Yirmi Altıncı Söz/sq: Revizyonlar arasındaki fark

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden
    ("Vërseti, فَلَا تُزَكُّٓوا اَن۟فُسَكُم۟ “Prandaj, mos e shfajësoni nefsin tuaj” (<ref>Kur’an, 53: 32</ref>), tregon Hapin e parë." içeriğiyle yeni sayfa oluşturdu)
    Değişiklik özeti yok
    235. satır: 235. satır:


    Vërseti, فَلَا تُزَكُّٓوا اَن۟فُسَكُم۟ “Prandaj, mos e shfajësoni nefsin tuaj”
    Vërseti, فَلَا تُزَكُّٓوا اَن۟فُسَكُم۟ “Prandaj, mos e shfajësoni nefsin tuaj”
    (<ref>Kur’an, 53: 32</ref>), tregon Hapin e parë.
    (<ref>Kur’an, 53: 32</ref>), '''tregon Hapin e parë.'''


    <div lang="tr" dir="ltr" class="mw-content-ltr">
    <div lang="tr" dir="ltr" class="mw-content-ltr">

    09.36, 18 Ocak 2025 tarihindeki hâli

    Trajtesa mbi kaderin Hyjnor

    وَ اِن۟ مِن۟ شَى۟ءٍ اِلَّا عِن۟دَنَا خَزَٓائِنُهُ وَمَا نُنَزِّلُهُٓ اِلَّا بِقَدَرٍ مَع۟لُومٍ ۝ وَ كُلَّ شَى۟ءٍ اَح۟صَي۟نَاهُ فٖٓى اِمَامٍ مُبٖينٍ

    Me Emrin e All-llahut, i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti. “Dhe nuk ka ndonjë gjë veçse (burimet dhe) thesaret e saj (të pashtershme) janë me Ne dhe Ne nuk e dërgojmë atë veçse në masë të drejtë e të ditur.”([1]) “Dhe çdo gjë Ne e kemi llogaritur në një Libër të Qartë.”([2])


    [Paracaktimi Hyjnor dhe fugia e zgjedhjes janë dy gështje rêndësishme. Ne do tê perpigemi të zgjidhim disa nga misteret e tyre ne "Katër Çështje"]

    ÇËSHTJA E PARË

    Paracaktimi Hyjnor([3]) dhe fuqia e zgjedhjes([4]) janë aspektet e një besimi që i përkasin gjendjes dhe ndërgjegjes të cilat tregojnë limitet përfundimtare të Islamit dhe imanit, ato nuk janë çështje shkencore e teorike. Domethënë, një besimtar ia atribuon çdo gjë Zotit të Plotëfuqishëm, madje edhe veprat, edhe vetveten e tij.

    Dhe, më në fund, me qëllim që ai të mos shpëtojë nga detyrimet dhe nga përgjegjësia, del përpara tij ‘fuqia e zgjedhjes’ dhe i thotë: “Ti je përgjegjës dhe ke detyrime”, dhe me qëllim që ai të mos bëhet krenar për shkak të gjërave të mira dhe të plotësimeve që burojnë prej tij, shfaqet përballë tij Kaderi Hyjnor, duke i thënë “Njihi limitet e tua; nuk je ti bërësi i tyre.”

    Po, Kaderi dhe fuqia e zgjedhjes janë në shkallët më të larta të Imanit dhe të Islamit.. ato kanë hyrë brenda çështjeve të besimit, me qëllim që ta shpëtojnë nefsin njerëzor; Kaderi e shpëton nefsin nga mburrja, ndërsa fuqija e zgjedhjes e shpëton atë nga ndjenja e mungesës së përgjegjësisë. Të kapurit pas Kaderit për t’u shfajësuar nga përgjegjësitë e veprave të këqia që i kanë kryer nefset e tyre kryeneçë dhe urdhërues për të liga, dhe për t’u ndier krenarë e kryelartë për virtytet që u janë dhuruar atyre duke ia atribuuar ato fuqisë së zgjedhjes, ky do të ishte veprim krejtësisht në kundërshtim me misterin e kaderit dhe me urtësinë e fuqisë së zgjedhjes; ato të dyja nuk janë çështje që i përkasin njohjes të cilat t’iu japin shkas veprimeve të tilla.

    Në të vërtetë, njerëzit e zakonshëm, të cilët nuk kanë përparuar shpirtërisht dhe që nuk kanë arritur ta kapin misterin e Kaderit, kanë raste të përdorimit të tij. Por ato raste janë fatkeqësi e bela ku ai është ilaç për dëshpërimet dhe për brengat; ai nuk duhet të përdoret për mosbindje dhe në çështjet e së ardhmes me qëllim që ai të mos bëhet një shkak për shthurje e dembeli.

    Domethënë, çështja e kaderit, midis çështeve të besimit, ka hyrë me qëllim që t’i shpëtojë ata nga krenaria e nga mendjemadhësia, dhe jo për t’i shpëtuar ata nga detyrimet dhe nga përgjegjësitë. Kurse fuqia e zgjedhjes -vullneti i lirë- ka hyrë midis çështjeve të imanit, që të jetë burimi i të këqiave, dhe jo që të jetë burim virtytesh, të cilat i bëjnë njerëzit të bëhen faraonë.

    Po, ashtu siç shprehet Kur’ani, njeriu është krejtësisht përgjegjës për të këqiat e tij, sepse njeriu është ai që i deshi të këqiat. Meqenëse të këqiat janë një lloj shkatërrimi, njeriu mund të bëjë shumë shkatërrime me një akt të vetëm të keq, si djegia e një shtëpie me një fije shkrepëse, dhe me të ai bëhet i meritueshëm për një dënim të madh.

    Megjithatë, ai nuk ka të drejtë të krenohet në veprat e mira; e drejta e tij në to është shumë e vogël, sepse është Mëshira Hyjnore ajo e cila i deshi veprat e mira dhe i kërkoi ato, dhe është fuqia Hyjore ajo e cila i krijoi ato. Atëherë, kërkesa e përgjigjja, arsyeja dhe shkaku për të dyja janë nga Zoti xhel-le sha’nuhu. Njeriu mund të bëhet pronari i tyre vetëm nëpërmjet lutjes, besimit, ndërgjegjjes dhe ndjenjës së kënaqësisë për to.

    Ndërsa ai i cili i deshi veprat e këqia, është nefsi njerëzor, ose nëpërmjet prirjes dhe aftësisë ose nëpërmjet zgjedhjes. Ashtu si në dritën e bardhë e të bukur të diellit ku disa lëndë bëhen të zezë e me erë të keqe, dhe ajo ngjyrë e zeza i atribuohet prirjes dhe aftësisë së asaj lënde. Por, Ai që i krijon të këqijat nëpërmjet një ligji Hyjnor, i cili përmban shumë dobi, është përsëri Zoti i Plotëfuqishëm. Domethënë, shkaku dhe kërkesa janë nga nefsi i njeriut i cili mban përgjegjësi për to. Dhe sa për krijimin dhe sjelljen në ekzistencë, të cilat i përkasin Zotit të Plotfuqi-shëm, meqenëse ato kanë rezultate të tjera dhe fruta të cilat janë të mira, ato janë të mira.

    Është për arsyen e lartëpërmendur se: Të bësh ose ta dëshirosh të keqen, është e keqe, por krijimi i të keqes, nuk është e keqe. Një njeri përtac i cili pëson dëm nga shiu, që përmban shumë shembuj mirësie, nuk mund të thotë se shiu nuk është mëshirë. Po, bashkë me ndonjë të keqe të vogël, në krijimin e në sjelljen në ekzistencë ndodhen shumë shembuj mirësie. Të braktisësh një mirësi të madhe për një të keqe të vogël, bëhet një e keqe më e madhe. Prandaj, ajo e keqe e vogël mendohet si e mirë. Nuk ka të keqe dhe shëmti në krijimin Hyjnor, por e keqja lidhet me dëshirën e robit dhe me prirjen e aftësinë e tij.

    Për më tepër, ashtu si Kaderi Hyjnor, i cili është i përjashtuar nga e keqja dhe shëmtia për sa ka të bëjë me rezultatet dhe frutat, gjithashtu ai është i pastruar nga tirania dhe shëmtia, për sa i përket asryes dhe shkakut. Sepse Kaderi Hyjnor shikon tek arsyet e vërteta dhe vepron me drejtësi. Ndërsa njerëzit i ndërtojnë gjykimet e tyre mbi arsyet të cilat ata i shikojnë përciptas dhe bëjnë padrejtësi brenda vetë drejtësisë së pastër të Kaderit Hyjnor. Për shembull, një gjykatës ka shpallur vendim burgosjeje për ty me akuzën e vjedhjes, ndërsa ti nuk je vjedhës, Mirëpo, ti ke kryer një vrasje të fshehtë të cilën nuk e di askush përveç Zotit. Atëherë, Kaderi Hyjnor, gjithashtu, ka vendosur për ty dënim me burgim, por ai të ka gjykuar ty për vrasje të fshehtë dhe ka vepruar me drejtësi. Ndërsa gjykatësi të bëri ty padrejtësi meqë ai shpalli vendim burgimi për ty me akuzën e vjedhjes, kur ti je i pafajshëm. Kështu në një gjë të vetme shfaqen dy anë, ana e drejtësisë së Kaderit dhe e krijimit Hyjnor, dhe ana e padrejtësisë së njeriut dhe fitimi i tij. Ti mund të bësh analogji me të për gjërat e tjera. Domethënë, për sa ka të bëjë me origjinën dhe fundin, me rrënjët dhe degët dhe me shkaqet e rezultatet, Kaderi dhe Krijimi Hyjnor janë të përjashtuar nga e keqja, nga shëmtia dhe nga tirania.

