Translations:Yirmi Dördüncü Söz/380/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden
    13.01, 11 Ocak 2025 tarihinde Said (mesaj | katkılar) tarafından oluşturulmuş 203423 numaralı sürüm ("Disa nga këto bilbila janë nate. Këta miq recitues të poezisë prej kafshëve të vogëla janë oratorët e tyre me zë të ëmbël kur të gjithë qeniet janë zhytur në heshtje në qetësinë e natës. Secili është qendra e një rrethi dhikri, një tubim i vetmuar, të cilin e dëgjojnë të gjithë të tjerët dhe në një mënyrë, kujtojnë dhe lavdërojnë Krijuesin e Gjithëlavdishëm në zemrat e tyre. Një lloj tjetër nga këta bilbilë..." içeriğiyle yeni sayfa oluşturdu)
    (fark) ← Önceki sürüm | Güncel sürüm (fark) | Sonraki sürüm → (fark)

    Disa nga këto bilbila janë nate. Këta miq recitues të poezisë prej kafshëve të vogëla janë oratorët e tyre me zë të ëmbël kur të gjithë qeniet janë zhytur në heshtje në qetësinë e natës. Secili është qendra e një rrethi dhikri, një tubim i vetmuar, të cilin e dëgjojnë të gjithë të tjerët dhe në një mënyrë, kujtojnë dhe lavdërojnë Krijuesin e Gjithëlavdishëm në zemrat e tyre. Një lloj tjetër nga këta bilbilë janë të ditës. Ditën, në pranverë dhe në verë, ato ua shpallin mëshirën e të Gjithëmëshirshmit dhe të Mëshirëplotit të gjitha qënieve të gjalla nga predikatoret e pemëve me zërat e tyre tingëllues, me këngët e holla dhe me lavdërimet poetike. Ashtu si udhëheqësi i një tubimi për recitimin e Emrave të Zotit xh. sh. që i bën të bien në ekstazë ata që marrin pjesë, po ashtu të gjitha krijesat duke dëgjuar fillojnë të lavdërojnë Krijuesin e gjithëlavdishëm secila në gjuhën e saj të veçantë dhe me një zë të veçantë.