Translations:Yirmi Dördüncü Söz/288/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden
    19.12, 10 Ocak 2025 tarihinde Said (mesaj | katkılar) tarafından oluşturulmuş 203178 numaralı sürüm ("Kështu, për shkak të këtij misteri, Kur’ani e përmend Ringjalljen dhe Kijametin në nivelin më të lartë dhe në mënyrën më të plotë të detajuar, po kështu edhe profeti Muhammed Alejhis Salatu Ves-selam i cili u nderua me dritat e Emrit më të madh, udhëzon për tek ato të dyja. Dhe siç kërkohet nga urtësia e udhëzimit, profetët e mëparshëm nuk e shpjeguan ringjalljen në shkallën më të lartë dhe me detajet më të mëdha, p..." içeriğiyle yeni sayfa oluşturdu)
    (fark) ← Önceki sürüm | Güncel sürüm (fark) | Sonraki sürüm → (fark)

    Kështu, për shkak të këtij misteri, Kur’ani e përmend Ringjalljen dhe Kijametin në nivelin më të lartë dhe në mënyrën më të plotë të detajuar, po kështu edhe profeti Muhammed Alejhis Salatu Ves-selam i cili u nderua me dritat e Emrit më të madh, udhëzon për tek ato të dyja. Dhe siç kërkohet nga urtësia e udhëzimit, profetët e mëparshëm nuk e shpjeguan ringjalljen në shkallën më të lartë dhe me detajet më të mëdha, por në mënyrë të përmbledhur, meqenëse popujt e tyre ishin në fazat e thjeshta fillestare dhe në një nivel primitiv.

    Dhe gjithashtu për shkak të këtij misteri, disa nga ata të cilët ndjekin rrugën e shenjtërisë nuk i panë, ose nuk mundën t’i demonstronin disa nga të vërtetat e besimit tek shkalla më e lartë. Gjithashtu për shkak të këtij misteri, ndodhen shumë ndryshime në shkallët e atyre të cilët kanë njohuri për All-llahun. Kështu, mistere të shumta si këto, zbulohen nga kjo e vërtetë.