duhet të besohet.

    E pesta: Shembujt e vërseteve që vijojnë sqarojnë Madhështinë e Tij të Pafundme dhe Madhështinë e Tij Absolute duke filluar nga vërseti:

    وَمَا قَدَرُوا اللّٰهَ حَقَّ قَد۟رِهٖ وَال۟اَر۟ضُ جَمٖيعًا قَب۟ضَتُهُ يَو۟مَ ال۟قِيَامَةِ وَالسَّمٰوَاتُ مَط۟وِيَّاتٌ بِيَمٖينِهٖ

    “Ata nuk i bënë vlerësim të drejtë All-llahut siç duhet e siç i takon Atij. Dhe Ditën e Kijametit gjithë toka do të jetë e mbërthyer nga Dora e Tij dhe qiejt të mbështjellë në Dorën e Tij të djathtë.” ([13]) deri...

    وَاع۟لَمُٓوا اَنَّ اللّٰهَ يَحُولُ بَي۟نَ ال۟مَر۟ءِ وَقَل۟بِهٖ

    “Dhe dijeni se All-llahu ndërhyn ndërmjet njeriut dhe zemrës së tij.” ([14])

    Dhe nga,

    اَللّٰهُ خَالِقُ كُلِّ شَى۟ءٍ وَهُوَ عَلٰى كُلِّ شَى۟ءٍ وَكٖيلٌ

    “All-llahu është Krijuesi i çdo gjëje dhe Ai është Vekil (Ruajtës, Kujdestar) mbi gjithçka.”([15]) Për tek,

    يَع۟لَمُ مَا يُسِرُّونَ وَمَا يُع۟لِنُونَ

    “(All-llahu) e di atë që ata e fshehin dhe atë që e shprehin hapur.”([16]) Dhe nga,

    خَلَقَ السَّمٰوَاتِ وَال۟اَر۟ضَ

    “(All-llahu i Cili) krijoi qiejt dhe tokën.” ([17]) Për tek

    خَلَقَكُم۟ وَمَا تَع۟مَلُونَ

    “Ndërsa All-llahu ju ka krijuar ju dhe çfarë ju bëni e veproni (veprat tuaja).”([18]) Dhe nga

    مَا شَٓاءَ اللّٰهُ لَا قُوَّةَ اِلَّا بِاللّٰهِ

    “Ajo që do All-llahu! Nuk ka fuqi veçse në All-llahun”([19]) Për tek

    وَمَا تَشَٓاؤُنَ اِلَّٓا اَن۟ يَشَٓاءَ اللّٰهُ

    “Por ju nuk mund të dëshironi, veçse po deshi All-llahu.” ([20])

    Këto vërsete tregojnë gjithëpërfshirjen e limiteve të madhështisë së Hyjnisë dhe të lavdisë së Perëndisë në çdo gjë. Ky Monark Madhështor, Monarku i Parapërjetësisë dhe i Paspërjetësisë e qorton me ashpërsi dhe e kërcënon rreptë në Kur’an këtë njeri i cili është shumë i pafuqishëm, pafundësisht i dobët, krejtësisht i varfër dhe pafundësisht i nevojshëm dhe i cili posedon veçse një vullnet të lirë të pjesshëm, dhe nuk ka aftësi të krijojë?

    Shtohet pyetja: Cili është themeli i urtësisë mbi të cilën ngrihen ato qortime e kërcënime të ashpra dhe ato ankesa Kur’anore që vijnë nga Madhështia e Tij xh.sh. ndaj këtij njeriu të dobët, dhe si plotësohet harmonia dhe suksesi midis të dyjave?

    Unë them: Me qëllim që të arrihet bindja, shikoje këtë të vërtetë shumë të thellë dhe të lartësuar nga këndvështrimi i dy krahasimeve të mëposhtme:

    Krahasimi i parë: Për shembull, ndodhej një kopsht madhështor në të cilin kishte shumë fruta të freskëta dhe lule të bukura. Shumë punëtorë ishin ngarkuar të merreshin me shërbimet në atë kopsht të lulëzuar. Detyra e njërit prej punëtorëve ishte vetëm që të hapte kanalin me qëllim që uji të shpërndahej gjithandej kopshtit dhe të shërbente për t’u pirë. Por punëtori ishte dembel dhe nuk e hapi kapakun e kanalit të ujit, dhe kështu u dëmtua rritja dhe zhvillimi i bimëve të kopshtit, ose ndryshe ai u tha. Tani përveç artit Hyjnor të Krijuesit dhe mbikëqyrjes madhështore të Monarkut, edhe drita, ajri e dheu si dhe të gjithë punëtorët e tjerë, kanë të drejtë të ankohen ndaj atij dembeli të ulët, sepse bëri që funksionet e bimëve të ishin pa rezultat, ose ndryshe u bëri dëm atyre.