    Në qoftë se thuhet: “Meqenëse fuqia e zgjedhjes nuk ka aftësi të krijojë dhe njeriu nuk ka asgjë përveç prirjes ose dëshirës, të cilat sikur janë teorike, atëherë si ngjet që në Kur’anin e mrekullueshëm njeriu cilësohet të jetë i pabindur dhe armiqësor përpara Krijuesit të qiejve dhe të tokës, sa që Krijuesi i tokës dhe i qiejve ankohet shumë për të: Ai mobilizon Vetveten dhe të gjithë engjëjt e Tij për të ndihmuar shërbë- torin e Tij besimtar kundra njeriut të pabindur dhe i jep atij rëndësinë më të madhe?”

    Përgjigjja: Sepse mosbesimi, kundërshtimi dhe e keqja janë shkatërruese dhe mosekzistuese. Megjithatë, një shkatërrim i madh dhe shembuj të panumërt mosekzistence mund të shkaktohen në një çështje të vetme teorike dhe në një shembull mosekzistence. Ashtu si, për shkak të timonierit të një anieje të madhe që, duke braktisur detyrën e tij, anija mund të mbytet dhe puna e të gjithë atyre të punësuarve në të shkon kot e të gjithë ato shembuj shkatërrimi vijnë nga një shembull i vetëm mosekzistnce, po ashtu, meqenëse mosbesimi dhe kundërshtimi janë prej llojit të mosekzistencës dhe të shkatërrimit, fuqia e zgjedhjes mund t’i provokojë ato nëpërmjet një çështjeje teorike dhe ato të dyja shkaktojnë pasoja shumë të rënda; sepse mosbesimi, megjithëse është një e keqe e vetme, por meqenëse ai i fyen të gjitha krijesat e universit duke i cilësuar ato si të pavlefshme e të kota, dhe mohon të gjitha qëniet të cilat shfaqin provat e Unitetit Hyjnor dhe, meqenëse është përbuzës ndaj të gjitha shfaqjeve të Emrave Hyjnorë, atëherë shprehja e ankesave të Zotit të Plotëfuqishëm dhe e kërcënimeve të ashpra kundër jobesimtarëve në emrin e universit, në emrin e të gjitha qënieve dhe të Emrave të bukur Hyjnorë, është thjesht urtësi dhe dhënia e dënimit të përjetshëm, është drejtësi e pastër.

    Meqenëse nëpërmjet mosbesimit dhe kundërshtimit, njeriu kalon drejt shkatërrimit dhe akteve të shumta të ndryshme me një veprim të vogël, atëherë besimtarëve u nevojitet kundrejt këtyre shkatërruesve një kujdes i madh Hyjnor, sepse në qoftë se dhjetë burra të fuqishëm marrin përsipër mbrojtjen dhe mirëmbajtjen e një shtëpie nga një fëmije ngatërrestar i cili përpiqet ta djegë e shkrubmojë atë, ata mund të detyrohen të shkojnë tek prindërit e tij, dhe të kërkojnë ndërmjetësim për këtë edhe tek madje vetë mbreti. Prandaj besimtarët kanë shumë nevojë për përkujdesjen dhe mbrojtjen e Zotit xhel-le sha’nuhu me qëllim që të jenë të qëndrueshëm ndaj njerëzve të pasjellshëm të mosdijes.

    Shkurtazi: Ai i cili flet për ’Kaderin Hyjnor’ dhe për ‘fuqinë e zgjedhjes,’ në qoftë se është me zemër të qetë dhe ka besim të plotë, ia atribuon universin dhe vetveten Krijuesit fuqiplotë dhe beson se ato veprojnë nën drejtimin dhe vendimin e All-llahut. Atëherë ky njeri ka të drejtë të flasë për Kaderin dhe për fuqinë e zgjedhjes, pasi ai e di se vetja e tij dhe çdo gjë tjetër janë nga Krijuesi xhel-le sha’nuhu. Kështu, ai merr përsipër përgjegjësinë duke u mbështetur tek fuqia e zgjedhjes, të cilën e konsideron si burimin e të këqijave dhe e shenjtëron dhe e shpall Krijuesin e tij të pastruar nga magësitë. Ai mbetet brenda sferës së adhurimit dhe merr përsipër detyrimet me të cilat është ngarkuar nga Zoti i Plotëfuqishëm. Për më tepër, me qëllim që të mos bëhet krenar për plotësimet dhe për veprat e mira, të cilat burojnë prej tij, ai shikon tek Kaderi Hyjnor dhe jep falënderime në vend të krenarisë. Ai e shikon Kaderin Hyjnor në fatkeqësitë që i bien dhe qëndron i durueshëm përballë tyre.

    Por, në qoftë se ai që flet për Kaderin Hyjnor, për fuqinë e zgjedhjes dhe për vullnetin e lirë, është një i pakujdesshëm e moskokëçarës, atëherë nuk ka të drejtë të flasë për ato të dyja, sepse nefsi i tij urdhërues për të liga, i nxitur nga pakujdesia apo nga çudhëzimi, ia atribuon universin shkaqeve, e copëton dhe e ndan pronën e Krijuesit midis qënieve; ai ia atribuon pronësinë e vetvetes vetvetes dhe ia përshkruan veprimet e tij vetvetes dhe shkaqeve. Përgjegjësinë dhe fajet e tij, ai ia kalon Kaderit Hyjnor. Atëherë diskutimi për Kaderin dhe për fuqinë e zgjedhjes me këtë koncept do të ishte krejtësisht i pakuptimtë e i pabazë, dhe do të shprehte veçse një dredhi të nefsit, i cili është krejtësisht kundra urtësisë së Kaderit dhe kundra misterit të fuqisë së zgjedhjes me qëllim që të shpëtojë nga përgjegjësia.

    ÇËSHTJA E DYTË

    Ky është një studim shumë i hollësishëm akademik i veçantë për dijetarët. ([5])

    Në qoftë se ti pyet: “Si mund të jetë Kaderi i pajtueshëm me fuqinë e zgjedhjes?”

    Përgjigjja: Është në shtatë mënyra...

    E para: I Drejti i Vetëm dhe i Gjithurtë, urtësinë dhe drejtësinë e të Cilit e dëshmon universi me gjuhën e rregullit dhe të ekuilibrit, i dha njeriut një fuqi zgjedhjeje të një natyre të panjohur me qëllim që ajo të jetë mjet shpërblimi dhe dënimi për të. Ashtu siç nuk njohim shumë nga aspektet e mëdha në numër të urtësisë së të Drejtit të vetëm dhe të të Gjithurtit, gjithashtu, mosnjohja jonë se si pajtohet Fuqia e zgjedhjes me Kaderin Hyjnor nuk tregon mosekzistencën e asaj pajtueshmërie.

    E dyta: Nga domosdoshmëria, çdonjëri ndijon në vetvete një dëshirë e një zgjedhje; Ai e njeh atë me anë të ndërgjegjjes së tij. Të njohësh natyrën e qënieve është një gjë dhe të njohësh se ato ekzistojnë, është diçka e ndryshme. Ka shumë gjëra që megjithëse ekzistenca e tyre është e vetëkuptueshme për ne, mirëpo natyra e vërtetë e tyre është e panjohur nga ne... Kështu, fuqia e zgjedhjes mund të përfshihet brenda sferës së njohurive dhe jo çdo gjë përkufizohet brenda sferës së njohurive tona, dhe mosnjohja jonë nuk e provon mosekzistencën e tyre.

    E treta: Fuqia e zgjedhjes nuk e kundërshton Kaderin Hyjnor, përkundrazi, Kaderi e mbështet fuqinë e zgjedhjes, sepse Kaderi është një lloj i Njohjes Hyjnore. Njohuria Hyjnore është lidhur me dëshirën tonë dhe me zgjedhjen, prandaj ajo e mbështet zgjedhjen dhe nuk e shfuqizon atë.

    E katërta: Kaderi është një lloj njohje. Njohja është e varur nga gjëja e njohur. Domethënë, ajo është e lidhur me, si dhe në ç’mënyrë do të jetë ajo. Gjëja e njohur nuk është e varur nga njohja. Domethënë, parimet e njohjes nuk janë themelore për të drejtuar gjënë e njohur nga këndvështrimi i ekzistencës së jashtme. Sepse esenca e gjësë së njohur dhe ekzistenca e saj e jashtme shikon tek dëshira dhe mbështetet tek fuqia.

