Translations:Yirmi Dördüncü Söz/404/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden
    13.12, 11 Ocak 2025 tarihinde Said (mesaj | katkılar) tarafından oluşturulmuş 203473 numaralı sürüm ("O nefs! Kjo do të thotë që të mos e duash nefsin tënd, por më e mirë për ty është ta kundërshtosh atë, ose të ndjesh dhimbje për gjendjen e tij, ose të të vijë keq për të, ose pasi ai të jetë i qetë, atëherë mund të kesh dhembshuri për të. Në qoftë se ti e do nefsin tënd sepse ai është burimi i kënaqësisë dhe i dobisë dhe se ti je i robëruar pas ëndjeve të kënaqësisë dhe të përfitimit, mos e prefero kënaqësi..." içeriğiyle yeni sayfa oluşturdu)
    (fark) ← Önceki sürüm | Güncel sürüm (fark) | Sonraki sürüm → (fark)

    O nefs! Kjo do të thotë që të mos e duash nefsin tënd, por më e mirë për ty është ta kundërshtosh atë, ose të ndjesh dhimbje për gjendjen e tij, ose të të vijë keq për të, ose pasi ai të jetë i qetë, atëherë mund të kesh dhembshuri për të.

    Në qoftë se ti e do nefsin tënd sepse ai është burimi i kënaqësisë dhe i dobisë dhe se ti je i robëruar pas ëndjeve të kënaqësisë dhe të përfitimit, mos e prefero kënaqësinë e nefsit, i cili është si një thërrime, mbi kënaqësinë dhe përfitimet e pafundme. Mos u bëj si xixëllonja e cila i mbyt të gjitha gjërat dhe të gjithë të dashurit e saj në errësirën e vetmisë dhe mjaftohet me një vagëllime (drite të dobët) të vockël në veten e saj, sepse kënaqësitë dhe përfitimet e nefsit tënd së bashku me dobitë dhe mirësitë e krijesave të universit, me të cilat je i lidhur, prej të cilave ti përfiton dhe nëpërmjet lumturisë së të cilave ti je i lumtur, ato janë të gjitha nga mirësia dhe favori i të Dashurit të Përjet-shëm të Parapërjetësisë të Cilit i përket gjithë lavdia.