    Krahasimi i dytë: Për shembull, në qoftë se, duke braktisur detyrën e tij të pjesshme në një anije të madhe mbretërore, një njeri i zakonshëm do të shkaktonte dëm për rezultatet dhe detyrat e të gjithë punëtorëve të tjerë në anije, madje disa nga ato kanë shkuar kot, pronari i anijes do të ankohej shumë rëndë e ashpër për të në emrin e të gjithë të tjerëve, dhe ndërkohë njeriu neglizhent nuk mund të thotë: “Unë jam thjesht një person i zakonshëm, unë nuk e meritoj këtë qortim të ashpër për shkak të moskryerjes së detyrës sime të parëndësishme;” sepse një shembull i vetëm mosekzistenceje rezulton në shembuj të shumtë të tillë, ndërsa ekzistenca prodhon fruta dhe jep rezultate sipas llojit të tij; sepse ekzistenca e një gjëje varet nga ekzistenca e të gjitha kushteve dhe shkaqeve, ndërsa mungesa e asaj gjëjë, dhe zhdukja e saj për sa ka të bëjë me rezultatin, ndodh me zhdukjen (heqjen) e një kushti të vetëm dhe rezulton nga mosekzistenca e një pjese të veçantë të tij. Për shkak të kësaj, “Shkatërrimi është shumë më i lehtë se ndërtimi”, është bërë një parim i pranuar në përgjithësi nga njerëzit.

    Meqenëse themelet e mosbesimit dhe të çudhëzimit, të kundërshtimit dhe të mosbindjes, janë mohim e refuzim, dhe braktisje e punës e mospranim, atëherë forma e tyre e jashtme sado që të duket pozitive dhe me pasje ekzistence, veçse ama në realitetin e tyre ato janë zhdukje dhe mosekzistencë, prandaj ato janë një krim infektues; ato ashtu siç u shkaktojnë dëm rezultateve të veprave të qënieve të tjera, po ashtu ato lëshojnë një perde sipër shfaqjes së bukurive të Emrave të Bukur Hyjnorë.

    Dhe kështu, krijesat kanë të drejtë ankimi pa kufi dhe Monarku i tyre madhështor e kërcënon në emrin e atyre qënieve këtë njeri të pabindur dhe i jep atij qortimet më të ashpëra. Kjo është pikërisht urtësia, sepse ai kundërshtar, padyshim e meriton atë kërcënim të madh, ashtu siç meriton edhe lloje të tjera kërcënimesh.


    PËRFUNDIM

    [Një shuplakë për pakujdesinë dhe një mësim paralajmërues]

    وَمَا ال۟حَيٰوةُ الدُّن۟يَٓا اِلَّا مَتَاعُ ال۟غُرُورِ

    “Me Emrin e All-llahut, i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti. “Jeta e kësaj bote është vetëm një pasuri (kënaqësi) mashtruese.” ([21])

    O nefsi im i mjerë i zhytur në pakujdesi, që e sheh këtë jetë si të ëmbël, që ke harruar botën e përtejme dhe që kërkon vetëm këtë botë! A e di ti se kujt i ngjason? Ti i ngjason një struci... Ai e sheh gjahtarin, por nuk mund të fluturojë, kështu ai e fut kokën në rërë që të mos e shohë gjahtari duke e lënë trupin e tij të madh jashtë, të zbuluar e të hapur. Duke pandehur se gjahtari nuk e shikon, por ama ai e sheh. Vetëm sytë e strucit janë mbyllur në rërë dhe ai nuk mund ta shohë gjahtarin.

    O nefsi im! Shqyrtoje krahasimin e mëposhtëm dhe vështroje atë! Duke ngushtuar e kufizuar shikimin vetëm tek kjo dynja, kjo e transformon kënaqësinë e madhe në dhimbje pikëlluese.