    Pastaj, parapërjetësia nuk është maja e një zinxhiri të së shkuarës që të merret si bazë në ekzistencën e gjërave dhe si një detyrim i imagjinuar në përputhje me të. Por, parapërjetësia rrethon e përfshin të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen, duke i shikuar ato nga lart si një pasqyrë. Atëherë, nuk do të ishte e vërtetë të imagjinosh majën a fillimin e kohës së shkuar e cila shtrihet brenda sferës së mundësive, dhe ta quash atë parapërjetësi, dhe të supozosh se gjërat futen me radhë në atë njohje parapërjetësie, dhe se njeriu e pandeh vetveten jashtë saj, dhe pastaj të arsyetonte sipas saj.

    Shqyrtoje shembullin e mëposhtëm me qëllim që të zbulohet ky mister: Në qoftë se do të ndodhej një pasqyrë në dorën tënde dhe ta supozoje hapësirën në të djathtën tënde si të shkuarën, kurse hapësirën në të majtën si të adhmen, ajo pasqyrë reflekton veçse atë që është përballë saj. Atëherë me një lëvizje, duke e vendosur në një pozicion të caktuar, ajo i përfshin të dyja anët, por nuk mund të përfshije pjesën më të madhe të tyre. Sa më ulët të mbahet pasqyra, aq më pak do të reflektohet sipërfaqja në të, por sa më lartë të ngrihet ajo, aq më shumë zgjerohet sipërfaqja që është përballë saj, derisa ajo duke u ngritur gradualisht mund t’i përfshijë të dyja anët plotësisht në të njëjtën kohë. Kështu, çfarëdo që të ndodhë në dy hapësirat e shfaqura në pasqyrë në këtë pozicion, nuk mund të thuhet se gjendjet që ndodhin tek njëra, paraprijnë dhe ndjekin njëra-tjetrën, apo i përshtaten ose kundërshtojnë njëra-tjetrën.

    Dhe kështu, Kaderi Hyjnor është nga njohja e parapërjetësisë. Në fjalët e hadithit, “Njohja e parapërjetësisë është në një stacion të lartë i cili nga një pikë e lartë vështrimi rrethon gjithçka që ka qenë dhe që do të jetë nga parapërjetësia për tek paspërjetësia.” Ne dhe arsyetimi ynë nuk mund të jenë jashtë kësaj njohje, që ne ta përfytyrojmë atë si një pasqyrë që ndodh në hapësirën e së shkuarës.

    E pesta: Kaderi ka një lidhje me shkakun dhe pasojën. Domethënë, kjo pasojë do të ndodhë nëpërmjet këtij shkaku. Kështu, nuk mund të thuhet se “Meqenëse vdekja e filan njeriut është paracaktuar të ndodhë në filan kohë, atëherë çfarë faji ka personi i cili e qëlloi atë me pushkë nëpërmjet fuqisë së tij të zgjedhjes, pasi edhe në qoftë se nuk do ta kishte qëlluar, ai përsëri do të kishte vdekur?”

    Pyetje: Pse ajo mund të mos thuhet?

    Përgjigjja: Sepse Kaderi përcaktoi se vdekja e tij do të ndodhte nëpërmjet pushkës së atij personi. Në qotë se ti supozon se ai nuk qëlloi me pushkë, atëherë ti je duke supozuar se kaderi Hyjnor nuk ka lidhje me të. Atëherë me çfarë do ta dekretoje vdekjen e tij! Në qoftë se ti i imagjinon të ndara shkakun dhe pasojën, ashtu si grupi heretik Xheberijjeh, të cilët përfytyrojnë një Kader për shkakun dhe një Kader për pasojën, ose në qoftë se ti do ta mohoje Kaderin ashtu si grupi heretik Mu’tezilitët, ti do të braktisje shkollën sunnite dhe do të futeshe te grupet e humbura. Ndërsa ne, njerëzit e së vërtetës, themi: “Në qoftë se ai nuk do ta kishte qëlluar me pushkë, vdekja e tij është e panjohur tek ne.” Xheberijtë thonë: “Në qoftë se ai nuk do ta kishte qëlluar, ai përsëri do të kishte vdekur.” Ndërsa Mu’tezilitët thonë: “Në qoftë se ai nuk do ta kishte qëlluar atë, ai nuk do të kishte vdekur.”

    E gjashta: ([6]) Sipas Maturidive, prirja, esenca dhe themeli i fuqisë së zgjedhjes, është një çështje teorike dhe mund t’i atribuohet shërbëtorëve të Zotit xhel-le sha’nuhu, por prirja është një çështje ekzistuese tek Esh’aritë, ajo nuk është në dorën e robit. Megjithatë, sipas Esh’arive, fuqia e vendosjes në prirje është një çështje teorike, ku në çdo rast, prirja dhe vendosja janë një çështje relative. Ato nuk kanë një ekzistencë të jashtme të përcaktuar. Sa për çështjet teorike, ato nuk kërkojnë shkaqe të plota nëpërmjet të cilave, për ekzistencën e tyre, të ndërhynte domosdoshmëria e të hiqte dëshirën dhe fuqinë e zgjedhjes.. Por, në qoftë se shkaku i çështjeve teorike do të kërkonte peshën e preferencës, atëherë çështja teorike mund të bëhet e vërtetë dhe ekzistuese, dhe mund të braktiset në atë çast kritik. Kur’ani mund të thonte për një person në atë pikë: “Kjo është e keqe! Mos e bëj!”

    Po, në qoftë se njeriu do të ishte krijuesi i veprimeve të tij dhe do të kishte pasur fuqinë për të krijuar, atëherë dëshira do të hiqej, sepse rregulli i vendosur në shkencat e fesë e të filozofisë është:

    مَا لَم۟ يَجِب۟ لَم۟ يُوجَد۟ “Në qoftë se një gjë nuk është e domosdoshme, ajo nuk vjen në ekzistencë (nga vetvetja).” Domethënë: duhet të jetë një shkak, dhe atëherë ajo mund të vijë në ekzistencë. Shkaku domosdoshmërisht kërkon pasojën. Atëherë fuqia e zgjedhjes nuk do të mbetej.

    Në qoftë se ti thua: “Preferenca pa një shkak ose pa një atribut për ta shkaktuar atë, do të ishte e pamundur. Ndërsa çështja teorike të cilën ne e quajmë fitim njerëzor, ndonjëherë bën një gjë dhe ndonjëherë nuk e bën; në qoftë se nuk ka asgjë që ta shkaktojë preferencën, atëherë do të bëhej e domosdoshme preferenca pa diçka që do ta shkaktonte atë. Sa për këtë, kjo shkatërron njërën nga bazat më të rëndësishme të teologjisë?..”

    Përgjigjja: Preferenca pa një shkak ose pa një atribut që ta shkaktojë atë është e pamundur. Domethënë, të qënit i preferuar ose më i mirë pa një shkak ose pa një atribut për ta bërë atë është e pamundur. Mirëpo, preferenca pa diçka që ta shkaktojë atë, është e lejueshme dhe ndodh. Dëshira Hyjnore është një nga Atributet e All-llahut xhel-le sha’nuhu, dhe shenja e saj është mundësia për ta kryer një veprim të tillë.

    Në qoftë se ti thua: “Meqenëse Ai i Cili krijoi vrasjen është Zoti i Plotëfuqishëm, përse më quani mua vrasës?”

    Përgjigjja: Sepse sipas rregullave të gramatikës, pjesorja aktive – Emri veprues- rrjedh nga paskajorja, forma e thjeshtë, e cila është një çështje relative, por ajo nuk mund të ndahet nga forma e thjeshtë, që është një çështje e vërtetë apo ekzistuese. Paskajorja, -forma e thjeshtë- është fitimi ynë; dhe ne e marrim titullin e vrasësit. Forma e thjeshtë është Krijesa e Zotit të Plotëfuqishëm. Ndonjëherë ajo që jep një aluzion përgjegjësie nuk mund ta ketë prejardhjen nga forma e thjeshtë.

    E shtata: Sigurisht, dëshira e pjeshme e njeriut dhe fuqia e tij e zgjedhjes janë të dobëta dhe një çështje teorike, por Zoti i Plotëfuqishëm, i Gjithurti Absolut, e bëri atë dëshirë të dobët e të pjesshme një kusht të thjeshtë për t’u lidhur me Dëshirën e Tij të përgjithshme. Domethënë, Ai në kuptim thotë: “O shërbëtori Im! Çfarëdo rruge që dëshiron të ndjekësh me zgjedhjen tënde, Unë do të të çoj tek ajo rrugë. Prandaj, përgjegjësia është e jotja!” Për shembull (natyrisht krahasimet janë të pakundërshtueshme) në qoftë se ti merr mbi supet e tua një fëmije të pafuqishëm e të dobët dhe ia lë zgjedhjen atij duke i thënë: “Kudo që dëshiron të shkosh, unë do të të çojë atje. Ndërkohë fëmija dëshiron të ngjitet në një mal të lartë dhe ti e çon atje, mirëpo ai ose sëmuret ose bie. Atëherë, natyrisht ti do ta kritikoje ashpër duke i thënë, “Ti deshe të shkoje atje”, dhe i jep atij një shuplakë.

