Translations:On Birinci Söz/14/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden
    22.56, 23 Aralık 2024 tarihinde Said (mesaj | katkılar) tarafından oluşturulmuş 195482 numaralı sürüm
    (fark) ← Önceki sürüm | Güncel sürüm (fark) | Sonraki sürüm → (fark)

    Grupi i parë: Meqenëse këta e njohën vetveten, qenë me mend, dhe zemrat e tyre ishin të pastërta e të qeta, kur shikuan çudirat brenda pallatit, ata deklaruan duke thënë: “Këtu lëvizin gjëra të mëdha.” Ata kuptuan se tek ato nuk kishte asgjë kot, ato nuk ishin lojra e as lodra fëmijësh. Kështu ata ishin kureshtarë, dhe ndërsa po habiteshin, ata filluan të thonin: “Dua të di ku fshihet zgjidhja e enigmës së pallatit, dhe cila është urtësia e saj që kemi parë e po shohim?” Ata, papritmas, dëgjuan fjalimin e mësuesit njohës dhe sqarimet e tij të mahnitshme dhe kuptuan se çelësat e të gjitha mistereve dhe zgjidhja e të gjitha enigmave ishin me të. Atëherë, ata iu afruan atij dhe i thanë: “Paqja qoftë mbi ty o mësues! Sigurisht një pallat luksoz i tillë domosdoshmërisht kërkon të ketë një mësues të vërtetë e të përpiktë si ty. Të lutem na trego nga ajo çfarë të ka mësuar Mbreti ynë”.