    Për shembull: Ndodhen dy njerëz në këtë fshat (d.m.th. në Barla). Nëntëdhjetë e nëntë nga njëqind prej miqve dhe të dashurve të njërit prej atyre të dyve kanë shkuar në Stamboll, ku po bëjnë atje një jetë të bukur. Vetëm njëri ka mbetur këtu, edhe ai gjithashtu do të shkojë atje. Për këtë arsye ky njeri mallëngjehet shumë për Stambollin dhe mendon për të; ai dëshiron t’u bashkohet të dashurve të tij. Në qoftë se do t’i thuhej atij në ndonjë kohë që të shkojë atje, ai do të fluturonte nga kënaqësia (gëzimi) dhe do të shkonte me kënaqësi.

    Sa për njeriun e dytë, nëntëdhjetë e nëntë përqind të të dashurve të tij janë larguar për atje dhe ai mendon se disa prej tyre janë zhdukur dhe disa janë vendosur në vende ku ata as nuk shohin dhe as nuk shihen; ai përfytyron se ata janë larguar e janë futur në një mjerim të plotë. Kështu, ky njeri i mjerë kërkon të gjejë ngushëllim dhe dëshiron të zëjë miqësi madje edhe sikur me një mik (udhëtar) të vetëm në vend të të gjithë atyre; me anë të atij, ai dëshiron të harrojë atë dhimbje pikëlluese të ndarjes.

    O nefsi im! Të gjithë të dashurit e tu, me në krye të dashurin e All-llahut xh.sh. Muhammedin (A.S.M.), janë matanë varrit. Dhe një apo dy që kanë mbetur këtu, edhe ata gjithashtu do të udhëtojnë për atje. Prandaj mos u frikëso nga vdekja, duke e pritur me ankth varrin dhe duke kthyer e larguar kokën tënde. Por shikoje varrin trimërisht dhe dëgjo se çfarë kërkon ai, buzëqesh në fytyrën e vdekjes si një burrë dhe shiko çfarë dëshiron ajo! Ruhu! Mos ji i pavëmendshëm që t’i ngjasosh njeriut të dytë!

    O nefsi im! Mos thuaj se “Kohët kanë ndryshuar, se ky shekull ka ndryshuar dhe se njerëzit janë zhytur në këtë dynja dhe janë të dhënë e të marrosur pas kësaj jete, dhe se ata janë të dehur në luftën për mjetet e jetesës; sepse vdekja nuk ndryshon. Ndarja nuk transformohet në qëndrueshmëri dhe të bëhet e ndryshme. Pafuqia e njeriut dhe varfëria nuk ndryshohen por shtohen, udhëtimi i njeriut nuk ndërpritet por kalon e bëhet më i shpejtë.

    Dhe mos thuaj se “Unë jam si të gjithë njerëzit”, sepse çdokush të shoqëron ty veçse deri tek dera e varrit. Dhe ngushëllimi i të qënit së bashku me cilindo tjetër në fatkeqësi nuk ka baza përtej varrit.

    Dhe mos e pandeh veten tënde se je i lirë dhe i pavarur, sepse në qoftë se do ta shikoje këtë bujtinë të dynjasë me syrin e urtësisë, ti nuk do të gjeje asgjë pa rregull e pa qëllim; atëherë si mund të mbetesh ti jashtë rregullit dhe të jesh pa qëllim?

    Madje edhe ngjarjet kozmike dhe ndodhitë e ngjashme me tërmetet nuk janë lodrat e rastësisë.

    Për shembull, ti sheh se rroba të qëndisura bukur, njëra mbi tjetrën dhe njëra brenda tjetrës, i vishen tokës prej llojeve të bimëve dhe kafshëve me rregullin më të madh. Ato janë stolisur e zbukuruar nga maja e kokës deri në fund të këmbëve me qëllime e shembuj urtësie. Ti e di se toka rrotullohet dhe kthehet si një Mevlevi Ashik me rregull perfekt brenda qëllimeve më të larta, dhe ti e dëshmon vetë këtë. Atëherë, ashtu siç e botoi një ateist, si ata e supozojnë atë ngjarje të tokës të mbushur me vdekje, si tërmeti,([22]) i cili i ngjason shkujdesjes së tokës dhe heqjes qafe prej saj peshën e disa formave të pavëmendshmërisë të cilat ajo i dënon prej njerëzimit, dhe në mënyrë të veçantë prej besimtarëve, si mund të jetë ajo ngjarje e mbushur me vdekje pa qëllim e synim, ashtu siç e shpalli një ateist duke e imagjinuar atë thjeshtë si rastësi, duke bërë kështu një gabim të turpshëm dhe një padrejtësi të shëmtuar? Pasi ai ateist i bëri të gjithë pasuritë dhe shpirtërat që humbën të goditurit të jenë pa shpërblim e të kenë shkuar për kot, duke i hedhur ata në një dëshpërim të tmerrshëm të pashpresë.