    Kështu, Zoti i Plotëfuqishëm, më i Urti i Gjykatësve, e bën dëshirën e robit të Tij, i cili është pafundësisht i dobët, një kusht të thjeshtë për Dëshirën e Tij universale.

    Shkurtazi: O njeri! Ti ke një dëshirë të njohur si ‘fuqia e zgjedhjes’ e cila është shumë e dobët, por dora e saj në veprat e këqija dhe në shkatërrim është shumë e gjatë, kurse në veprat e mira është shumë e shkurtër. Atëherë, jepia njërës nga dy duart e asaj dëshirës tënde lutjen, me qëllim që ajo të arrijë parajsën e cila është një nga frutat e zinxhirit të veprave të mira, dhe të shtrihet për tek lumturia e përjetshme që është një lule nga lulet e saj...dhe jepia dorës tjetër të saj istigfarin -kërkimin e faljes- me qëllim që të shkurtohet dora e saj për veprat të këqija dhe të mos e arrijë frutin e pemës së mallkuar të zekkumit të Ferrit.

    Domethënë, ashtu si duaja dhe mbësh-tetja tek Zoti xhel-le sha’nuhu që e forcojnë shumë prirjen për te e mira, po ashtu pendimi dhe kërkimi i faljes e ndërpresin prirjen për tek e keqja dhe copëtojnë shkeljet e tejkalimet e saj.

    ÇËSHTJA E TRETË:

    Besimi në Kaderin Hyjnor është njëra nga shtyllat e imanit. Domethënë “Çdo gjë është e përcaktuar nga Zoti i Plotëfuqishëm”. Provat e sigurta për Kaderin Hyjnor janë aq të shumta saqë nuk llogariten. Ne do të tregojmë në një “Parathënie” në një mënyrë të thjeshtë e të qartë, se sa e fuqishme dhe e gjërë është kjo shtyllë e besimit.

    PARATHËNIE

    Shumë vërsete Kur’anore, si: وَلَا رَط۟بٍ وَلَا يَابِسٍ اِلَّا فٖى كِتَابٍ مُبٖينٍ “Nuk ka asgjë të njomë ose të thatë që të mos jetë shkruar në një libër të Qartë,”([7])

    shprehin shkoqur se çdo gjë, para se të vijë në ekzistencë dhe pasi ajo të kalojë nga ekzistenca, është e shkruar. Dhe nëpërmjet shenjave krijuese si rendi, organizimi, ekuilibri, rregullsia, zbukurimi dhe dhënia e formave të cilat janë: Kur’ani madhështor i Fuqisë Hyjnore, i quajtur universi’, mbështesin e vërtetojnë këto dekrete të Kur’anit.

    Po, mesazhet e mirërenditura dhe vërsetet e drejtpeshuara bukur të librit të universit, dëshmojnë se gjithçka është e shkruar.

    Dhe treguesi se çdo gjë është paracaktuar e shkruar përpara se ajo të vinte në ekzistencë janë të gjitha origjinat; secila nga këto e dëshmon këtë. Sepse farërat dhe kokrrat janë si konteinerë (enë) të holla që shfaqen nga punishtja e “Kaf-Nun” “Bëhu! dhe ajo është bërë”, ku në secilën nga ato është depozituar një indeks i vockël i skicuar nga Kaderi Hyjnor. Fuqia Hyjnore ka vënë në përdorim grimcat e vockëla sipas atij plani të Kaderit Hyjnor, dhe ndërton mrekullitë madhështore mbi ato farëra. Domethënë, gjithçka që do t’i ndodhë pemës sikur është shkruar në farën e saj. Sepse për sa i përket substancës së tyre, farërat janë të thjeshta dhe të njëjta si njëra-tjetra; ndërsa për sa i përket lëndës ato nuk kanë ndryshim.

    Pastaj, raportet sasiore të drejtpeshuara të çdo gjëje tregojnë qartë Kaderin Hyjnor. Po, çfarëdo llojë gjallese po të merrej në shqyrtim, do të dukej qartë se secila ka një formë dhe një masë sikur ajo të ishte shfaqur nga një kallëp i cili modelon me shumë urtësi e me shumë mjeshtëri. Të marrësh një masë të tillë, një formë dhe një trajtë, ose duhej të ekzistonte një kallëp fizik i jashtëzakonshëm dhe tej mase i ndërlikuar e i ngatërruar, ose ndryshe Fuqia e parapërjetësisë pret formën dhe modelon sipas një kallëpi jolëndor të përpjesëtuar i cili ekziston në njohjen dhe vjen nga Kaderi Hyjnor, dhe ia vesh asaj atë formë.

    Për shembull, vështro me kujdes një pemë ose një kafshë, ti do të shohësh se grimcat, të cilat janë të pajeta, shurdhe, të verbëra, të pavetëdijshme dhe të ngjashme me njëra-tjetrën, lëvizin në rritjen dhe në zhvillimin e gjërave, pastaj grimcat ndalojnë tek disa limite të caktuara e të ndërlikuara sikur ato ta shikonin e ta njihnin vendin e frutave dhe të përfitimeve. Atëherë, në një vend tjetër, duke ndryshuar drejtimin e tyre, ato sikur po ndjekin ndonjë objektiv të rëndësishëm. Kjo do të thotë se grimcat lëvizin sipas urdhërave jolëndorë të asaj mase të caktuar nga Kaderi dhe në përpjesëtim të drejtpeshuar sipas urdhrit të asaj mase jolëndore.

    Meqenëse shfaqjet e Kaderit Hyjnor gjenden deri në këtë shkallë tek gjërat lëndore të shikuara, sigurisht, format me të cilat vishen gjërat me kalimin e kohës dhe gjendjet e fituara nëpërmjet lëvizjes që ato bëjnë, gjithashtu varen nga rregulli i Kaderit Hyjnor.

    Në të vërtetë, në një bërthamë ndodhen dy shfaqje të Kaderit Hyjnor; i pari është i vetëkuptueshëm dhe tregon e njofton “Librin e Qartë”, i cili është titulli i dëshirës dhe i urdhërave krijuese; i dyti është teorik, dhe aludon e tregon “Regjistrin e Qartë” i cili është titulli i Njohjes Hyjnore dhe i urdhrit Hyjnor.

    Kaderi Hyjnor i vetëkuptuar është natyra fizike, gjendjet dhe pjesët që përmban bërthama, situatat dhe format lëndore të pemës, të cilat do të shihen me sy më vonë.

    Ndërsa Kaderi Hyjnor teorik, janë fazat, gjendjet, format, lëvizjet dhe lavdërimet të cilat pema do t’i ndërmarrë e kryejë në periudhën e jetës së saj dhe të cilat janë në bërthamë dhe që do të krijohen prej saj; këto faza, gjendje, forma dhe akte të cilat shprehin historinë e jetës së pemës dhe të cilat ndryshojnë kohë pas kohe, kanë një masë të rregullt në përputhje me Kaderin Hyjnor, siç shfaqet qartë në degët e në gjethet e pemës.

    Meqenëse ndodhet një manifestim i tillë i Kaderit Hyjnor në gjërat e zakonshme e të thjeshta, padyshim, kjo tregon se të gjitha gjërat janë shkruar para se ato të vinin në ekzistencë. Kjo mund të kuptohet me pak vëmendje.

    Tani, prova se historia e jetës së çdo gjëje, pas ekzistencës së saj, është e shkruar, janë të gjitha frutat të cilat tregojnë për “Librin e Qartë” dhe për “Regjistrin e Qartë”, dhe të gjitha fuqitë e kujtesave të njeriut të cilat tregojnë e njoftojnë “Levhul mahfudhin” -Pllakën e Ruajtur-; secila nga këto aludon e dëshmon për ato. Çdo frut dhe ngjarjet e paracaktuara të jetës së të gjithë pemës shkruhen në bërthamën e tyre, e cila është si zemra e tyre. Dhe historia e jetës së njeriut së bashku me disa nga ngjarjet e kaluara të botës janë të shkruara në aftësinë e tij të kujtesës në një mënyrë të tillë, sikur po shkruan dora e fuqisë me penën e Kaderit Hyjnor në atë kujtesë e cila është aq e vockël sa një farë sinapi, sikur ajo të ishte një shënim i vogël nga fleta e punëve të tij. Kujtesa ia jep shënimin dorës së njeriut dhe e fut atë në xhepin e mendjes së tij, me qëllim që në kohën e llogarisë të kujtohet për të. Dhe, gjithashtu, që ai të qetësohet se brenda kësaj përkohshmërie e vdekjeje dhe brenda këtyre ndryshimeve e turbullirave ndodhen shumë pasqyra që i përkasin përjetësisë në të cilat i Plotëfuqishmi dhe i Gjithurti vizaton dhe bën të përhershme identitetet e qënieve kalimtare. Dhe me të vërtetë ndodhen shumë pllaka që i përkasin përjetësisë në të cilat Ruajtësi i Gjithëditur shkruan kuptimet e qënieve të përkohshme...

