Translations:Yirmi Üçüncü Söz/138/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden
    16.15, 9 Ocak 2025 tarihinde Said (mesaj | katkılar) tarafından oluşturulmuş 202341 numaralı sürüm ("Në qoftë se drita e besimit do të futej në qënien e njeriut, atëherë të gjitha skalitjet kuptimplote tek ai do të mund të lexoheshin me atë dritë. Pasi ai që e ndien pulsin e besimit nëpërmjet kësaj lidhjeje, i lexon me vetëdije ato duke i bërë edhe të tjerët që t’i lexojnë. Kjo do të thotë se arti Hyjnor tek njeriu bëhet i dukshëm nëpërmjet kuptimit të të vërtetave si: “Unë jam krijesa dhe produkti i Krijuesit të Gj..." içeriğiyle yeni sayfa oluşturdu)
    (fark) ← Önceki sürüm | Güncel sürüm (fark) | Sonraki sürüm → (fark)

    Në qoftë se drita e besimit do të futej në qënien e njeriut, atëherë të gjitha skalitjet kuptimplote tek ai do të mund të lexoheshin me atë dritë. Pasi ai që e ndien pulsin e besimit nëpërmjet kësaj lidhjeje, i lexon me vetëdije ato duke i bërë edhe të tjerët që t’i lexojnë. Kjo do të thotë se arti Hyjnor tek njeriu bëhet i dukshëm nëpërmjet kuptimit të të vërtetave si: “Unë jam krijesa dhe produkti i Krijuesit të Gjithëlavdishëm. Shikoni se si shfaqet tek unë mëshira dhe bujaria e Tij.” Me fjalë të tjera, besimi i cili përbëhet nga të qënit i lidhur me Krijuesin, bën të qartë të gjithë artin Hyjnor tek njeriu dhe me këtë përcaktohet vlera e njeriut e cila është në harmoni me atë art dhe me shkëlqimin e asaj pasqyre të Krijuesit Absolut. Nga ky këndvështrim, ky njeri i parëndësishëm shndërrohet duke zënë vendin më të lartë midis krijesave; duke u bërë i denjë për të marrë mesazhet Hyjnore dhe të arrijë nderin e të qënit mysafir i parajsës.