Translations:Yirmi Üçüncü Söz/136/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden
    16.15, 9 Ocak 2025 tarihinde Said (mesaj | katkılar) tarafından oluşturulmuş 202337 numaralı sürüm ("Këtë mister do ta sqarojmë nëpërmjet një krahasimi. Për shembull: Nëse do të marrim parasysh artet e njeriut, vlera e materialeve të përdorura dhe vlera e artit në punimin e tyre janë krejtësisht të ndryshme. Ndonjëherë ato janë të barabarta; në disa raste materiali është më i çmueshëm; nganjëherë ndodh që një vlerë arti prej pesë monedhash ari të gjendet në materiale si hekuri i cili vlen pesë qindarka dhe në raste t..." içeriğiyle yeni sayfa oluşturdu)
    (fark) ← Önceki sürüm | Güncel sürüm (fark) | Sonraki sürüm → (fark)

    Këtë mister do ta sqarojmë nëpërmjet një krahasimi.

    Për shembull: Nëse do të marrim parasysh artet e njeriut, vlera e materialeve të përdorura dhe vlera e artit në punimin e tyre janë krejtësisht të ndryshme. Ndonjëherë ato janë të barabarta; në disa raste materiali është më i çmueshëm; nganjëherë ndodh që një vlerë arti prej pesë monedhash ari të gjendet në materiale si hekuri i cili vlen pesë qindarka dhe në raste të tjera ndonjë vepër antike arti mund të vlejë miliona, ndërkohë që materiali prej të cilit përbëhet nuk kap vlerën e pesë qindarkave.

    Atëherë, në qoftë se një vepër antike e tillë arti, një punë e një mjeshtri të përkryer e virtuoz të kohëve të lashta, do të ekspozohej në një treg antikash dhe të bëhej e njohur duke përmendur piktorin dhe artin e tij, pa dyshim ajo mund të shitej me miliona dollarë. Ndërsa po të dërgohej ajo vepër arti për t’u ekspozuar tek një tregtar hedhurinash industriale apo kovaçhane, ndoshta askush nuk do të shkonte për ta blerë, ose çmimi me të cilin do të vleresohej do të ishte i barabartë me vlerën e saj materiale, pra jo më tepër se pesë qindarkat e metalit në të cilin vepra do të ishte punuar.