    Shkurtazi: Meqenëse jeta e bimëve, niveli më i thjeshtë e më i ulët i jetës, është e varur deri në këtë shkallë tek sistemi i Kaderit Hyjnor; sigurisht jeta njerëzore, që është niveli më i lartë i jetës, është skicuar me të gjitha detajet e saj sipas masës së Kaderit Hyjnor dhe është shkruar me penën e tij. Ashtu si pikat e shiut që njoftojnë retë, ashtu si pikat e ujit që lajmërojnë ekzistencën e burimit të ujit, dhe letrat e shënimeve dhe dokumentat që tregojnë ekzistencën e një regjistri të madh... po ashtu edhe Kaderi Hyjnor i vetëkuptueshëm të cilin ne e vëzh-gojmë dhe që është rregulli fizik tek qëniet e gjalla, tregon në mënyrë të vetëkuptueshme regjistrin e dëshirës dhe të urdhërave Hyjnore, i njohur si “El-Kitabu El-Mubin” “Libri i Qartë”; dhe frutat, spermat, farërat e bërthamat, format, dhe modelet, që janë si piklat, shënimet dhe si dokumentet e Kaderit Hyjnor teorik, i cili është rregulli jolëndor dhe që lidhet me jetën, tregon “El levhul mahfudhin” ‘Pllakën e Ruajtur’, që është koleksioni i njohjes Hyjnore, që quhet “El-Ima-mul Mubin” “Regjistri i Qartë”.

    Rezultati i synuar: Ne e shohim qartë se në kohën e rritjes e të zhvillimit të tyre, grimcat e të gjitha qënieve të gjalla shkojnë në limitet e fundit të ndërlikimit dhe aty ndalojnë, atëherë ato ndryshojnë rrugën e tyre. Në secilin nga limitet më të fundit ato prodhojnë frutat e përfitimeve, të dobive dhe shembujt e urtësisë. Në mënyrë të vetëkuptueshme, masat e dukshme të atyre gjërave janë skicuar me Penën e Kaderit. Kështu, Kaderi i dukshëm dhe i qartë Hyjnor tregon se në gjendjet jolëndore të qënieve të gjalla gjithashtu janë caqet e fundit të renditura mirë e të frutshme dhe limitet e skicuara me penën e Kaderit Hyjnor. Fuqia Hyjnore është burimi, Kaderi Hyjnor është skica. Fuqia shkruan librin kuptimplotë mbi atë skicë.

    Meqenëse ne e kuptojmë qartë se limitet e frutshme dhe caqet e fundit të urta janë skicuar me penën e Kaderit lëndor e jolëndor, sigurisht, gjendjet dhe fazat në të cilat kalojnë të gjitha qëniet e gjalla gjatë jetës së tyre, gjithashtu janë skicuar me atë penë të kaderit. Sepse historitë e jetës së tyre ndjekin një rrugë në përputhje me rregullin dhe ekuilibrin. Ato ndryshojnë format dhe marrin modelet.

    Atëherë, meqenëse pena e Kaderit Hyjnor sundon kështu mbi të gjitha qëniet e gjalla, sigurisht, historia e jetës së njeriut, -fruti më i plotë, kalifi në tokë dhe mbajtësi i amanetit më të madh- është e varur më shumë se çdo gjë tjetër tek ligji i Kaderit Hyjnor.

    Në qoftë se ti thua: “Kaderi Hyjnor na ka lidhur kështu; ai na ka mohuar lirinë tonë. A nuk është besimi në të një peshë e rëndë dhe diçka e mërzitshme për zemrën dhe shpirtin, të cilët digjen për hapje që të bredhin të lirë?”

    Përgjigjja: Absolutisht jo!.. Kaderi ashtu si nuk jep mërzitje, po ashtu ai jep një dritë e një gëzim që ngjallin një lehtësi të pafundme, rehati, shpirt e ushqim dhe që sigurojnë besim e siguri, sepse në qoftë se njeriu nuk beson në Kaderin Hyjnor, ai do të detyrohej të mbajë një peshë aq të madhe sa të dynjasë në shpatullat e shpirtit të tij të mjerë brenda një sfere të ngushtë, një pavarësie të përkohshme dhe një lirie të pjesshme, sepse njeriu është i lidhur me të gjithë universin. Ai ka qëllime e dëshira të pakufishme. Dhe meqenëse, fuqia e tij, dëshira dhe liria janë të pamjaftueshme për një të miliontën e këtyre kërkesave e qëllimeve, mund të kuptohet se sa e frikshme dhe e tmerrshme është pesha e dëshpërimit që ai vuan kur nuk beson në Kaderin Hyjnor.

    Kështu, besimi në Kaderin e hedh plotësisht atë peshë në anijen e kaderit Hyjnor dhe e lejon atë të shëtisë i lirë brenda plotësimeve të tij me një qetësi të plotë dhe me liri të plotë të shpirtit dhe të zemrës. Ky besim mohon vetëm lirinë e pjesshme të nefsit urdhërues për të liga dhe shkatërron tiraninë e tij si të Faraonit, e thyen hyjninë e tij dhe vendos kufinj për lëvizjet e tij që kërkon të bredhë si të dojë.

    Besimi në Kaderin Hyjnor është aq i kënaqshëm e i këndshëm saqë nuk mund të përshkruhet . Ne do ta tregojmë këtë kënaqësi e lumturi me krahasimin e mëposhtëm.

    Dy njerëz udhëtuan për tek selia e pushtetit të një mbreti, dhe atje hynë në pallatin e tij privat, një vend i mbushur plotë gjëra të mahnitshme e të çuditshme. Njëri nga ata nuk e njohu mbretin dhe duke vënë duart mbi gjithçka e duke i vjedhur ato, deshi të banonte në pallat. Por, administrimi dhe drejtimi i atij kopshti dhe i atij pallati, organizimi, menaxhimi dhe vënia në punë i makinerive të tij, dhënia e ushqimit për kafshë të çuditshme dhe marrja me punë të tjera të ngjashme si këto, i shkaktuan atij shqetësim të vazhdueshëm dhe e bënë atë të vuajë vështirësi e mundime, saqë ai kopsht si Parajsa u bë si Ferr për të. Ai ndiente dhimbje për gjithçka që nuk mund ta drejtonte. Ai e kaloi kohën e tij me ndjenja keqardhjeje e pikëllimi. Dhe, më në fund, si dënim, ky njeri i pasjellshëm e hajdut u flak në burg. Ndërsa personi i dytë e njohu mbretin dhe e konsideroi vetveten si mysafir të tij. Ai besoi se të gjitha punët në kopsht dhe në pallat ndodhën nëpërmjet rregullit të ligjit, dhe se gjithçka funksionon me lehtësi të plotë në përputhje me programin. Duke ia lënë vështirësitë dhe mundimet ligjit të mbretit, ai përfitoi një kënaqësi të plotë nga kënaqësitë e atij kopshti të lulëzuar si Parajsa, dhe duke u mbështetur në mëshirën e mbretit dhe në bukurinë e ligjeve të tij administrative, ai gjithçka e shikoi të ishte vërtetë e bukur, dhe jeta e tij kaloi me kënaqësi e lumturi të plotë. Atëhetë kuptoje misterin e thënies:

    مَن۟ اٰمَنَ بِال۟قَدَرِ اَمِنَ مِنَ ال۟كَدَرِ Ai që beson në kaderin Hyjnor, shpëton nga brenga.”

    ËSHTJA E KATËRT

    Në qoftë se ti thua: “Në Çështjen e Parë ti provove se çdo gjë rreth Kaderit Hyjnor është e mirë dhe e bukur. Madje edhe e keqja që vjen nga ai, është e mirë dhe shëmtia që del prej tij, është e bukur. Por, fatkeqësitë dhe vuajtjet në këtë botë e refuzojnë këtë pohim?”

    Përgjigjja: O shpirti im dhe o shoku im që ndjen dhimbje të forta nga dhemshuria e madhe! Fakti se të gjitha virtytet dhe plotësimet kthehen tek ekzistenca, dhe qënia e mosekzistencës, themeli i të gjitha mosbindjeve, i fatkeqësive dhe i mangësive, është një provë se ekzistenca është thjesht e mirë e pastër, ndërsa mosekzistenca është thjesht e keqe. Dhe meqenëse mosekzistenca është thjesht e keqe, atëherë rastet që, ose përfundojnë në mosekzistencë ose japin një aluzion të saj, gjithashtu e përfshijnë të keqen. Prandaj, jeta, drita më brilante e ekzistencës, duke u rrotulluar e duke u sjellë e përsjellë në rrethana të ndryshme, gjen forcë. Ajo futet në situata të ndryshme dhe pastrohet, ajo merr cilësi të shumta dhe prodhon rezultatet e dëshiruara, futet në shumë faza dhe shfaq në mënyrë të kuptueshme gjurmët dhe shenjat e Emrave të Dhuruesit të jetës.

    Kështu, për shkak të këtij fakti ndodhin situata të ndryshme për krijesat e gjalla në formën e brengave, të fatkeqësive, vështirësive dhe të vuajtjeve me anë të të cilave përtërihen dritat e ekzistencës për jetën e tyre, largohen prej tyre errësirat e mosekzistencës, dhe jetët e tyre pastrohen, sepse ndalimi, pushimi, heshtja, dembelia, palëvizshmëria dhe pandryshueshmëria, që të gjitha, në cilësi dhe si rrethana, janë mosekzistencë. Madje edhe kënaqësia më e madhe pakësohet e bëhet asgjë nga pandryshueshmëria e monotonia.

