Rrezen e Nëntë

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden
    22.05, 29 Ekim 2024 tarihinde Said (mesaj | katkılar) tarafından oluşturulmuş 174800 numaralı sürüm ("'''Dhe meqenëse''', të gjitha këto mirëbërje të pafund, këto bekime, mirësi, bujari, përkujdesje e mëshira që ne i shikojmë me sytë tanë, i tregojnë çdo mendjeje që nuk është e shuar dhe çdo zemre që nuk ka vdekur, domosdoshmërinë e ekzistencës së Një Krijuesi të Gjithëmëshirshëm e Mëshirëplotë nga prapa perdes, atëherë duhet patjetër të jetë, ashtu siç është e vërtetë, një jetë e amshuar e cila do të mbrojë..." içeriğiyle yeni sayfa oluşturdu)

    RRETH RINGJALLJES SË TË VDEKURVE

    بِسْمِ اللّٰهِ الرَّحْمٰنِ الرَّحِيمِ

    فَسُب۟حَانَ اللّٰهِ حٖينَ تُم۟سُونَ وَحٖينَ تُص۟بِحُونَ ۝ وَلَهُ ال۟حَم۟دُ فِى السَّمٰوَاتِ وَال۟اَر۟ضِ وَعَشِيًّا وَحٖينَ تُظ۟هِرُونَ ۝ يُخ۟رِجُ ال۟حَىَّ مِنَ ال۟مَيِّتِ وَيُخ۟رِجُ ال۟مَيِّتَ مِنَ ال۟حَىِّ وَيُح۟يِى ال۟اَر۟ضَ بَع۟دَ مَو۟تِهَا وَكَذٰلِكَ تُخ۟رَجُونَ ۝ وَمِن۟ اٰيَاتِهٖٓ اَن۟ خَلَقَكُم۟ مِن۟ تُرَابٍ ثُمَّ اِذَٓا اَن۟تُم۟ بَشَرٌ تَن۟تَشِرُونَ ۝ وَ مِن۟ اٰيَاتِهٖٓ اَن۟ خَلَقَ لَكُم۟ مِن۟ اَن۟فُسِكُم۟ اَز۟وَاجًا لِتَس۟كُنُٓوا اِلَي۟هَا وَ جَعَلَ بَي۟نَكُم۟ مَوَدَّةً وَ رَح۟مَةً اِنَّ فٖى ذٰلِكَ لَاٰيَاتٍ لِقَو۟مٍ يَتَفَكَّرُونَ ۝ وَمِن۟ اٰيَاتِهٖ خَل۟قُ السَّمٰوَاتِ وَال۟اَر۟ضِ وَاخ۟تِلَافُ اَل۟سِنَتِكُم۟ وَ اَل۟وَانِكُم۟ اِنَّ فٖى ذٰلِكَ لَاٰيَاتٍ لِل۟عَالِمٖينَ ۝ وَ مِن۟ اٰيَاتِهٖ مَنَامُكُم۟ بِالَّي۟لِ وَ النَّهَارِ وَاب۟تِغَٓاؤُكُم۟ مِن۟ فَض۟لِهٖ اِنَّ فٖى ذٰلِكَ لَاٰيَاتٍ لِقَو۟مٍ يَس۟مَعُونَ ۝ وَ مِن۟ اٰيَاتِهٖ يُرٖيكُمُ ال۟بَر۟قَ خَو۟فًا وَ طَمَعًا وَ يُنَزِّلُ مِنَ السَّمَٓاءِ مَٓاءً فَيُح۟يٖى بِهِ ال۟اَر۟ضَ بَع۟دَ مَو۟تِهَا اِنَّ فٖى ذٰلِكَ لَاٰيَاتٍ لِقَو۟مٍ يَع۟قِلُونَ ۝ وَمِن۟ اٰيَاتِهٖٓ اَن۟ تَقُومَ السَّمَٓاءُ وَال۟اَر۟ضُ بِاَم۟رِهٖ ثُمَّ اِذَا دَعَاكُم۟ دَع۟وَةً مِنَ ال۟اَر۟ضِ اِذَٓا اَن۟تُم۟ تَخ۟رُجُونَ ۝ وَ لَهُ مَن۟ فِى السَّمٰوَاتِ وَ ال۟اَر۟ضِ كُلٌّ لَهُ قَانِتُونَ ۝ وَ هُوَ الَّذٖى يَب۟دَؤُا ال۟خَل۟قَ ثُمَّ يُعٖيدُهُ وَ هُوَ اَه۟وَنُ عَلَي۟هِ وَلَهُ ال۟مَثَلُ ال۟اَع۟لٰى فِى السَّمٰوَاتِ وَال۟اَر۟ضِ وَهُوَ ال۟عَزٖيزُ ال۟حَكٖيمُ ۝

    Në këtë “Rrezen e Nëntë” do të shpjegojmë një argument të fuqishëm dhe një provë më të madhe nga këto vërsete të larta qiellore që vërtetojnë një bosht të besimit dhe polin e tij, dhe nga këto dëshmi të larta të shenjta që provojnë realitetin e ringjalljes.

    Ishte një tregues i hollë i përkujdesjes Hyjnore dhe i favorit, që në fundin e veprës së titulluar “Muhakemat”, të cilën tridhjetë vjet më parë e shkroi Saidi i Vjetër si parathënie të komentit, Qëllimi i Dytë: do të shpjegojmë e komentojmë dy vërsete të Kur’anit që aludojnë për Ringj-alljen.

    نَخُو بِس۟مِ اللّٰهِ الرَّح۟مٰنِ الرَّحٖيمِ “Mirëpo, sapo tha: Me Emrin e All-llahut, i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti”, aty ndaloi dhe nuk mundi ta shkruajë më. Lavdërime e falënderime aq të shumta sa provat dhe sa dëshmitë për ringjalljen i takojnë Krijuesit Mëshirëplotë që tridhjetë vjet më vonë më mundësoi që ta vazhdoja.

