Translations:On Dördüncü Söz/101/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden
    08.31, 28 Aralık 2024 tarihinde Said (mesaj | katkılar) tarafından oluşturulmuş 197307 numaralı sürüm ("Ashtu si qiejt madhështorë që lavdërojnë Krijuesin dhe që fjalët e tyre lavdëruese janë diejt, hënat dhe yjet, po ashtu, fjalët lavdëruese të tokës fluturuese në hapësirën e qiellit, duke lavdëruar All-llahun, janë kafshët, bimët dhe pemët. Domethënë, ashtu si çdo pemë e çdo yll që secili kryen një formë të pjesshëm lavdërimi, po ashtu, bën toka dhe çdo pjesë e saj, çdo mal e luginë dhe çdo pjesë toke e deti. Atëh..." içeriğiyle yeni sayfa oluşturdu)
    (fark) ← Önceki sürüm | Güncel sürüm (fark) | Sonraki sürüm → (fark)

    Ashtu si qiejt madhështorë që lavdërojnë Krijuesin dhe që fjalët e tyre lavdëruese janë diejt, hënat dhe yjet, po ashtu, fjalët lavdëruese të tokës fluturuese në hapësirën e qiellit, duke lavdëruar All-llahun, janë kafshët, bimët dhe pemët. Domethënë, ashtu si çdo pemë e çdo yll që secili kryen një formë të pjesshëm lavdërimi, po ashtu, bën toka dhe çdo pjesë e saj, çdo mal e luginë dhe çdo pjesë toke e deti. Atëherë ashtu siç ka toka me pjesët e saj dhe me tërësinë e saj mënyrat e saja të lavdërimit, po ashtu sferat e kupës së qiellit dhe yjësia në qiej, secila kryen një formë të përgjithshme lavdërimi. Atëherë kjo tokë e cila ka me mijëra kokë dhe se në secilën nga ato ka me qindra e mijëra gjuhë, sigurisht që ajo ka një melek të caktuar për të i cili përkthen dhe shfaq në botën e shembëllesës lulet e lavdërimit dhe frutat e lavdërimeve që ajo kryen me secilën, dhe që i përfaqëson dhe i shpall në botën e shpirtërave. Në të vërtetë, në qoftë se gjëra të shumta do të merrnin formën e një kolektivi ose të një bashkësie, një personalitet kolektiv do të vinte në ekzistencë.