    Shkurtazi: Meqenëse jeta tregon gjurmët dhe shenjat e Emrave më të Bukur Hyjnorë, atëherë gjithçka që i ndodh jetës është e mirë.

    Për shembull, një person shumë i pasur dhe shumë i talentuar i cili është mjeshtër në shumë zanate, për një orë dhe kundrejt një shpërblimi, i vesh një njeriu të mjerë një mantel të modeluar artistikisht të cilin e kishte bërë. Këtë mantel ai e kishte bërë me qëllim që ta bënte njeriun e mjerë të vepronte si një model ku të shfaqen veprat e artit të tij dhe pasuria e tij e vlefshme. Ai e punon mantelin që i është veshur njeriut, i jep atij forma të ndryshme dhe i bën modifikime. Dhe me qëllim që të shfaqë çdo larmi të artit të tij, ai e pret mantelin, e modifikon, e zgjat dhe e shkurton. Në qoftë se njeriu i mjerë që merr shpërblimin, do t’i thonte mjeshtrit të talentuar: “Ti po më jep shqetësim, duke më bërë mua njëherë të përkulem dhe njëherë tjetër të qëndroj drejt, duke e prerë e shkurtuar këtë mantel i cili më bën mua më të bukur, ti po më prish bukurinë time”, a do mund të justifikohej ai? A ka të drejë t’i thotë: “Ti po vepron mizorisht e padrejtësisht?”

    Kështu si Ai, Mjeshtri i Gjithëlavdishëm, Krijuesi i pashoq, e ndryshon brenda rrethanave të shumta mantelin e ekzistencës të cilin Ai ua vesh gjallesave, që është zbukuruar me shqisat dhe aftësitë e holla si sytë, veshët, mendja, zemra e të tjera, me qëllim që të tregojë kuptimet e Emrave të Bukur të Tij. Ndodhen situata në formën e vuajtjes dhe të fatkeqësisë, rreze të mëshirës brenda shkreptimave të urtësisë dhe shembuj të hollë të bukurisë brenda atyre rrezeve të mëshirës, me qëllim që të shfaqë vendimet e disa Emrave të Bukur Hyjnore.


    PËRFUNDIM

    [Këto janë pesë paragrafe të cilat e heshtën nefsin urdhërues për tê liga tê Saidit te vjetër, atë nefs kryengritës, krenar, mburravec, mendjemadh dhe hipokrit dhe e detyruan të nënshtrohet.]

    Paragrafi i parë: Meqenëse gjërat ekzistojnë dhe janë plot art, sigurisht ato kanë një Autor krijues. Ashtu siç është provuar në mënyrë vendimtare në Fjalën Njëzet e Dy se, në qoftë se gjërat nuk i atribuohen të Vetmit të pashoq, atëherë secila gjë do të bëhej aq e vështirë e problematike aq sa të gjitha gjërat. Ndërsa po qe se çdo gjë do t’i atribuohej Autorit të vetëm, atëherë të gjitha gjërat do të bëheshin aq të lehta sa lehtësia e një gjëje të vetme. Meqenëse Ai që krijoi tokën e qiejt është i Vetmi i pashoq, padyshim Ai Krijues i Gjithurtë dhe Ai Mjeshtër Absolut nuk do t’ua linte të tjerëve frutat e tokës e të qiejve dhe rezultatet e qëllimet e tyre, të cilat janë gjallesat, dhe të prishte punët e Tij. Dhe Ai nuk do t’ua dorëzonte duarve të të tjerëve të gjitha veprat e Tij të urta e t’i zhdukte duke i bërë ato të kota e të paqëllimta; Ai nuk do t’ua jepte falënderimet e tyre dhe adhurimin të tjerëve.

    Paragrafi i dytë: O nefsi im mburravec! Ti i ngjason një hardhie rrushi. Mos u bëj krenar! Hardhia nuk i bashkangjit vetë bistakët e rrushit tek vetja, por dikush tjetër ia bashkangjiti asaj.

    Paragrafi i tretë: O nefsi im hipokrit! Mos u mburr kot duke thënë: “Unë i kam shërbyer fesë”, sepse sipas kuptimit të hadithit: اِنَّ اللّٰهَ لَيُؤَيِّدُ هٰذَا الدّٖينَ بِالرَّجُلِ ال۟فَاجِرِ “Zoti xhel-le sha’nuhu do ta forcojë këtë fe edhe nëpërmjet njerëzve mëkatarë.” (transmeton Buhariu). Kjo ishte për shkak se nefsi yt ishte i papastër. Në të vërtetë, ti duhet ta njohësh nefsin tënd se është një person i tillë gjynahqar dhe se shërbimi yt për fenë dhe adhurimi janë veçse falënderime për mirësitë që të ka dhënë Zoti xhel-le sha’nuhu; ato janë funksioni i natyrës tënde, obligimi i krijimit tënd dhe rezultati i artit Hyjnor. Njihe këtë dhe shpëto nga kotësia e hipokrizia!

    Paragrafi i katërt: Në qoftë se ti dëshiron njohjen e realitetit dhe urtësinë e vërtetë, fito njohjen e Zotit të Plotëfuqishëm, sepse realitetet e vërteta të të gjitha qënieve janë rrezet e Emrit të Zotit El Hakk “i Vërteti”, manifestimet e Emrave të Tij të Bukur dhe shfaqjet e Atributeve të Tij madhështore. Dije se realiteti i çdo gjëje, qoftë materiale ose shpirtërore, esenciale apo joesenciale, dhe realiteti i të gjitha qënieve njerëzore bazohet tek një dritë prej dritave të Emrave Hyjnorë dhe mbështetet mbi realitetin e saj. Ato nuk janë forma të parëndësishme pa realitet. Ne e përmendëm një diskutim të shkurtër, lidhur me këtë mister, tek fundi i Fjalës së Njëzet.

    O nefs! Në qoftë se digjesh nga malli për këtë botë dhe ikën nga vdekja, dije me siguri se ajo që ti e pandeh jetë, është vetëm se minuti në të cilën ti je. E gjithë koha para këtij minuti të tanishëm dhe gjërat e botës brenda asaj kohe janë të vdekura në minutin aktual. Dhe e gjithë koha e ardhshme pas minutit të tanishëm dhe gjithçka që ai përmban, është mosekzistuese në të dhe asgjë. Domethënë, jeta fizike mbi të cilën ti mbështetesh, është vetëm një minutë. Disa nga të diturit, thanë: Jeta është një e dhjeta e një minuti, ose më saktë, një çast kalimtar. Kështu, për shkak të këtij misteri, disa Evlija pohuan se, lidhur me dynjanë, kjo botë është mosekzistuese.

    Atëherë, meqenëse ajo është kështu, braktise jetën fizike të nefsit. Ngrihu tek niveli i jetës së zemrës, të shpirtit dhe të aftësive të brendshme; shiko se çfarë sfere të gjërë jete kanë ato. Për ato, e shkuara dhe e ardhmja, të cilat për ty janë të vdekura, janë të gjalla; ato janë ekzistuese e plotë jetë.

    O nefsi im!.. Ashtu si zemra ime, edhe ti gjithashtu vajto e kërko me të qara dhe thuaj:

    “Unë jam kalimtar, unë nuk dua dikë tjetër që është kalimtar.

    Unë jam i pafuqishëm; unë nuk dua dikë tjetër që është kështu.

    Unë ia kam nënshtruar shpirtin tim të Gjithëmëshirshmit;

    Unë nuk dua tjetërkënd.

    Unë dua dikë tjetër, por Ai duhet të jetë një mik i përjetshëm.

    Unë jam thjesht një grimcë, por unë dua një Diell të përhershëm.

    Unë nuk jam asgjë, megjithatë unë i dua të gjitha këto gjëra!”