    Po, nëntë apo dhjetë vjet më parë, All-llahu xh.sh. më dhuroi “Fjalën e Dhjetë” dhe të “Njëzet e Nëntën”, dy vepra brilante që përmbajnë prova të fuqishme të shumta dhe interpretimet e të parit prej dy vërseteve në fjalë.

    فَان۟ظُر۟ اِلٰٓى اٰثَارِ رَح۟مَتِ اللّٰهِ كَي۟فَ يُح۟يِى ال۟اَر۟ضَ بَع۟دَ مَو۟تِهَا اِنَّ ذٰلِكَ لَمُح۟يِى ال۟مَو۟تٰى وَهُوَ عَلٰى كُلِّ شَى۟ءٍ قَدٖيرٌ

    Ato i heshtën ata që e mohuan Ringjalljen. Dhe tani, nëntë apo dhjetë vjet më vonë, pas shpjegimit të atyre dy kështjellave të fortifikuara të besimit në Ringjallje, All-llahu xh.sh. më dhuroi mbarësi për të shpje-guar vërsetin e dytë të lartëpërmendur me këtë trajtesë.

    Kështu, “Rrezja e Nëntë” përbëhet nga “Nëntë Stacione të Larta” me një “Parathënie” të rëndësishme që janë treguar me vërsetet e lartëpërmendura.

    PARATHËNIE

    [Kjo parathënie përmban ”Dy Pika” që demonstrojnë në mënyrë të shkurtuar një rezultat gjithëpërfshirës prej rezultateve të shumta jetësore dhe të mirësive shpirtërore të besimit në Ringjalljen, duke shpjeguar se sa i domosdoshëm dhe, në të vërtetë, sa esencial është ky besim për jetën njerëzore, dhe veçanërisht për jetën shoqërore. Gjithashtu ne do të sjellim një provë të përgjithshme, prej provave të shumta të ringjalljes duke sqaruar gjithashtu se sa çështje e vetëkuptueshme dhe e padyshimtë është besimi në Ringjallje].

    PIKA E PARË

    Ne do të tregojmë, si një shembull, katër midis qindra provave të këtij fakti, se besimi në botën e përtejme është pikërisht baza dhe themeli i të gjithë jetës shoqërore dhe individuale të njeriut, themeli i të gjithë lumturisë së tij si dhe i plotësimeve dhe i arritjeve:

    Prova e parë: Fëmijët, të cilët përbëjnë gati gjysmën e gjinisë njerëzore, mund ta durojnë ndarjen dhe vdekjen që përpara tyre shfaqen aq të tmerrshme e tragjike, vetëm nëpërmjet idesë së Xhennetit. Vetëm nëpërmjet kësaj, ata mund të gjejnë forcë shpirtërore në trupat e tyre të dobët e delikatë dhe mund të gjejnë shpresë që i lejon ata të jetojnë të gëzuar, pavarësisht gjendjes së tyre shpirtërore të prekshme e të lëndueshme të cilët qajnë edhe për shkakun më të vogël e të parëndësishëm.

    Për shembull, duke menduar për Xhennetin, fëmija do të thonte: “Vëllai im i vogël apo shoku im i dashur që ka vdekur, është bërë tani një zog i Xhennetit. Ai është duke shëtitur atje dhe po bën një jetë më të mirë se jetën tonë.”

    Ndryshe, vdekjet që ndodhin në rrethin e fëmijëve tek të mëdhenjt dhe tek të vegjëlit si dhe shfaqja e vdekjes përpara shikimeve të tyre të frikësuara të cilët janë të dobët, do të shkatërronte fuqinë e tyre të rezistencës dhe forcën e brendshme, dhe do të bënte të qanin jo vetëm sytë e tyre, por të gjitha aftësitë e tyre të brendshme, shpirti, zemra dhe mendja. Dhe ata fëmijë të dobët ose do të shkatërroheshin, ose do të bëheshin si kafshë të çmendura e të mjera...

    Prova e dytë: Të moshuarit, të cilët –nga njëri aspekt– përbëjnë gjysmën e njerëzimit, gjejnë mbështetje e durim ndërsa janë në buzë të varrit vetëm me besimin në botën e përtejme. Vetëm nëpërmjet këtij besimi ata gjejnë ngushëllim për afrimin e zhdukjes së jetës me të cilën ata janë shumë të lidhur dhe të mbylljes së portës së dynjasë së tyre të ëmbël e të bukur. Të moshuarit, që janë bërë si fëmijë e që preken në shpirtërat e në temperamentet e tyre, vetëm nëpërmjet shpresës për jetë të përhershme mund ta përballojnë dëshpërimin e dhimbshëm e të tmerrshëm që buron nga parashikimi i vdekjes dhe i ndarjes.

    Përndryshe, po të mos ishte ky besim për botën tjetër, këta baballarë e nëna të cilët janë më të meritueshmit për mëshirë e keqardhje, dhe më të nevojshmit për paqen e qetësinë e zemrës, do të përjetonin një turbullirë të shpirtit dhe një trazirë e shqetësim të zemrës, saqë bota do të dukej për ta si një burg i errët i nëndheshëm dhe jeta do të bëhej për ta torturë e rëndë.

    Prova e tretë: Të rinjtë dhe adoleshentët, të cilët përbëjnë boshtin dhe themelin e jetës shoqërore, nuk do t’i qetësonte ndjenjat e tyre të trazuara, dhe nuk do t’i pengonte ata nga tejkalimi i caqeve për tek padrejtësia e shkatërrimi, nuk do t’i ndalonte nefsin e tyre të stuhishëm dhe pasionet e tyre, dhe nuk do ta siguronte ecjen e tyre më të mirë duke u shërbyer qëllimeve të jetës shoqërore, veçse frika nga zjarri i Xhehen’nemit.