    Në të vërtetë, ngjarje të tilla ndodhin me urdhrin e të Gjithurtit Mëshirëplotë dhe ato gjithmonë e transformojnë pasurinë e përkohshme të besimtarëve në një barasvlerë të lëmoshave dhe e bëjnë atë të përhershme. Ato janë shlyerje për mëkatet që burojnë nga mos- mirënjohja për mirësitë.

    Sigurisht do të vijë një ditë kur kjo tokë e nënshtruar do ta gjejë fytyrën e saj të shëmtuar dhe të mërzitshme për shkak se shirku, idhujtaria e veprave të njeriut e kanë njollosur e nxirë stolinë e saj dhe për shkak se mohimi e mosmirënjohja e kanë ndotur atë. Atëherë ajo do ta fshijë faqen e saj me një tërmet të fuqishëm, nëpërmjet urdhrit të Krijuesit dhe do ta pastrojë atë, dhe po me urdhrin e All-llahut ajo do t’i hedhë ata të cilët i përshkruan ortakë All-llahut në zjarrin e Ferrit; dhe do t’u thotë atyre që dhanë falënderime, “Ejani dhe hyni në Parajsë!”


    SHTOJCA E FJALËS SË KATËRMBËDHJETË

    بِسْمِ اللّٰهِ الرَّحْمٰنِ الرَّح۪يمِ

    اِذَا زُل۟زِلَتِ ال۟اَر۟ضُ زِل۟زَالَهَا ۝ وَاَخ۟رَجَتِ ال۟اَر۟ضُ اَث۟قَالَهَا ۝ وَ قَالَ ال۟اِن۟سَانُ مَالَهَا ۝ يَو۟مَئِذٍ تُحَدِّثُ اَخ۟بَارَهَا ۝ بِاَنَّ رَبَّكَ اَو۟حٰى لَهَا … الخ

    Me Emrin e All-llahut, i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti. “Kur toka të dridhet me tronditjen e madhe për të fundit herë.” “Dhe kur toka të nxjerrë jashtë barrën e saj (gjithë ç’ka brenda). “Dhe njeriu do të thërrasë: “Çfarë është ajo?” “Atë ditë ajo do të shpallë njoftimet e saj (për gjithë sa ka ndodhur mbi të nga e mira dhe e keqja). “Sepse Zoti yt e ka frymëzuar atë.”([23]) deri në fund

    Kjo sure deklaron qartë e prerë, se lëvizjet e tokës, tronditjet, madje edhe tërmetet e saj dhe dridhjet në disa raste, ndodhin veçse me urdhrin e All-llahut dhe me frymëzimin e Tij.

    [Më erahën në zemër disa përgigije nepërmjet ndihmës së një zgjimi shpirtëror lidhur me gjashtështatë pyetje qe bënin fjalë rreth termetit qe ra aktualisht. Megjithëse ne disa raste une synova ge t'i shkruaja në mënyrë të hollësishme ato pyetje gë më erdhën nga një aspekt i rëndësishem shpirtëror, leja nuk u dha; prandaj ato do të shkruhen në menyrë të permbledhur e shfurt.]

    Pyetja e parë: Më shumë pikëlluese se sa katastrofa materiale e tërmetit të fortë të kohëve të fundit janë aspektet e tij shpirtërore, frika dhe dëshpërimi për tërmete të tjera po shkatërrojnë qetësinë e natës për shumicën e njerëzve në shumicën e zonave. Cila është arsyeja për këtë torturë të dhimbshme?

    Përsëri nëpërmjet ndihmës së zgjimit shpirtëror, në përgjigje u tha: Ajo që kryhet në anët e këtyre vendeve -të cilat kanë qenë një qendër e bekuar e Islamit- prej këngëve të shthurura e të pamoralshme dhe dëfrimeve sheshazi ditën, në muajin e bekuar të Ramazanit, e gjatë faljes së teravisë dhe duke u transmetuar njerëzve nëpërmjet radiove këngë eksituese të interpretuara nga vajza, kjo shkaktoi e përfundoi në këtë torturë të dhimbshme e të frikshme.

