Translations:Yirmi Dördüncü Söz/394/sq
O nefsi im që e do vetveten!.. O shoku im që dashuron dynjanë! Mësoje! Dashuria është shkaku i ekzistencës së universit, ajo që e lidh atë; ajo është edhe drita e universit, edhe jeta e tij. Meqenëse njeriu është fruti më gjithëpërfshirës i universit, një dashuri që do ta pushtojë universin është përfshirë në zemrën e tij e cila është bërthama e atij fruti. Prandaj nuk i përshtatet një dashuri e tillë e pafund veçse Atij që ka një plotësim të pafund.