    Ndërsa po të mos ishte kjo frikë nga ndëshkimi i Xhehennemit, të rinjtë të dehur nga pasionet e tyre të stuhishme do të ndiqnin parimin, “Forca është e drejta”, dhe do ta kthenin botën në një Xhehennem për të dobëtit e të pafuqishmit. Ata do ta transformonin jetën e lartë humane në një jetë të ulët e në një gjendje shtazarake.

    Prova e katërt: Qendra më gjithëpërfshirëse e gjinisë njerëzore në jetën e saj të kësaj bote, burimi më themelor i saj, xhenneti i saj, strehimi dhe kështjella e lumturisë së kësaj bote është jeta e familjes. Shtëpia e çdo individi është si një botë e vogël për të. Jeta dhe lumturia e jetës së familjes së tij dhe gjallëria e shtëpisë varet nga respekti i ndërsjellë, serioz, i sinqertë e i kushtuar midis të gjithëve, nga përkujdesja e vërtetë dhe nga mëshira që arrin deri në cakun e vetësakrifikimit. Kurrë nuk do të arrihej ky respekt i sinqertë dhe kjo mëshirë e vërtetë e ndërsjellë, veçse me besimin në ekzistencën e marrëdhënieve të përjetshme shoqërore, e mëshirës së përhershme dhe të bashkëshoqërimit të amshuar, në një kohë të pafund, dhe nën hijen e një jete të pakufishme, të cilat i lidhin marrëdhënie të respektuara e të shquara atërore, marrëdhënie të pastërta vëllazërore dhe marrëdhënie të sinqerta e të ngushta shoqërore.

    Për shembull, bashkëshorti thotë me vete: “Kjo bashkëshortja ime do të jetë shoqja e përhershme e jetës sime në një botë të përjetshme dhe në një jetë të amshuar. Në qoftë se ajo tani është plakur dhe është bërë e shëmtuar, nuk ka rëndësi, sepse ajo ka një bukuri të përjetshme që do ta shfaqë vetveten në të ardhmen, dhe për këtë unë tani sakrifikoj gjithçka që kërkon ai bashkëshoqërim i përjetshëm, dhe tregoj çdo mëshirë e dhembshuri ndaj saj.” Kështu, ai do ta trajtonte bashkëshorten e tij të moshuar me aq dashuri të shumtë, me mëshirë e përkujdesje sikur ajo të ishte një Huri e bukur.

    Përndryshe, një shoqërim e lidhje e ngushtë që përfundon e zgjat një orë, apo dy orë pas martesës dhe pastaj ndiqet nga një ndarje e përhershme, padyshim do të ishte një shoqërim sipërfaqësor, kalimtar e i pa themel. Ajo nuk do të ishte asgjë më shumë se sa një instinkt epshor i kafshëve dhe se një mëshirë figurative dhe një respekt artificial; gjithashtu do të shfaqeshin interesat e tjera të nefsit si ato të kafshëve dhe pasionet e shfrenuara dhe do ta mposhtnin atë mëshirë e respekt, dhe si rrjedhojë, një xhennet i kësaj bote do të kthehej në një Xhehennem të padurueshëm.

    Atëherë, nga qindra rezultate të besimit në Ringjalljen, vetëm njëri rezultat lidhet me jetën shoqërore të njeriut. Në qoftë se aspektet e tjerë që janë me qindra dhe dobitë e këtij rezultati të vetëm do të dilnin si përfundim i deduktueshëm nëpërmjet analogjisë, me këto katër prova të vërteta, do të kuptohej se ndodhja dhe realizimi i realitetit të Ringjalljes është aq e sigurtë sa e vërteta e lartë e humanizmit dhe sa nevojat e tij të përgjithshme. Ajo madje do të ishte një dëshmi më e qartë se sa nevoja e stomakut për ushqime, madje e dëshmon në mënyrë më të qartë se sa kjo.

    Në qoftë se përfundimet e vërtetësisë së ringjalljes do të plaçkiteshin nga gjendja njerëzore, atëherë se esenca e humanizmit – Ringjallja–natyra dhe esenca e të cilit janë të larta, të rëndësishme e të gjalla, do të binin në gjendjen e coftinës, dhe të një strehimi mikrobesh.

    Le t’i kushtojnë vëmendje sociologët, politikanët dhe moralistët, të cilët interesohen për çështjet e humanizmit, për moralin dhe për shoqërinë njerëzore, si mendojnë ata ta mbushin këtë zbrazëti, dhe me çfarë do t’i kurojnë ata këto plagë të thella? U kumbofshin veshët e tyre!..

    PIKA E DYTË

    Pika e dytë na shpjegon në mënyrë shumë të përmbledhur, një provë të vetme, midis provave të panumërta, e cila buron nga dëshmia që shtyllat e tjera të besimit japin për ringjalljen.

    Kështu, që të gjitha mrekullitë që tregojnë profetësinë e Muhammedit a.s.m., të gjitha provat e profetësisë së Tij dhe të gjitha dëshmitë e vërtetësisë së Tij, dëshmojnë e vërtetojnë së bashku realitetin e vërtetësisë së ringjalljes, sepse gjatë jetës së Tij të bekuar, ai personalitet i lartë u përqëndru, pas Njësisë së All-llahut xh.sh., tek ringjallja midis të gjitha çështjeve të besimit. Dhe në të vërtetë, mrekullitë dhe provat që tregojnë vërtetësinë e të gjithë profetëve, paqja dhe bekimet e All-llahut qofshin mbi ta, dhe që u shkaktojnë njerëzve t’i vërtetojnë ato, dëshmojnë të njëjtën vërtetësi, e cila është ringjallja.

