Translations:Otuz Birinci Söz/345/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden
    21.27, 22 Ocak 2025 tarihinde Said (mesaj | katkılar) tarafından oluşturulmuş 209025 numaralı sürüm ("'''Së shtati:''' Siç është e qartë në shikim, qëniet janë bërë të bukura me shkallën më të lartë të stolisjes së hollë e të zbukurimit. Dhe një stolisje e një zbukurim i tillë demonstrojnë qartë se Krijuesi i tyre ka një vullnet tej mase të fuqishëm për t’i bërë të bukur dhe ka një qëllim për t’i stolisur. Vullneti për të bërë të bukur e për të stolisur demonstron se Krijuesi, medoemos, zotëron një dëshirë..." içeriğiyle yeni sayfa oluşturdu)
    (fark) ← Önceki sürüm | Güncel sürüm (fark) | Sonraki sürüm → (fark)

    Së shtati: Siç është e qartë në shikim, qëniet janë bërë të bukura me shkallën më të lartë të stolisjes së hollë e të zbukurimit. Dhe një stolisje e një zbukurim i tillë demonstrojnë qartë se Krijuesi i tyre ka një vullnet tej mase të fuqishëm për t’i bërë të bukur dhe ka një qëllim për t’i stolisur. Vullneti për të bërë të bukur e për të stolisur demonstron se Krijuesi, medoemos, zotëron një dëshirë të fortë dhe një dashuri të shenjtë drejt artit të Tij, dhe midis qënieve, ai që tregon plotësisht tek Vetvetja i Tij çudirat më të holla e gjithëpërfshirëse të artit, që i njohu ato, dhe i bëri ato dhe vetveten të njohura e të dashura, që vlerësoi bukuritë që gjenden tek qëniet e tjera, duke deklaruar: Mashaall-llah! “Çfarë çudirash ka dashur Zoti Dhe që ishte më i dashuri në shikimin e Krijuesit të Tij, sigurisht do të ishte Ai profet, Muhammedi Alejhis-salatu ves-selam.