Translations:Yirmi Dördüncü Söz/335/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden
    12.37, 11 Ocak 2025 tarihinde Said (mesaj | katkılar) tarafından oluşturulmuş 203331 numaralı sürüm ("Shembulli ynë në këtë është si shembulli i një njeriu primitiv e i trashë i cili kurrë nuk e ka parë mbretin dhe as nuk e njeh madhështinë e sundimit të tij. Ai me idetë e tij të kufizuara e imagjinon një mbret të jetë si një kryeplak fshati, ose më i madh se kryeplaku. Madje ka pasur rreth nesh, në lindje të Anadollit, disa njerëz torollakë të një fisi të cilët thonin: “Kryeplaku ynë e di se çfarë bën mbreti, ndërsa ai..." içeriğiyle yeni sayfa oluşturdu)
    (fark) ← Önceki sürüm | Güncel sürüm (fark) | Sonraki sürüm → (fark)

    Shembulli ynë në këtë është si shembulli i një njeriu primitiv e i trashë i cili kurrë nuk e ka parë mbretin dhe as nuk e njeh madhështinë e sundimit të tij. Ai me idetë e tij të kufizuara e imagjinon një mbret të jetë si një kryeplak fshati, ose më i madh se kryeplaku. Madje ka pasur rreth nesh, në lindje të Anadollit, disa njerëz torollakë të një fisi të cilët thonin: “Kryeplaku ynë e di se çfarë bën mbreti, ndërsa ai gatuan supën e tij me bullgur në sobën e tij në një tenxhere.”

    Domethënë, ata beduinë e imagjinuan mbretin në një situtatë të tillë të ngushtë dhe në një formë kaq të rëndomtë sa që ai po gatuante supën e tij; ata e supozuan atë të kishte madhështinë e një komandanti në ushtri. Tani në qoftë se do t’i thuhej njërit prej atyre njerëzve: “Në qoftë se ti do ta bëje këtë punë për mua sot, unë do të të jap ty një rang aq sa ti ke njohuri për rangun e mbretit, domethënë, unë do të të jap ty një pozitë aq të lartë sa ajo e komandantit”, kjo fjalë do të ishte e vërtetë dhe e drejtë, sepse madhështia e mbretit në mendjen e dëgjuesit dhe në sferën e ngushtë të ideve të tij është sa madhështia e një komandanti dhe jo tjetër.