    Dhe gjithashtu, fraza وَ بِرُسُلِهٖ “Dhe besojmë në të gjithë Profetët”, domosdoshmërisht ndiqet nga fraza كُتُبِهٖ “Dhe besojmë në Librat e Shpallur Qiellorë”, dhe kjo gjithashtu jep dëshmi për të njëjtën vërtetësi, si më poshtë vijon:

    Të gjitha mrekullitë, provat dhe të vërtetat që argumentojnë vërtetësinë e Kur’anit të shpjegimit të mrekullueshëm dëshmojnë e vërtetojnë realizimin dhe ndodhjen e Ringjalljes sepse një e treta e Kur’anit përbëhet nga përmendjet për Ringjalljen, dhe shumica e sureve të shkurtëra fillojnë me vërsete të fuqishme që lidhen me ringjalljen. Kur’ani e shpall këtë të vërtetë me mijëra nga vërsetet e tij të lartë, në mënyrë të qartë e të nënkuptuar. Ai e provon atë dhe e demonstron qartë.

    اِذَا الشَّم۟سُ كُوِّرَت۟ ۝ يَٓا اَيُّهَا النَّاسُ اتَّقُوا رَبَّكُم۟ اِنَّ زَل۟زَلَةَ السَّاعَةِ شَى۟ءٌ عَظٖيمٌ ۝ اِذَا زُل۟زِلَتِ ال۟اَر۟ضُ زِل۟زَالَهَا ۝ اِذَا السَّمَٓاءُ ان۟فَطَرَت۟ ۝ اِذَا السَّمَٓاءُ ان۟شَقَّت۟ ۝ عَمَّ يَتَسَٓاءَلُونَ ۝ هَل۟ اَتٰيكَ حَدٖيثُ ال۟غَاشِيَةِ

    “Kur dielli të mbështillet dhe të humbë dritën dhe të përmbyset.”([1])

    “O njerëz! Kinie frikë All-llahun tuaj! Vërtet që tronditja e Orës (së Gjykimit) është gjë e tmerrshme.”([2])

    “Kur toka të dridhet me tronditjen e madhe (për të fundit herë).”([3])

    “Kur qielli të plasë.”([4])

    “Kur qielli të çahet.”([5])

    “Për çfarë po pyesin njëri-tjetrin?”([6])

    “A të ka arritur ty ngjarja e mbulimit (trishtimi i Ditës së Kijametit)?”([7])

    Ashtu si këto vërsete, në fillimin e pothuajse tridhjetë-dyzet sureve, që tregojnë me sigurinë më të madhe se e vërteta e ringjalljes është më e rëndësishmja dhe më esencialja e të vërtetave të humanizmit, po ashtu vërsetet e tjera demonstrojnë me prova bindëse dëshmitë e ndryshme të të njëjtës vërtetësi.

    A do të ishte e mundur që besimi në ringjalljen të ishte i pavërtetë, një besim i bërë aq qartë si dielli nga mijëra dëshmi e tregues të tjerë të parashtruar në një libër që mban frutin e të gjitha të vërtetave të shumta shkencore e kozmike që përfshihen në shkencat islame, ndonëse një tregues i vetëm i një vërseti të vetëm do të ishte i mjaftueshëm? A nuk do të ishte mohimi i këtij besimi si të mohoje diellin, e madje si të mohoje ekzistencën e kozmosit? A nuk do të ishte kjo njëqind shkallë e pamundur dhe e kotë?

    Një mbret, në ndonjë rast, mund të dërgojë një ushtri në fushën e betejës, thjesht që një tregues i vetëm i tij të mos konsiderohet gënjeshtër; atëherë a do të ishte e mundur që t’i konsiderosh gënjeshtra mijërat e fjalëve, pretendimet dhe kërcënimet e Atij Monarku të Gjithëlavdishëm e t’i konsiderosh ato si të pavërteta?

    Tani për provën e kësaj të vërtete të ringjalljes mjafton vetëm një tregues i vetëm nga ai mbret shpirtëror i cili ka sunduar për trembëdhjetë shekuj pa ndërprerje, që ka edukuar shpirtëra të panumërt, mendje, zemra dhe nefse, i ka pastruar ata dhe i ka drejtuar për tek e vërteta dhe realiteti; a nuk do të mjaftonte një tregues i vetëm prej tij për të provuar realitetin e ringjalljes? A edhe pasi të jetë provuar e demonstruar kjo e vërtetë me mijëra dëshmi të qarta, nuk pranohet? A nuk do të ishte injorant e idiot ai që nuk e pranon këtë të vërtetë të qartë? A nuk do të ishte drejtësi e pastër për të ndëshkimi i Xhehennemit?

    Dhe gjithashtu, të gjitha Shkrimet Qiellore dhe Librat e Shenjtë, që secili nga ato iu adresua një shekulli e një kohe të caktuar, e vërtetojnë me mijëra nënshkrime pretendimin e Kur’anit për të vërtetën e ringjalljes, ndonëse shpjegimi i tyre për të është i përmbledhur e shkurt, dhe kjo sipas kohës dhe shekullit të tyre; ajo e vërtetë e sigurt, të cilën e shpjegoi qartë e në mënyrë të detajuar Kur’ani i komentimit të mrekullueshëm, ky libër i cili iu adresua të ardhmes dhe të gjitha epokave.

    Ne do të përfshijmë këtu, për shkak se lidhet me temën e ringjalljes, një provë të ringjalljes e nxjerrë nga fundi i Trajtesës së lutjes” – Munaxhat–. Kjo provë, duke përmbajtur dëshminë e dhënë për “Besimin në Ditën e Ringjalljes”, midis shtyllave të tjera të besimit, dhe veçanërisht për Besimin në Rusul “të Dërguarit” e All-llahut xh.sh. dhe në Kutub “Librat” e Tij, është e shkurtër por e fuqishme. Ajo mjafton për të larguar të gjitha dyshimet.

