Translations:On Birinci Söz/49/sq
O nefsi im i pandjeshëm dhe o shoku im i pamenduar! A pandehni se detyra e jetës suaj kufizohet në përmbushjen e kërkesave të nefsit udhëzues për të liga duke vënë në përdorim mjetet e qytetërimit, që të kënaqin dëshirat fizike? Dhe a mendoni se synimi i vetëm i ndjenjave delikate e të holla shpirtërore, i aftësive dhe i gjymtyrëve të renditura bukur, i ndjenjave dhe shqiseve kureshtare të përfshira në aparatin e jetës suaj, janë kufizuar tek kënaqja e dëshirave të ulëta të nefsit të ulët në këtë jetë kalimtare? Ruajna Zot, kurrë! Në krijimin e atyre gjymtyrëve në qënien tuaj dhe të përfshira brenda natyrës suaj, janë dy qëllime themelore: