Translations:Yirmi Dördüncü Söz/346/sq
Kështu, për shkak të kësaj, shkencëtarët kanë përparuar shumë në shpjegimin e detajuar të natyrës së qënieve dhe në përshkri-min e cilësive të tyre më të holla, por ato janë shumë prapa shkencave të larta Hyjnore dhe njohurive që lidhen me Ahiretin, të cilat janë urtësia e vërtetë dhe njohja, domethënë, ata janë më prapa se sa një besimtar i thjeshtë. Ata që nuk e kuptojnë këtë mister supozojnë se dijetarët e Islamit janë prapa shkencëtarëve dhe filozofëve. Por si munden ata, mendjet e të cilëve kanë zbritur tek sytë e tyre dhe që janë zhytur në shumësinë e krijesave, t’i arrijnë ata të cilët kapin qëllimet e larta e të shenjta nëpërmjet trashëgimisë së Profetit (A.S.M.)