    Kështu është thënë në “Munaxhat”:

    “O All-llah i Gjithëmëshirshëm! Nëpërmjet udhëzimit të profetit më të nderuar dhe mësimit të Kur’anit, unë kam kuptuar se të gjithë librat e shenjtë dhe profetët, me në krye Kur’anin dhe profetin më të nderuar, tregojnë e dëshmojnë me unanimitet për shfaqjet e Emrave të Bukur Hyjnorë, plot Madhështi e Bukuri, që shenjat e të Cilëve shihen kudo në këtë dynja e në të gjitha botët, do të vazhdojnë në përjetësi në formë akoma më të shndritshme; se Mirësitë Hyjnore, shfaqjet e mëshirshme dhe shembujt e të cilave ne i shohim në këtë botë kalimtare, do të zgjasin e do të vazhdojnë në mënyrë më të shndritshme në Banesën e Lutmurisë, dhe se ata të përmalluar, të cilët i shikojnë ato në jetën e shkurtër të kësaj bote, me kënaqësi do t’i shoqërojnë me dashuri e mallëngjim dhe do të mbeten përjetësisht së bashku në Botën tjetër.

    Dhe për më tepër, të gjithë profetët, me në krye profetin Muhammed a.s.m. dhe Kur’anin e gjithurtë, të cilët kanë në duart e tyre të gjithë shpirtërat e ndriçuar, evlijatë të cilët janë udhëheqësit e të gjitha zemrave të ndritura dhe shërbëtorët e vërtetë të All-llahut xh.sh., që janë burimi i të gjitha mendjeve të mprehta e të ndritura; ata të gjithë e besojnë ringjalljen dhe u japin njerëzve lajmet e gëzueshme për lumturinë e përjetshme. Për më tepër, ata shpallin e dëshmojnë me besim të fortë se zjarri i Xhehen’nemit ekziston për ata që janë të çudhëzuar, kurse Xhenneti ekziston për ata që janë të udhëzuar drejtë. Ata e bëjnë këtë duke u mbështetur në qindra keramete të qarta dhe në vërsete vendimtare, dhe në premtimet e kërcënimet që Ti, o All-llah, i ke përmendur shumë shpesh në të gjitha shkrimet qiellore dhe në librat e shenjtë, duke u mbështetur në Dinjitetin e Madhështisë Tënde dhe në Mbretërinë e Hyjnisë Tënde, në veprat e Tua madhështore, dhe në Atributet e Tua të shenjta si fuqia, mëshira, përkujdesja, urtësia, madhështia e bukuria, si dhe duke u bazuar në vizionet e tyre të shumta dhe në shikimet e tyre të cilat na përçojnë neve shenjat dhe efektet e botës tjetër, dhe duke u mbështetur në besimin e në bindjen e tyre që janë tek shkalla e njohjes së sigurtë dhe tek shikimi i sigurt i të vërtetës.

    “O i Gjithurtë dhe i Gjithëfuqishëm i Vetëm! O i Gjithëmëshirshëm e Mëshirëplotë! O Gjithëbujar i Vetëm gjithmon i vërtetë në premtimin Tënd! O i Gjithautoritetshëm i Vetëm dhe i Gjithëlavdishëm, Zotëruesi i Madhështisë, i Shkëlqimit dhe i Lartësisë!.”

    Ti je i Lartësuar, i Shenjtëruar dhe i Pastruar pafundësisht, Ti je i shpëtuar nga të bërit e shumë evlijave dhe miqve të Tu të sinqertë dhe pastaj ata të shfaqeshin si gënjeshtarë dhe të paraqitej e rreme dëshmia e aq shumë Emrave të Tu të Bukur dhe e pamjeve të Tua; Ti je i lartësuar dhe i shenjtëruar nga refuzimi e dështimi për të kryer atë që është bërë e domosdoshme në mënyrë vendimtare nga Sovraniteti i Hyjnisë Tënde; je i lartësuar nga mospranimi i lutjeve të panumërta dhe i duave për botën e përtejme që bëhen nga shërbëtorët e Tu të shumtë të cilët Ti i do dhe të cilët kërkojnë dashurinë Tënde me besim tek Ti dhe me bindje e nënshtrim ndaj Teje; dhe je i shenjtëruar nga miratimi ndaj mohimit të ringjalljes që bëhet nga njerëzit e humbur e të çudhëzuar të cilët e fyejnë Lavdinë Tënde dhe Madhështinë me mosbesimin e tyre kryengritës dhe me mohimin e tyre ndaj premtimeve të Tua, të cilët tejkalojnë caqet dhe veprojnë në kundërshtim me Madhështinë e Hyjnisë Tënde dhe sulmojnë Mëshirën e Hyjnisë Tënde. Ne e shpallim shenjtërinë e drejtësisë Tënde absolute, të bukurisë së pafund dhe të mëshirës Tënde të gjërë, dhe e shpallim lartësinë e tyre dhe qënien e tyre larg kësaj padrejtësie e shëmtie të pakufishme.

    Ne besojmë me të gjithë fuqinë tonë në të vërtetën dhe në saktësinë e dëshmisë së dhënë nga qindra e mijëra mesazhierë të vërtetë, nga të gjithë profetët, evlijatë, të pastërtit të cilët thërrasin për tek Ty dhe janë dëshmuesit me të gjitha shkallët e sigurisë, që janë lajmëtarët e sovranitetit të All-llahut, e thesareve të mëshirës Tënde të përjetshme, e pasurive të mirësisë Tënde të fshehur në botën e përhershme, dhe për shfaqjet e mahnitshme e të mrekullueshme të Emrave të Bukur të Tu që do të shfaqen plotësisht në Banesën e lumturisë. Treguesit e tyre janë të vërteta e të sakta, parashikimet e tyre janë të vërteta. Ata i mësojnë shërbëtorët e Tu me urdhrin Tënd brenda sferës së të vërtetës, se rrezja më e madhe që shfaqet nga Emri Hyjnor “Hakk” “i Vërteti” që është burimi, dielli dhe mbrojtësi i të gjitha të vërtetave, është e vërteta më e madhe, domethënë ringjallja. Në këtë ata besojnë dhe atëherë e japin mësim si esencën e të vërtetës.

