Translations:Yirmi Dördüncü Söz/345/sq
E vërteta e dymbëdhjetë: Meqenëse shikimi i profetësisë, Njësia dhe imani shikojnë tek Uniteti, tek Ahireti dhe Hyjnia, ato e shikojnë të vërtetën dhe realitetin në përputhje me ato. Ndërsa shikimi i filozofëve dhe i shkencëtarëve shikon tek shumësia, tek shkaqet dhe tek natyra, dhe shikojnë në përputhje me to. Këndvështrimet e tyre janë shumë të largëta nga njëri-tjetri. Qëllimi më i lartë i njerëzve të filozofisë është aq i vogël e i parëndësishëm sa ai është i paperceptueshëm tek qëllimet e dijetarëve të fesë dhe të shkencave Islame.