Translations:On Yedinci Söz/499/sq
Meqenëse realiteti është ky, eja, o nefsi im i mjerë, që mallëngjehesh, që e dëshiron jetën, qe je i dashuruar pas dynjasë dhe i sprovuar me shpresa e dhimbje të pafundme! Zgjohu dhe eja në vete! A nuk e shikon se xixëllonja, e cila mbështetet tek drita tepër e vocërr e saj, qëndron nëpër errësirat e pafundme të natës: Ndërsa meqenëse nuk mbështetet tek vetvetja, bleta mjaltëse gjen dritën e ditës, shikon të gjitha shoqet e saja, lulet, të zbukuruara me dritën e diellit. Po kështu, në qoftë se ti mbështetesh tek vetja jote, tek qënia jote dhe tek egoizmi yt, ti do të ishe si xixëllonja.
Ndërsa në qoftë se ti do ta sakrifikoje qënien tënde kalimtare në rugën e Krijuesit i Cili ta dha ty atë do të bëhesh si bleta dhe ti do gjesh një dritë ekzistence të pafundme. Sakrifikoje pra veten tënde, sepse qënia jote të është dhënë ty si amanet dhe si diçka në ruajtje.