    Pyetja e dytë: Përse këto goditje qiellore nuk bien në vendet e mosbesimit e të mohimit? Përse bien mbi këto muslimanë të mjerë e të dobët?

    Përgjigjja: Ashtu siç shtyhet afati i ndëshkimit për fajet dhe për krimet e rënda në qendra të mëdha, dhe ndëshkimi për krimet e vogëla bëhet shpejt, pa vonesa në qendra të vogëla, po kështu, sipas një urtësie Hyjnore të rëndësishme, ndëshkimi për pjesën më të madhe të krimeve të jobesimtarëve dhe të ateistëve është shtyrë për tek Gjykata e lartë në ringjallje, ndërsa ndëshkimi për fajet e besimtarëve jepet pjesërisht në këtë botë.([24])

    Pyetja e tretë: Cila është arsyeja për këtë katastrofë e cila vjen nga fajet që bëjnë disa individë dhe përse kjo fatkeqësi i përgjithëson të gjithë këto vende?

    Përgjigjja: Fatkeqësia e përgjithshme shkaktohet nga gjynahet e shumicës: Shumica e njerëzve në efekt marrin pjesë në veprimet e atyre individëve tiranë duke i mbështetur, ose në mënyrë aktive, ose moralisht ose duke qenë të lidhur me ta, dhe si rrjedhojë vjen katastrofa.

    Pyetja e katërt: Meqenëse fatkeqësia e tërmetit u shkaktua nga bërja e padrejtësive dhe është shlyerje e fajeve, përse atëherë ai godet të pafajshmit? Si e lejon drejtësia Hyjnore këtë?

    Përsëri, një përgjigjje nga ana shpirtërore: Për sa ka të bëjë me kuptimin, është siç vijon: Meqenëse kjo çështje lidhet me misterin e kaderit Hyjnor, ne ju referojmë të lexoni “Trajtesën e Kaderit”. Dhe këtu do të mjaftohemi vetëm duke thënë këtë:

    وَاتَّقُوا فِت۟نَةً لَا تُصٖيبَنَّ الَّذٖينَ ظَلَمُوا مِن۟كُم۟ خَاصَّةً

    "Dhe Kini frike fitnen (sprovën, fatkegèsine) e cila nuk prek në menyrè tê veçante (vetëm) ata nga ju qe bëjne keg por ndikon mbi te gjithe të mire e te keginj." ([25])

    Domethënë, ruhuni nga fatkeqësia apo katastrofa e cila kur bie nuk kufizohet vetëm tek keqbërësit, por godet gjithashtu edhe të pafajshmit.

    Misteri i këtij vërseti është siç vijon: Kjo botë është një fushë provimi e testimi dhe një vend obligimi e përpjekjeje. Obligimi dhe provimi kërkojnë që realiteti të mbetet i mbuluar e i fshehur me qëllim që nëpërmjet rivalitetit, konkursit dhe luftës, njerëzit si Ebu Bekri të mund të ngjiteshin tek lartësia më e madhe, kurse ata si Ebu Xhehli të futeshin midis më të ultëve. Në qoftë se të pafajshmit nuk do të prekeshin nga fatkeqësi të tilla, atëherë njerëzit si Ebu Xhehli do të nënshtroheshin ashtu si Ebu Bekri, dhe si rrjedhojë, dera e përparimit shpirtëror e moral nëpërmjet përpjekjes e luftës do të mbyllej, dhe misteri i obligimit do të prishej.

    Meqenëse urtësia Hyjnore kërkon që të shtypurit dhe shtypësit të goditen bashkërisht nga katastrofa, atëherë cila është pjesa e atyre të shtypurve të mjerë nga Drejtësia Hyjnore dhe nga Mëshira e saj e gjërë?

    U tha në përgjigjje të kësaj pyetje: Për ta është një shfaqje e Mëshirës brenda zemërimit të asaj fatkeqësie, sepse pasuritë kalimtare të atyre të pafajshmëve do të fitojnë përjetësi në Ahiret dhe do të ruhen për ta si lëmosha, si sadeka; Sa për jetën e tyre të përkohshme, ajo do të transformohet në jetë të përhershme me çfarë fiton një lloj flijimi, martirizimi, domethënë ajo fatkeqësi e torturë për ata është si një lloj mëshire Hyjnore brenda zemërimit të Tij, pasi me vështirësinë dhe ndëshkimin e përkohshëm, relativisht të vogël, tërmeti u jep atyre një mirësi e përfitim të madh e të përhershëm.

    Pyetja e pestë: Përse All-llahu xh.sh. i Cili është i Drejtë, i Gjithëmëshirshëm, i Gjithëfuqishëm dhe i Gjithurtë, nuk jep ndëshkime të veçanta për gjynahe të veçanta, por jep goditje me një element të fuqishëm si toka? Si përshtatet kjo me Bukurinë e Mëshirës së Tij dhe me Fuqinë e Tij gjithëpërfshirëse?

    Përgjigjja: I Gjithëfuqishmi i Lavdisë i ka dhënë detyra të shumta çdo elementi dhe i bën ata të prodhojnë rezultate të shumta nëpërmjet çdo detyre. Në qoftë se do të shfaqej një rezultat i vetëm i shëmtuar – domethënë një e keqe, një fatkeqësi apo sprovë – nga njëri prej elementeve në një nga detyrat e tij të shumta, atëherë rezultatet e tjera të mira do ta bënin edhe këtë rezultat gjithashtu të mirë. Në qoftë se ai element i inatosur mbi njeriun do të pengohej prej asaj detyre me qellim që rezultati i vetëm i shëmtuar të mos ndodhte, atëherë shembuj mirësie sa numri i rezultateve të mira do të liheshin e braktiseshin, domethënë do të ndodhnin të këqija të shumta sa numri i atyre rezultateve të mira, sepse mosbërja e një të mire të domosdoshme është e keqe, ashtu siç dihet. E gjitha ajo është për të penguar ardhjen e një të keqeje të vetme! Por kjo është kundra urtësisë; ajo është një shëmti e qartë, është shmangie nga e vërteta dhë një faj i turpshëm. Ndërsa fuqia, urtësia dhe vërtetësia janë të pastërta pa asnjë mangësi e defekt.

    Meqenëse një pjesë e fajeve është kryengritje e gjithanshme dhe shkelje e qartë e të drejtave të shumë krijesave dhe fyerje e përbuzje për to deri në atë gradë që zemëron elementet dhe tokën, atëherë sigurisht, me qëllim që të demonstrohet shëmtia e jashtëzakonshme e atij krimi, urdhri duke iu dhënë një elementi të madh, si toka, “për t’i disiplinuar ata”, midis detyrave të tjera të përgjithshme të saj, është urtësi e plotë e drejtësi, dhe për të shtypurit është mëshirë e plotë.

    Pyetja e gjashtë: Të shkujdesurit e të pavëmendshmit përhapin fjalë se tërmeti shkaktohet nga një defekt në shtresën e shkëmbit brenda tokës, nga zhvendosja e masave të mëdha shkëmbore, ose nga lëvizje të tjera vullkanike, dhe e shikojnë atë si thjesht një ngjarje rasti, si një dukuri natyrore dhe pa qëllim. Ata nuk i shikojnë shkaqet jolëndore dhe rezultatet, qe kështu ata të vijnë në vete. A ka ndonjë realitet “Materia” mbi të cilën ata mbështesin pikëpamjet e tyre?

    Përgjigjja: Ajo nuk ka realitet përveç çudhëzimit, për arsyen e mëposhtme. Ne shohim se çdo lloj prej mijëra llojeve të specieve, që janë më shumë se pesëdhjetë milionë në faqen e tokës, vesh këmishat e tij të zbukuruara e të harmonizuara, dhe i ndryshon ato çdo vit, madje nuk mbetet as edhe një krah mize që është vetëm një organ i vetëm prej qindra organeve të mizave të panumërta. Fakti se edhe një mizë nuk është neglizhuar dhe nuk është lënë kot, por ka fituar dritën e qëllimit, të dëshirës dhe të urtësisë, tregon se aktet e rëndësishme dhe gjendjet e globit gjigant tokësor i cili është djepi për gjallesat e panumërta, nëna, vendi i ndihmës dhe vendstrehimi i tyre asnjë aspekt i tij, –si do që të jetë i veçantë apo universal– nuk mund të jetë jashtë vullnetit Hyjnor, jashtë zgjedhjes dhe qëllimit.

    Por i Plotfuqishmi Absolut i ka bërë shkaqet e jashtme perde për sjelljet dhe për Aktet e Tij, ashtu siç kërkohet nga urtësia e Tij. Kur Ai dëshiron të shkaktojë një tërmet, dhe ndonjëherë e shkakton atë, Ai urdhëron lëvizjen e shtresës dhe e ndez atë. Dhe kështu, edhe në qoftë se ai shkaktohet nga kjo lëvizje ose nga një defekt në shtresë, prapëseprapë ajo ndodh veçse me një urdhër Hyjnor dhe në përputhje me urtësinë e Tij; Ajo nuk mund të ndodhë ndryshe.

    Mesela, bir adam bir tüfek ile birisini vurdu. Vuran adama hiç bakılmasa yalnız fişekteki barutun ateş alması noktasına hasr-ı nazar edip bîçare maktûlün büsbütün hukukunu zayi etmek, ne derece belâhet ve divaneliktir.

    Aynen öyle de Kadîr-i Zülcelal’in musahhar bir memuru, belki bir gemisi, bir tayyaresi olan küre-i arzın içinde bulunan ve hikmet ve irade ile iddihar edilen bir bombayı, ehl-i gaflet ve tuğyanı uyandırmak için “Ateşlendir!” diye olan emr-i Rabbanîyi unutmak ve tabiata sapmak, hamakatin en eşneidir.

    Altıncı Sualin Tetimmesi ve Hâşiyesi: Ehl-i dalalet ve ilhad, mesleklerini muhafaza ve ehl-i imanın intibahlarına mukabele ve mümanaat etmek için o derece garib bir temerrüd ve acib bir hamakat gösteriyorlar ki insanı insaniyetten pişman eder.

    Mesela, bu âhirde beşerin bir derece umumiyet şeklini alan zulümlü, zulümatlı isyanından, kâinat ve anâsır-ı külliye kızdıklarından ve Hâlık-ı arz ve semavat dahi değil hususi bir rububiyet belki bütün kâinatın, bütün âlemlerin Rabb’i ve Hâkim’i haysiyetiyle, küllî ve geniş bir tecelli ile kâinatın heyet-i mecmuasında ve rububiyetin daire-i külliyesinde nev-i insanı uyandırmak ve dehşetli tuğyanından vazgeçirmek ve tanımak istemedikleri kâinat Sultanı’nı tanıttırmak için emsalsiz, kesilmeyen bir su, hava ve elektrikten; zelzeleyi, fırtınayı ve Harb-i Umumî gibi umumî ve dehşetli âfatı nev-i insanın yüzüne çarparak onunla hikmetini, kudretini, adaletini, kayyumiyetini, iradesini ve hâkimiyetini pek zâhir bir surette gösterdiği halde; insan suretinde bir kısım ahmak şeytanlar ise o küllî işarat-ı Rabbaniyeye ve terbiye-i İlahiyeye karşı eblehane bir temerrüd ile mukabele edip diyorlar ki: “Tabiattır, bir madenin patlamasıdır, tesadüfîdir. Güneşin harareti elektrikle çarpmasıdır ki Amerika’da beş saat bütün makineleri durdurmuş ve Kastamonu vilayeti cevvinde ve havasında semayı kızartmış, yangın suretini vermiş.” diye manasız hezeyanlar ediyorlar.

    Dalaletten gelen hadsiz bir cehalet ve zındıkadan neş’et eden çirkin bir temerrüd sebebiyle bilmiyorlar ki esbab yalnız birer bahanedirler, birer perdedirler. Dağ gibi bir çam ağacının cihazatını dokumak ve yetiştirmek için bir köy kadar yüz fabrika ve tezgâh yerine küçücük çekirdeği gösterir: “İşte bu ağaç bundan çıkmış.” diye Sâni’inin o çamdaki gösterdiği bin mu’cizatı inkâr eder misillü bazı zâhirî sebepleri irae eder. Hâlık’ın ihtiyar ve hikmet ile işlenen pek büyük bir fiil-i rububiyetini hiçe indirir.

    Bazen gayet derin ve bilinmez ve çok ehemmiyetli, bin cihette de hikmeti olan bir hakikate fennî bir nam takar. Güya o nam ile mahiyeti anlaşıldı, âdileşti, hikmetsiz, manasız kaldı. İşte gel! Belâhet ve hamakatin nihayetsiz derecelerine bak ki yüz sahife ile tarif edilse ve hikmetleri beyan edilse ancak tamamıyla bilinecek derin ve geniş bir hakikat-i meçhuleye bir nam takar, malûm bir şey gibi: “Bu budur.” der. Mesela “Güneşin bir maddesi, elektrikle çarpmasıdır.”

