Translations:Otuz Birinci Söz/315/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden
    21.01, 22 Ocak 2025 tarihinde Said (mesaj | katkılar) tarafından oluşturulmuş 208980 numaralı sürüm ("'''Krahasimi i parë:''' Ashtu siç është shpjeguar me hollësi në tregimin e krahasimit tek Fjala e Njëmbëdhjetë: Le të supozojmë se ndodhej një mbret i shquar i cili kishte thesare të mëdha dhe në ato thesare gjendeshin shumëllojshmëri xhevahiresh. Ai kishte shumë dhunti në profesione e mjeshtëri të çuditshme, kishte njohuri gjithëpërfshirëse për arte të panumërta të çuditshme dhe dituri dhe njohje në shkenca të panumërta..." içeriğiyle yeni sayfa oluşturdu)
    (fark) ← Önceki sürüm | Güncel sürüm (fark) | Sonraki sürüm → (fark)

    Krahasimi i parë: Ashtu siç është shpjeguar me hollësi në tregimin e krahasimit tek Fjala e Njëmbëdhjetë: Le të supozojmë se ndodhej një mbret i shquar i cili kishte thesare të mëdha dhe në ato thesare gjendeshin shumëllojshmëri xhevahiresh. Ai kishte shumë dhunti në profesione e mjeshtëri të çuditshme, kishte njohuri gjithëpërfshirëse për arte të panumërta të çuditshme dhe dituri dhe njohje në shkenca të panumërta mahnitëse. Dhe në përputhje me misterin se çdo pronar bukurie e plotësimi dëshiron edhe t’i shohë, edhe t’i shfaqë bukurinë dhe plotësimin e tij, natyrisht ai mbret me aftësi të lartë mjeshtërore, gjithashtu do të dëshironte të hapë një ekspozitë dhe të paraqesë shfaqjet brenda saj, me qëllim që të nxjerrë në dritë e t’u tregojë shikimeve të njerëzve madhështinë e sovranitetit të Tij, dhe për të shfaqur edhe shkëlqimin e pasurisë së Tij, çudirat e artit të Tij dhe mrekullitë e njohjes së Tij. Ai deshi ta bënte këtë me qëllim që Ai të mund të shikonte bukurinë e vet të palëndët, jomateriale, dhe plotësimin e vet në dy drejtime. I pari ishte që Ai vetë të mund të shikonte me sytë e vet, të cilët ishin në dijeni për realitetin, ndërsa tjetri ishte me qëllim që ai të mund t’i shikonte nëpërmjet shikimit të të tjerëve.

    Si një rrjedhojë e kësaj urtësie, ai nisi të ndërtojë një pallat madhështor e të gjërë. Ai e ndau me madhështi në apartamente dhe banesa. Ai e zbukuroi atë me çdo lloj thesari të stolisur me xhevahire nga arkat e tij, dhe e zbukuroi atë me artet më të bukura dhe më madhështore të punuara nga dora e tij. Ai e sistemoi atë me përpunimin e hollësinë më të madhe të njohjes dhe të shkencës së tij, dhe e zbukuroi atë dhe e plotësoi me veprat e mrekullueshme të diturisë së tij. Pastaj, ai shtroi tryeza me shumëllojshmëri mirësish dhe me ushqimet më të shijshme të përshtatshme për secilin grup dhe përgatiti një gosti të përgjithshme. Pastaj me qëllim që të shfaqë plotësimet e Tij për nënshtetasit e tij, ai u bëri ftesë atyre për tek gostia dhe për të shikuar plotësimet e tij.