    O All-llah! Për hir të mësimit dhe porosive që ata japin, na dhuro neve dhe Studentëve të Risale-i Nur’it besim të plotë dhe na dhuro përfundim të mirë me iman të jetës sonë, dhe na bëj ne nga ata që përfitojnë prej shefa’atit (ndërmjetësimit) të tyre... Amin...

    Të gjitha provat dhe dëshmitë që provojnë vërtetësinë e Kur’anit, dhe madje të gjitha librat qiellorë dhe mrekullitë e provat që vërtetojnë profetësinë e të dashurit të Zotit xh.sh. dhe madje atë të gjithë profetëve, tregojnë realitetin e botës tjetër, që është pjesa më e lartë e asaj që pretendojnë librat dhe mesazhierët. Gjithashtu, shumica e provave dhe e dëshmive për ekzistencën dhe Njësinë e Krijuesit, Qënies së Vetme të domosdoshme, dëshmojnë në mënyrë të tërthortë ekzistencën dhe hapjen e banesës së lumturisë dhe të Botës së përjetësisë që është boshti kryesor dhe treguesi i Hyjnisë.

    Sepse siç do të shpjegohet e demonstrohet më poshtë, ekzistenca e Qënies së Vetme të domosdoshme, të gjitha Atributet e Tij, shumica e Emrave të Tij, dhe Veçoritë e Tij të shenjta dhe Aspekte të tilla, si: “Hyjnia, Përkujdesja, Mëshira, Urtësia e Drejtësia”..., kërkojnë ekzistencën e botës tjetër si një çështje e domosdoshme; ato bëjnë të domosdoshme një botë të përjetshme në mënyrë të prerë, dhe ato e kërkojnë ringjalljen për qëllimin më të domosdoshëm të dënimit dhe shpërblimit.

    Po, meqenëse ka një All-llah, Ekzistues i para dhe i paspërjetësisë, duhet që medoemos të jetë gjithashtu një botë tjetër, që është boshti i përjetshëm i Sovranitetit të Tij Hyjnor. Dhe meqenëse, Një Hyjni absolute shfaqet në Kozmos dhe veçanërisht tek gjallesat, Një Hyjni madhështore, e Urtë dhe absolute, atëherë gjithashtu duhet të jetë një botë e përjetshme lumturie për të hyrë tek ajo, me qëllim që të ruajë urtësinë e Tij nga kotësia, dhe përkudesjen e Tij nga tradhtia.

    Dhe meqenëse, të gjitha këto mirëbërje të pafund, këto bekime, mirësi, bujari, përkujdesje e mëshira që ne i shikojmë me sytë tanë, i tregojnë çdo mendjeje që nuk është e shuar dhe çdo zemre që nuk ka vdekur, domosdoshmërinë e ekzistencës së Një Krijuesi të Gjithëmëshirshëm e Mëshirëplotë nga prapa perdes, atëherë duhet patjetër të jetë, ashtu siç është e vërtetë, një jetë e amshuar e cila do të mbrojë mirësitë e Tij kundra talljes, bekimet e Tij kundra mashtrimit, mirëbërjen e Tij kundra armiqësisë, mëshirën e Tij kundra torturës dhe bujarinë e përkujdesjen e Tij kundra tradhtisë. Po, Ai i Cili e bën mirësinë mirësi të vërtetë dhe bekimet bekime të vërteta, pikërisht Ai është burimi i ekzistencës së një jete të përhershme në Botën e Qëndrueshmërisë e të Përjetsisë... Po, medoemos duhet të realizohet kjo.

    Dhe meqenëse, në fillimin e çdo pranvere, Pena e Fuqisë shkruan pa u lodhur në faqen e ngushtë të tokës njëqindmijë libra të ndërthurur, që të gjithë pa gabimin më të vogël, siç duket qartë përpara syve tanë, atëherë Pronari i asaj Pene ka premtuar dhe është betuar njëqindmijë herë se “Unë do të shkruaj dhe do t’ju bëj juve të lexoni një libër të bukur e të përjetshëm, në një vend shumë më të shtrirë se sa ky vend i ngushtë, i përzier e i ngatërruar dhe në një mënyrë shumë më të lehtë se sa ky libër i vogël e i shkurtër i pranverës”. Ai Krijues, e përmend atë libër me të gjitha urdhëresat e dekretet e Tij. Domethënë, projekti origjinial i librit padyshim është shkruar; ai do të regjistrohet në shkrim me të gjitha shënimet e tij në Ditën e Ringjalljes. Regjistri i veprave të të gjithëve atëherë do të jetë i shkruar.

    Dhe meqenëse toka ka një rëndësi aq të madhe, sa që është bërë zemra e kozmosit; ajo është qendra e tij, pjesa e tij e zgjedhur, rezultati përfundimtar i tij, dhe pikërisht arsyeja për krijimin e tij. Kjo është për shkak të shumësisë së krijesave që gjenden në të, dhe për shkak se ajo është banesa, origjina, punishtja dhe vendi i shfaqjes dhe i ringjalljes së qindra e mijëra llojeve të ndryshme të gjallesave duke ndryshuar vazhdimisht. Pavarësisht vogëlsisë së përmasës së saj, ajo është bërë barazvlerësja e qiejve të gjërë. Kështu ne gjithmonë lexojmë në të gjithë dekretet qiellorë: رَبُّ السَّمٰوَاتِ وَ ال۟اَر۟ضِ “Mbështetësi (All-llahu) i qiejve dhe i Tokës.”

