Translations:Yirmi Dördüncü Söz/366/sq
Melekët të cilët janë në pozitën e bariut dhe të fermerit janë të ndryshëm nga qëniet njerëzore, sepse mbikëqyrja e tyre është thjesht për hir të Zotit të Plotëfuqishëm dhe me Emrin e Tij dhe nëpërmjet Fuqisë dhe urdhrit të Tij. Madje mbikëqyrja e tyre është shikimi i shfaqjeve Hyjnore në speciet që ata janë ngarkuar për t’i kontrolluar, duke studiuar shfaqjet e Fuqisë dhe të mëshirës në të; duke i bërë të njohur asaj specieje urdhërat Hyjnore nëpërmjet llojit të inspirimit; dhe në një mënyrë duke kryer atë çfarë i ngjason organizimit të akteve të vullnetshme të specieve.