    Paragrafi i pestë: Meqenëse ky paragraf më erdhi në mendje në arabisht, ai u shkrua kështu. Gjithashtu ky paragraf arabisht tregon një nga tridhjetë e tre shkallët e reflektimit në dhikrin “All-llahu Ekber”

    “Zoti është më i Madhi”,

    اَللّٰهُ اَكْبَرُ اِذْ هُوَ الْقَدِيرُ الْعَلِيمُ الْحَكِيمُ الْكَرِيمُ الرَّحِيمُ الْجَمِيلُ النَّقَّاشُ الْاَزَلِىُّ الَّذِي مَاحَقِيقَةُ هٰذِهِ الْكَائِنَاتِ كُلًّا وَجُزْءًا وَصَحَائِفَ وَطَبَقَاتٍ، وَمَا حَقَائِقُ هٰذِهِ الْمَوْجُودَاتِ كُلِّيًّا وَجُزْئِيًّا وَوُجُودًا وَبَقَاءً، اِلَّا خُطُوطُ قَلَمِ قَضَائِهِ وَقَدَرِهِ، وَتنْظِيمِهِ وَتقْدِيرِهِ بِعِلْمٍ وَحِكْمَةٍ، وَنقُوشُ پَرْكَارِ عِلْمِهِ وَحِكْمَتِهِ وَتصْوِيرِهِ وَتدْبِيرِهِ بِصُنْعٍ وَعِنَايَةٍ، وَتزْيِينَاتُ يَدِ بَيْضَاءِ صُنْعِهِ وَعِنَايَتِهِ وَتَزْيِينِهِ وَتَنْوِيرِهِ بِلُطْفٍ وَكَرَمٍ، وَاَزَاهِيرُ لَطَائِفِ لُطْفِهِ وَكَرَمِهِ وَتَوَدُّدِهِ وَتَعَرُّفِهِ بِرَحْمَةٍ وَنِعْمَةٍ، وَثَمَرَاتُ فَيَّاضِ رَحْمَتِهِ وَنِعْمَتِهِ وَتَرَحُّمِهِ وَتَحَنُّنِهِ بِجَمَالٍ وَكَمَالٍ، وَلمَعَاتُ وَتَجَلِّيَاتُ جَمَالِهِ وَكَمَالِهِ بِشَهَادَاتِ تَفَانِيَةِ الْمَرَايَا، وَسَيَّالِيَةِ الْمَظَاهِرِ مَعَ بَقَاءِ الْجَمَالِ الْمُجَرَّدِ السَّرْمَدِىِّ الدَّائِمِ التَّجَلِّى، وَالظُّهُورِ عَلٰى مَرِّ الْفُصُولِ وَالْعُصُورِ وَالدُّهُورِ، وَدَائِمِ الْاِنْعَامِ عَلٰى مَرِّ الْاَنَامِ وَالْاَيَّامِ وَالْاَعْوَامِ

    نَعَمْ فَالْاَثَرُ الْمُكَمَّلُ يَدُلُّ ذَا عَقْلٍ عَلٰى الْفِعْلِ الْمُكَمَّلِ، ثُمَّ الْفِعْلُ الْمُكَمَّلُ يَدُلُّ ذَا فَهْمٍ عَلٰى الْاِسْمِ الْمُكَمَّلِ، ثُمَّ الْاِسْمُ الْمُكَمَّلُ يَدُلُّ بِالْبَدَاهَةِ عَلٰى الْوَصْفِ الْمُكَمَّلِ، ثُمَّ الْوَصْفُ الْمُكَمَّلُ يَدُلُّ بِالضَّرُورَةِ عَلٰى الشَّأْنِ الْمُكَمَّلِ، ثُمَّ الشَّأْنُ الْمُكَمَّلُ يَدُلُّ بِالْيَقِينِ عَلٰى كَمَالِ الذَّاتِ بِمَا يَلِيقُ بِالذَّاتِ وَهُوَ الْحَقُّ الْيَقِينِ نَعَمْ تَفَانِي الْمِرْآةِ، زَوَالُ الْمَوْجُودَاتِ مَعَ التَّجَلِّى الدَّائِمِ مَعَ الْفَيْضِ الْمُلَازِمِ، مِنْ اَظْهَرِ الظَّوَاهِرِ، اَنَّ الْجَمَالَ الظَّاهِرَ لَيْسَ مُلْكُ الْمَظَاهِرِ، مِنْ اَفْصَحِ تِبْيَانٍ، مِنْ اَوْضَحِ بُرْهَانٍ لِلْجَمَالِ الْمُجَرَّدِ لِلْاِحْسَانِ الْمُجَدَّدِ لِلْوَاجِبِ الْوُجُودِ، لِلْبَاقِي الْوَدُودِ اَللّٰهُمَّ صَلِّ عَلٰى سَيِّدِنَا مُحَمَّدٍ مِنَ الْاَزَلِ اِلَى الْاَبَدِ عَدَدَ مَا فِي عِلْمِ اللّٰهِ وَعَلٰى آلِهِ وَصَحْبِهِ وَسَلِّمْ

    Zoti është më i Madhi! I Përjetshmi, i Gjithëdituri, i Gjithurti, Gjithëbujari, i Gjithmëshirshmi, Hirploti, Skalitësi i parapërjetësisë! Realiteti i universit në tërësinë e tij, në pjesët e tij, në faqet e tij dhe në nivelet; dhe realiteti i këtyre qënieve, së bashku ose më vete, në ekzistencën e tyre dhe në vazhdimësinë janë veçse rreshtat e Penës së paracaktimit dhe të dekretit Hyjnor dhe organizimi e paracaktimi i Tij me njohje e urtësi; dhe skalitjet mjeshtërore të njohjes së Tij dhe të urtësisë, të rregullimit dhe të formimit, me art e mirësi, dhe zbukurimet e Dorës ndriçuese të artit të Tij, të favorit, të stolisjes dhe të ndriçimit me mirësi e bujari; dhe lulet e hollësive të mirësisë së Tij dhe dorëgjërësisë, të bërjes të njohur e të dashur me mëshirë e mirësi, dhe frutat e vërshimeve të mëshirës së Tij dhe mirësisë, të keqardhjes e dhembshurisë me bukuri e plotësim; dhe shkreptimat e treguesve të bukurisë së Tij dhe të plotësimit nëpërmjet dëshmisë së përkohshmërisë së pasqyrave dhe jetëshkurtësisë së vendeve të shfaqjes dhe përhershmërisë së asaj Bukurie të jashtëzakonshme e të përjetshme, që shfaqet e duket vazhdimisht me kalimin e stinëve, të shekujve dhe të epokave; dhe mirëbërësia e përhershme me kalimin e krijesave, të ditëve dhe të njerëzve. Po, një vepër e plotë tregon dikë që posedon një mendje që kryen një akt të plotë, dhe akti i plotë tregon dikë me një kuptim që posedon Emra të plotë, dhe emrat e plotë, në mënyrë të vetëkuptueshme, tregojnë atribute të plota, dhe atributet e plota domosdoshmërisht tregojnë cilësi të plota, dhe cilësitë e plota sigurisht tregojnë plotësimin e esencës nga e cila ato burojnë, dhe kjo është absolutisht e sigurt. Po, jetëshkurtësia e pasqyrave dhe e vdekjes së krijesave bashkë me shfaqjen e përjetshme me shkëlqimin e përhershëm është më e qarta e provave se bukuria e dukshme nuk i përket vendeve të shfaqjes; ai është pohimi më elokuent dhe argumenti më i qartë për një bukuri të jashtëzakonshme, për një mirëbërësi të përtërirë, për Ekzistuesin e domosdoshëm, për të Qëndrueshmin e të Përjetshmin, dhe për të Dashurin e vetëm...

    O Zot! Jepi bekime shkëlqesisë sonë Muhammedit Alejhis-salatu ves-selam nga parapërjetësia për tek paspërjetësia sa numri i gjërave që përfshihen nga Njohuria Hyjnore, për familjen, dhe shokët e tij dhe jepu atyre paqë.


    SHTOJCA

    بِسْمِ اللّٰهِ الرَّحْمٰنِ الرَّحِيمِ

    Me Emrin e All-llahut, i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti.

    [Kjo shtojce e shkurtër ka rëndesi te madhe; ajo eshtë e dobishme për gjithkënd.]

    Rrugët që të çojnë tek Zoti i Plotëfuqishëm janë vërtetë të shumta. Ndërsa të gjitha rrugët e vërteta merren nga Kur’ani, disa janë më të shkurtëra, më të sigurta dhe më të përgjithshme se sa të tjerat. Nga këto rrugë që merren nga Kur’ani, është ajo e "pafuqisë, e varfërisë, e mëshirës dhe e mendimit", prej të cilave unë kam përfituar, pavarësisht nga mangësia e të kuptuarit tim.

    Në të vërtetë, ashtu si dashuria, edhe pafuqia gjithashtu është një rrugë që të çon tek Zoti xh.sh., madje është më e sigurtë, pasi të çon tek dashuria e All-llahut nëpërmjet rrugës së adhurimit.

    Gjithashtu varfëria të çon tek Emri i Bukur Hyjnor Er-Rahman “I Gjithëmëshirshmi”.

    Dhe, ashtu si dashuria, edhe dhembshuria gjithashtu të çon tek Emri Er- Rahîm “Mëshirëploti”, por ajo është një rrugë më e mprehtë e më e gjërë.

    Ashtu si dashuria, edhe mendimi të çon tek Emri Hyjnor El-Hakimu “I Gjithurti”, por është rruga më e pasur, më e gjërë dhe më e ndritur.

    Kjo rrugë nuk perbëhet as nga dhjetë hapa si "Dhjetë aftësite e holla" të disa tarikateve qe perdorin te permendurit e All-llahut në heshtje, as nga shtatë hapa si -Shtate shpirtërat- e atyre që e praktikojnë dhikrin haptas, por kjo rrugë perbëhet nga "Katër hapa". Ajo eshtë një hakikat -realitet- më shumë se sa një tarikat. Ajo është Sheriati. Megjithatë, nuk duhet të keqkuptohet. Kjo do te thotë që njeriu të shfaqë pafuqine e tij, varferine dhe gabimet perpara Zotit Fuqiplote dhe jo t'i shfagë perpara njerëzve.