    Biri i Ademit, njeriu, gjithashtu ka një rëndësi të veçantë.

    Ve madem bu mahiyetteki arzın her tarafına hükmeden ve ekser mahlukatına tasarruf eden ve ekser zîhayat mevcudatını teshir edip kendi etrafına toplattıran ve ekser masnuatını kendi hevesatının hendesesiyle ve ihtiyacatının düsturlarıyla öyle güzelce tanzim ve teşhir ve tezyin ve çok antika nevilerini liste gibi birer yerlerde öyle toplayıp süslettirir ki değil yalnız ins ve cin nazarlarını, belki semavat ehlinin ve kâinatın nazar-ı dikkatlerini ve takdirlerini ve kâinat sahibinin nazar-ı istihsanını celbetmekle gayet büyük bir ehemmiyet ve kıymet alan ve bu haysiyetle bu kâinatın hikmet-i hilkati ve büyük neticesi ve kıymetli meyvesi ve arzın halifesi olduğunu fenleriyle, sanatlarıyla gösteren ve dünya cihetinde Sâni’-i âlem’in mu’cizeli sanatlarını gayet güzelce teşhir ve tanzim ettiği için isyan ve küfrüyle beraber dünyada bırakılan ve azabı tehir edilen ve bu hizmeti için imhal edilip muvaffakiyet gören nev-i benî-Âdem var.

    Ve madem bu mahiyetteki nev-i benî-Âdem, mizaç ve hilkat itibarıyla gayet zayıf ve âciz ve gayet acz ve fakrıyla beraber hadsiz ihtiyacatı ve teellümatı olduğu halde, bütün bütün kuvvetinin ve ihtiyarının fevkinde olarak koca küre-i arzı, o nev-i insana lüzumu bulunan her nevi madenlere mahzen ve her nevi taamlara ambar ve nev-i insanın hoşuna gidecek her çeşit mallara bir dükkân suretine getiren gayet kuvvetli ve hikmetli ve şefkatli bir mutasarrıf var ki böyle nev-i insana bakıyor, besliyor, istediğini veriyor.

    Ve madem bu hakikatteki bir Rab, hem insanı sever hem kendini insana sevdirir hem bâkidir hem bâki âlemleri var hem adaletle her işi görür ve hikmetle her şeyi yapıyor. Hem bu kısa hayat-ı dünyeviyede ve bu kısacık ömr-ü beşerde ve bu muvakkat ve fâni zeminde o Hâkim-i Ezelî’nin haşmet-i saltanatı ve sermediyet-i hâkimiyeti yerleşemiyor.

    Ve nev-i insanda vuku bulan ve kâinatın intizamına ve adalet ve muvazenelerine ve hüsn-ü cemaline münafî ve muhalif çok büyük zulümleri ve isyanları ve velinimetine ve onu şefkatle besleyene karşı ihanetleri, inkârları, küfürleri bu dünyada cezasız kalıp gaddar zalim, rahat ile hayatını ve bîçare mazlum, meşakkatler içinde ömürlerini geçirirler. Ve umum kâinatta eserleri görünen şu adalet-i mutlakanın mahiyeti ise dirilmemek suretiyle o gaddar zalimlerin ve meyus mazlumların vefat içindeki müsavatlarına bütün bütün zıttır, kaldırmaz, müsaade etmez!

    Ve madem nasıl ki kâinatın sahibi, kâinattan zemini ve zeminden nev-i insanı intihab edip gayet büyük bir makam, bir ehemmiyet vermiş. Öyle de nev-i insandan dahi makasıd-ı rububiyetine tevafuk eden ve kendilerini iman ve teslim ile ona sevdiren hakiki insanlar olan enbiya ve evliya ve asfiyayı intihab edip kendine dost ve muhatap ederek, onları mu’cizeler ve tevfikler ile ikram ve düşmanlarını semavî tokatlar ile tazip ediyor.

    Ve bu kıymetli, sevimli dostlarından dahi onların imamı ve mefhari olan Muhammed aleyhissalâtü vesselâmı intihab ederek, ehemmiyetli küre-i arzın yarısını ve ehemmiyetli nev-i insanın beşten birisini uzun asırlarda onun nuruyla tenvir ediyor. Âdeta bu kâinat onun için yaratılmış gibi bütün gayeleri onun ile ve onun dini ile ve Kur’an’ı ile tezahür ediyor.

    Ve o pek çok kıymettar ve milyonlar sene yaşayacak kadar hadsiz hizmetlerinin ücretlerini hadsiz bir zamanda almaya müstahak ve lâyık iken, gayet meşakkatler ve mücahedeler içinde altmış üç sene gibi kısacık bir ömür verilmiş. Acaba hiçbir cihetle hiçbir imkânı, hiçbir ihtimali, hiçbir kabiliyeti var mı ki o zat, bütün emsali ve dostlarıyla beraber dirilmesin ve şimdi de ruhen diri ve hay olmasın? İdam-ı ebedî ile mahvolsunlar? Hâşâ, yüz bin defa hâşâ ve kellâ! Evet, bütün kâinat ve hakikat-i âlem, onun dirilmesini dava eder ve hayatını Sahib-i kâinat’tan talep ediyor.

