Translations:Otuz İkinci Söz/605/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden
    08.40, 23 Ocak 2025 tarihinde Said (mesaj | katkılar) tarafından oluşturulmuş 209202 numaralı sürüm
    (fark) ← Önceki sürüm | Güncel sürüm (fark) | Sonraki sürüm → (fark)

    Domethënë, ai është një pretendim abstrakt pakuptim. Një parim i shkencës së teologjisë dhe i jurisprudencës është ky; “Një mundësi që nuk buron nga një argument ose nga një shenjë nuk ka rëndësi; ajo nuk mund të shkaktojë dyshim në një çështje që është e përcaktuar, e sigurtë. Ajo nuk mund ta lëkundë sigurinë që bazohet mbi gjykimin e shëndoshë.”

    Për shembull, është e mundur që liqeni i Barlës të përbëhet nga melasa rrushi, ose të jetë transformuar në vaj. Por meqenëse ajo mundësi nuk buron nga ndonjë argument, ajo nuk e prek njohjen tonë të sigurt, as nuk mund të ngjallë dyshime mbi faktin se ai përbëhet nga uji.