    Metoda e kësaj rruge të shkurtër eshtë ndjekja e sunnetit te Profetit Alejhis-salatu ves-selam, eshte kryerja e Farzeve - detyrimeve- fetare dhe hegja dorë nga giynahet e mëdha. Ajo, në mënyrë të veçante, eshte kryerja e faljeve të urdhëruara me korrektësi e me vëmendje dhe duke bërë pas namazeve recitimin e tesbihateve.

    Vërseti, فَلَا تُزَكُّٓوا اَن۟فُسَكُم۟ “Prandaj, mos e shfajësoni nefsin tuaj” ([8]), tregon Hapin e parë.

    İkinci hatveye    وَلَا تَكُونُوا كَالَّذٖينَ نَسُوا اللّٰهَ فَاَن۟سٰيهُم۟ اَن۟فُسَهُم۟   âyeti işaret ediyor.

    Üçüncü hatveye مَٓا اَصَابَكَ مِن۟ حَسَنَةٍ فَمِنَ اللّٰهِ وَمَٓا اَصَابَكَ مِن۟ سَيِّئَةٍ فَمِن۟ نَف۟سِكَ âyeti işaret ediyor.

    Dördüncü hatveye   كُلُّ شَى۟ءٍ هَالِكٌ اِلَّا وَج۟هَهُ   âyeti işaret ediyor.

    Şu dört hatvenin kısa bir izahı şudur ki:

    Birinci hatvede   فَلَا تُزَكُّٓوا اَن۟فُسَكُم۟   âyeti işaret ettiği gibi: Tezkiye-i nefis etmemek. Zira insan, cibilliyeti ve fıtratı hasebiyle nefsini sever. Belki evvela ve bizzat yalnız zatını sever, başka her şeyi nefsine feda eder. Mabuda lâyık bir tarzda nefsini medheder. Mabuda lâyık bir tenzih ile nefsini meayibden tenzih ve tebrie eder. Elden geldiği kadar kusurları kendine lâyık görmez ve kabul etmez. Nefsine perestiş eder tarzında şiddetle müdafaa eder. Hattâ fıtratında tevdi edilen ve Mabud-u Hakiki’nin hamd ve tesbihi için ona verilen cihazat ve istidadı, kendi nefsine sarf ederek   مَنِ اتَّخَذَ اِلٰهَهُ هَوٰيهُ   sırrına mazhar olur. Kendini görür, kendine güvenir, kendini beğenir.

    İşte şu mertebede, şu hatvede tezkiyesi, tathiri: Onu tezkiye etmemek, tebrie etmemektir.

    İkinci hatvede    وَلَا تَكُونُوا كَالَّذٖينَ نَسُوا اللّٰهَ فَاَن۟سٰيهُم۟ اَن۟فُسَهُم۟   dersini verdiği gibi: Kendini unutmuş, kendinden haberi yok. Mevti düşünse başkasına verir. Fena ve zevali görse kendine almaz. Ve külfet ve hizmet makamında nefsini unutmak fakat ahz-ı ücret ve istifade-i huzuzat makamında nefsini düşünmek, şiddetle iltizam etmek, nefs-i emmarenin muktezasıdır.

    Şu makamda tezkiyesi, tathiri, terbiyesi şu haletin aksidir. Yani nisyan-ı nefis içinde nisyan etmemek. Yani huzuzat ve ihtirasatta unutmak ve mevtte ve hizmette düşünmek.

    Üçüncü hatvede مَٓا اَصَابَكَ مِن۟ حَسَنَةٍ فَمِنَ اللّٰهِ وَمَٓا اَصَابَكَ مِن۟ سَيِّئَةٍ فَمِن۟ نَف۟سِكَ dersini verdiği gibi: Nefsin muktezası, daima iyiliği kendinden bilip fahir ve ucbe girer. Bu hatvede nefsinde yalnız kusuru ve naksı ve aczi ve fakrı görüp bütün mehasin ve kemalâtını, Fâtır-ı Zülcelal tarafından ona ihsan edilmiş nimetler olduğunu anlayıp, fahir yerinde şükür ve temeddüh yerinde hamdetmektir.

    Şu mertebede tezkiyesi   قَد۟ اَف۟لَحَ مَن۟ زَكّٰيهَا   sırrıyla şudur ki: Kemalini kemalsizlikte, kudretini aczde, gınasını fakrda bilmektir.

    Dördüncü hatvede   كُلُّ شَى۟ءٍ هَالِكٌ اِلَّا وَج۟هَهُ   dersini verdiği gibi: Nefis, kendini serbest ve müstakil ve bizzat mevcud bilir. Ondan bir nevi rububiyet dava eder. Mabud’una karşı adâvetkârane bir isyanı taşır. İşte gelecek şu hakikati derk etmekle ondan kurtulur.

    Hakikat şöyledir ki: Her şey nefsinde mana-yı ismiyle fânidir, mefkuddur, hâdistir, ma’dumdur. Fakat mana-yı harfiyle ve Sâni’-i Zülcelal’in esmasına âyinedarlık cihetiyle ve vazifedarlık itibarıyla şahittir, meşhuddur, vâciddir, mevcuddur.

    Şu makamda tezkiyesi ve tathiri şudur ki: Vücudunda adem, ademinde vücudu vardır. Yani kendini bilse, vücud verse kâinat kadar bir zulümat-ı adem içindedir. Yani vücud-u şahsîsine güvenip Mûcid-i Hakiki’den gaflet etse yıldız böceği gibi bir şahsî ziya-yı vücudu, nihayetsiz zulümat-ı adem ve firaklar içinde bulunur, boğulur. Fakat enaniyeti bırakıp, bizzat nefsi hiç olduğunu ve Mûcid-i Hakiki’nin bir âyine-i tecellisi bulunduğunu gördüğü vakit, bütün mevcudatı ve nihayetsiz bir vücudu kazanır. Zira bütün mevcudat, esmasının cilvelerine mazhar olan Zat-ı Vâcibü’l-vücud’u bulan, her şeyi bulur.


    HÂTİME

    Şu acz, fakr, şefkat, tefekkür tarîkındaki dört hatvenin izahatı; hakikatin ilmine, şeriatın hakikatine, Kur’an’ın hikmetine dair olan yirmi altı adet Sözlerde geçmiştir. Yalnız şurada bir iki noktaya kısa bir işaret edeceğiz. Şöyle ki:

    Evet, şu tarîk daha kısadır. Çünkü dört hatvedir. Acz, elini nefisten çekse doğrudan doğruya Kadîr-i Zülcelal’e verir. Halbuki en keskin tarîk olan aşk, nefisten elini çeker fakat maşuk-u mecazîye yapışır. Onun zevalini bulduktan sonra Mahbub-u Hakiki’ye gider.

    Hem şu tarîk daha eslemdir. Çünkü nefsin şatahat ve bâlâ-pervazane davaları bulunmaz. Çünkü acz ve fakr ve kusurdan başka nefsinde bulmuyor ki haddinden fazla geçsin.

    Hem bu tarîk daha umumî ve cadde-i kübradır. Çünkü kâinatı ehl-i vahdetü’l-vücud gibi huzur-u daimî kazanmak için idama mahkûm zannedip   ‌لَا مَو۟جُودَ اِلَّا هُوَ‌   hükmetmeye veyahut ehl-i vahdetü’ş-şuhud gibi huzur-u daimî için kâinatı nisyan-ı mutlak hapsinde hapse mahkûm tahayyül edip   ‌لَا مَش۟هُودَ اِلَّا هُوَ   demeye mecbur olmuyor. Belki idamdan ve hapisten gayet zâhir olarak Kur’an affettiğinden, o da sarf-ı nazar edip ve mevcudatı kendileri hesabına hizmetten azlederek Fâtır-ı Zülcelal hesabına istihdam edip, esma-i hüsnasının mazhariyet ve âyinedarlık vazifesinde istimal ederek mana-yı harfî nazarıyla onlara bakıp, mutlak gafletten kurtulup huzur-u daimîye girmektir; her şeyde Cenab-ı Hakk’a bir yol bulmaktır.

    Elhasıl: Mevcudatı mevcudat hesabına hizmetten azlederek, mana-yı ismiyle bakmamaktır.


    1. Kur’an, 15: 21
    2. Kur’an, 36: 12
    3. Paracaktimi Hyjnor (Kaderi) ndonjëherë njihet si fati (përkthyesi).
    4. Fuqia e zgjedhjes ose forca e vullnetit, njihen gjithashtu si “vullneti i lirë”. (përkthyesi)
    5. Kjo çështja e dytë është më e thella dhe më e vështira e çështjeve të misterit të Kaderit. Ajo mbahet nga të gjithë dijetarët e mëdhenj si një nga çështjet më të rëndësishme e më të diskutueshme të teologjisë dhe të besimit. Risale-i Nuri e ka zgjidhur atë plotësisht.
    6. Kjo është një e vërtetë e posaçme për dijetarët e saktë e të përpiktë.
    7. Kur’an, 6: 59
    8. Kur’an, 53: 32