    Ve madem Yedinci Şuâ olan Âyetü’l-Kübra’da her biri bir dağ kuvvetinde otuz üç adet icma-ı azîm ispat etmişler ki: Bu kâinat bir elden çıkmış ve bir tek zatın mülküdür. Ve kemalât-ı İlahiyenin medarı olan vahdetini ve ehadiyetini bedahetle göstermişler. Ve vahdet ve ehadiyet ile bütün kâinat, o Zat-ı Vâhid’in emirber neferleri ve musahhar memurları hükmüne geçiyor. Ve âhiretin gelmesiyle, kemalâtı sukuttan ve adalet-i mutlakası müstehziyane gadr-ı mutlaktan ve hikmet-i âmmesi sefahetkârane abesiyetten ve rahmet-i vâsiası lâhiyane tazibden ve izzet-i kudreti zelilane aczden kurtulurlar, takaddüs ederler.

    Elbette ve elbette ve herhalde iman-ı billahın yüzer nüktesinden bu altı mademlerdeki hakikatlerin muktezasıyla; kıyamet kopacak, haşir ve neşir olacak, dâr-ı mücazat ve mükâfat açılacak. Tâ ki arzın mezkûr ehemmiyeti ve merkeziyeti ve insanın ehemmiyeti ve kıymeti tahakkuk edebilsin. Ve arz ve insanın Hâlık’ı ve Rabb’i olan Mutasarrıf-ı Hakîm’in mezkûr adaleti, hikmeti, rahmeti, saltanatı takarrur edebilsin. Ve o Bâki Rabb’in mezkûr hakiki dostları ve müştakları idam-ı ebedîden kurtulsun. Ve o dostların en büyüğü ve en kıymettarı, bütün kâinatı memnun ve minnettar eden kudsî hizmetlerinin mükâfatını görsün. Ve Sultan-ı Sermedî’nin kemalâtı naks ve kusurdan ve kudreti aczden ve hikmeti sefahetten ve adaleti zulümden tenezzüh ve takaddüs ve teberri etsin.

    Elhasıl: Madem Allah var, elbette âhiret vardır.

    Hem nasıl ki mezkûr üç erkân-ı imaniye onları ispat eden bütün delilleriyle haşre şehadet ve delâlet ederler. Öyle de وَ بِمَلٰئِكَتِهٖ وَ بِال۟قَدَرِ خَي۟رِهٖ وَ شَرِّهٖ مِنَ اللّٰهِ تَعَالٰى olan iki rükn-ü imanî dahi haşri istilzam edip kuvvetli bir surette âlem-i bekaya şehadet ve delâlet ederler. Şöyle ki:

    Melâikenin vücudunu ve vazife-i ubudiyetlerini ispat eden bütün deliller ve hadsiz müşahedeler, mükâlemeler, dolayısıyla âlem-i ervahın ve âlem-i gaybın ve âlem-i bekanın ve âlem-i âhiretin ve ileride cin ve ins ile şenlendirilecek olan dâr-ı saadetin ve cennet ve cehennemin vücudlarına delâlet ederler. Çünkü melekler bu âlemleri izn-i İlahî ile görebilirler ve girerler. Ve Hazret-i Cebrail gibi, insanlar ile görüşen umum melâike-i mukarrebîn mezkûr âlemlerin vücudlarını ve onlar, onlarda gezdiklerini müttefikan haber veriyorlar. Görmediğimiz Amerika kıtasının vücudunu, ondan gelenlerin ihbarıyla bedihî bildiğimiz gibi yüz tevatür kuvvetinde bulunan melâike ihbaratıyla âlem-i bekanın ve dâr-ı âhiretin ve cennet ve cehennemin vücudlarına o kat’iyette iman etmek gerektir ve öyle de iman ederiz.

    Hem Yirmi Altıncı Söz olan Risale-i Kader’de “iman-ı bi’l-kader” rüknünü ispat eden bütün deliller, dolayısıyla haşre ve neşr-i suhufa ve mizan-ı ekberdeki muvazene-i a’male delâlet ederler. Çünkü her şeyin mukadderatını gözümüz önünde nizam ve mizan levhalarında kaydetmek ve her zîhayatın sergüzeşt-i hayatiyelerini kuvve-i hâfızalarında ve çekirdeklerinde ve sair elvah-ı misaliyede yazmak ve her zîruhun hususan insanların defter-i a’mallerini elvah-ı mahfuzada tesbit etmek ve geçirmek; elbette öyle muhit bir kader ve hakîmane bir takdir ve müdakkikane bir kayıt ve hafîzane bir kitabet, ancak mahkeme-i kübrada umumî bir muhakeme neticesinde daimî bir mükâfat ve mücazat için olabilir. Yoksa o ihatalı ve inceden ince olan kayıt ve muhafaza, bütün bütün manasız, faydasız kalır, hikmete ve hakikate münafî olur.

    Hem haşir gelmezse kader kalemiyle yazılan bu kitab-ı kâinatın bütün muhakkak manaları bozulur ki hiçbir cihet-i imkânı olamaz ve o ihtimal, bu kâinatın vücudunu inkâr gibi bir muhal belki bir hezeyan olur.

    Elhasıl: İmanın beş rüknü bütün delilleriyle, haşir ve neşrin vukuuna ve vücuduna ve dâr-ı âhiretin vücuduna ve açılmasına delâlet edip isterler ve şehadet edip talep ederler. İşte hakikat-i haşriyenin azametine tam muvafık böyle azametli ve sarsılmaz direkleri ve bürhanları bulunduğu içindir ki Kur’an-ı Mu’cizü’l-Beyan’ın hemen hemen üçten birisi haşir ve âhireti teşkil ediyor ve onu bütün hakaikine temel taşı ve üssü’l-esas yapıyor ve her şeyi onun üstüne bina ediyor.

    (Mukaddime nihayet buldu.)

    1. Kur’an, 81: 1
    2. Kur’an, 22: 1
    3. Kur’an, 99: 1
    4. Kur’an, 82: 1
    5. Kur’an, 84: 1
    6. Kur’an, 78: 1
    7. Kur’an, 88: 1