Translations:Otuz Birinci Söz/355/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden
    21.32, 22 Ocak 2025 tarihinde Said (mesaj | katkılar) tarafından oluşturulmuş 209038 numaralı sürüm ("Gjithashtu, siç u provua më lartë, Krijuesi Madhështor e bëri universin dhe e stolisi në formën e një pallati për qëllimet e demosntru-ara në përgjigjen ndaj Vështirësisë së Parë. Meqenëse Muhammedi (A.S.M.) ishte boshti i të gjitha atyre qëllimeve, padyshim ai duhej të shikohej me favor e hatër nga Krijuesi para se të krijohej universi, dhe ai duhej të ishte marrësi i parë i shfaqjes së Tij xhel-le sha’nuhu. Sepse rezultati..." içeriğiyle yeni sayfa oluşturdu)
    (fark) ← Önceki sürüm | Güncel sürüm (fark) | Sonraki sürüm → (fark)

    Gjithashtu, siç u provua më lartë, Krijuesi Madhështor e bëri universin dhe e stolisi në formën e një pallati për qëllimet e demosntru-ara në përgjigjen ndaj Vështirësisë së Parë. Meqenëse Muhammedi (A.S.M.) ishte boshti i të gjitha atyre qëllimeve, padyshim ai duhej të shikohej me favor e hatër nga Krijuesi para se të krijohej universi, dhe ai duhej të ishte marrësi i parë i shfaqjes së Tij xhel-le sha’nuhu. Sepse rezultati dhe fruti i një gjëje merret i pari në konsideratë. Domethënë, ekzistenca materiale vjen në fund ndërsa kuptimi vjen i pari. Por, meqenëse Muhammedi (A.S.M.) ishte edhe fruti më i plotë, edhe boshti i vlerës së të gjitha atyre frutave, dhe aksi i shfaqjes së të gjitha qëllime-ve, atëherë drita e tij duhej të merrte shfaqjen e parë të krijueshmërisë.