Translations:Otuz Birinci Söz/376/sq
Ashtu siç e ngjëroi dhe provoi frutin e shikimit të Bukurisë Hyjnore, po ashtu ai u solli xhindeve dhe njerëzve dhuratën e këtij fruti duke qenë i arritshëm e i kapshëm nga të gjithë besimtarët. Ti mund të kuptosh nga krahasimi vijues se sa frut i kënaqshëm, i këndshëm dhe sa i ëmbël e i hollë është ai. Domethënë, çdo njeri që ka zemër të gjallë e perceptim të hollë, pa dyshim që do ta donte atë person që posedon bukuri, plotësim e mirëbërësi. Dhe se dashuria rritet në lidhje me shkallët e bukurisë, të plotësimeve dhe të mirëbërësisë; ajo arrin shkallën e adhurimit dhe përfundon tek dashuria që do të sakrifikonte edhe vetë jetën e saj. Për hir të një shikimi vetëm një herë të Atij që e ka një bukuri të tillë, ajo dashuri do të arrinte tek niveli që ajo do të sakrifikonte botën.
Por ama në lidhje me Bukurinë, Plotësimin dhe Mirëbërësinë e Zotit të Plotfuqishëm, bukuria, plotësimi dhe mirëbërësia në të gjitha qëniet nuk janë madje as si shkëndija të pakta të vockëla në krahasim me diellin.