    Hem birer irade-i külliye ve birer ihtiyar-ı âmm ve birer hâkimiyet-i neviyenin unvanları bulunan ve “âdetullah” namıyla yâd edilen fıtrî kanunların birisine, hususi ve kasdî bir hâdise-i rububiyeti ircâ eder. O ircâ ile onun nisbetini irade-i ihtiyariyeden keser; sonra tutar tesadüfe, tabiata havale eder. Ebucehil’den ziyade muzaaf bir echeliyet gösterir. Bir neferin veya bir taburun zaferli harbini bir nizam ve kanun-u askeriyeye isnad edip kumandanından, padişahından, hükûmetinden ve kasdî harekâttan alâkasını keser misillü âsi bir divane olur.

    Hem meyvedar bir ağacın bir çekirdekten icadı gibi bir tırnak kadar bir odun parçasından çok mu’cizatlı bir usta, yüz okka muhtelif taamları, yüz arşın muhtelif kumaşları yapsa bir adam o odun parçasını gösterip dese: “Bu işler, tabiî ve tesadüfî olarak bundan olmuş.” o ustanın hârika sanatlarını, hünerlerini hiçe indirse ne derece bir hamakattir. Aynen öyle de…

    Yedinci Sual: Bu hâdise-i arziye, bu memleketin ahali-i İslâmiyesine bakması ve onları hedef etmesi ne ile anlaşılıyor ve neden Erzincan ve İzmir taraflarına daha ziyade ilişiyor?

    Elcevap: Bu hâdise hem şiddetli kışta hem karanlıklı gecede hem dehşetli soğukta hem ramazanın hürmetini tutmayan bu memlekete mahsus olması hem tahribatından intibaha gelmediklerinden, hafifçe gafilleri uyandırmak için o zelzelenin devam etmesi gibi çok emarelerin delâletiyle bu hâdise ehl-i imanı hedef edip, onlara bakıp namaza ve niyaza uyandırmak için sarsıyor ve kendisi de titriyor. Bîçare Erzincan gibi yerlerde daha ziyade sarsmasının iki vechi var:

    Biri: Hataları az olmak cihetiyle temizlemek için tacil edildi.

    İkincisi: O gibi yerlerde kuvvetli ve hakikatli iman muhafızları ve İslâmiyet hâmileri az veya tam mağlup olmak fırsatıyla, ehl-i zındıkanın orada tesirli bir merkez-i faaliyet tesisleri cihetiyle en evvel oraları tokatladı ihtimali var.

    لَا يَع۟لَمُ ال۟غَي۟بَ اِلَّا اللّٰهُ

    سُب۟حَانَكَ لَا عِل۟مَ لَنَٓا اِلَّا مَا عَلَّم۟تَنَٓا اِنَّكَ اَن۟تَ ال۟عَلٖيمُ ال۟حَكٖيمُ


    1. Kur’an, 11:1
    2. Kur’an, 7:54
    3. Kur’an, 6:59
    4. Kur’an, 36:12
    5. Kur’an, 34:3
    6. Kur’an, 17:44
    7. Kur’an, 38:18
    8. Kur’an, 33:72
    9. Kur’an, 36:82
    10. Kur’an, 16:77
    11. Kur’an, 50:16
    12. Kur’an, 70:4
    13. Kur’an, 39:67
    14. Kur’an, 8:24
    15. Kur’an, 39:62
    16. Kur’an, 2: 77
    17. Kur’an, 7:54
    18. Kur’an, 37:96
    19. Kur’an, 18:39
    20. Kur’an, 76:30
    21. Kur’an, 3:185
    22. Kjo u shkruajt në lidhje me tërmetin që ra në Izmir.
    23. Kur’an, 99:1-5
    24. Për më tepër, në braktisjen e një feje të shfuqizuar e të modifikuar, Rusët dhe të tjerët si ata nuk e morën zemërimin Hyjnor, ashtu siç e marrin ata të cilët tradhtojnë një fe të vërtetë dhe të përjetshme e cila nuk mund të shfuqizohet. Kështu, toka i lë për më vonë ata dhe shfaq zemërimin e saj për këto. (Autori)
    25. Kur’an, 8:25