Translations:Onuncu Söz/309/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden
    08.38, 15 Aralık 2024 tarihinde Said (mesaj | katkılar) tarafından oluşturulmuş 193381 numaralı sürüm ("'''Prova e katërt:''' Qendra më gjithëpërfshirëse e gjinisë njerëzore në jetën e saj të kësaj bote, burimi më themelor i saj, xhenneti i saj, strehimi dhe kështjella e lumturisë së kësaj bote është jeta e familjes. Shtëpia e çdo individi është si një botë e vogël për të. Jeta dhe lumturia e jetës së familjes së tij dhe gjallëria e shtëpisë varet nga respekti i ndërsjellë, serioz, i sinqertë e i kushtuar midis të gjith..." içeriğiyle yeni sayfa oluşturdu)
    (fark) ← Önceki sürüm | Güncel sürüm (fark) | Sonraki sürüm → (fark)

    Prova e katërt: Qendra më gjithëpërfshirëse e gjinisë njerëzore në jetën e saj të kësaj bote, burimi më themelor i saj, xhenneti i saj, strehimi dhe kështjella e lumturisë së kësaj bote është jeta e familjes. Shtëpia e çdo individi është si një botë e vogël për të. Jeta dhe lumturia e jetës së familjes së tij dhe gjallëria e shtëpisë varet nga respekti i ndërsjellë, serioz, i sinqertë e i kushtuar midis të gjithëve, nga përkujdesja e vërtetë dhe nga mëshira që arrin deri në cakun e vetësakrifikimit. Kurrë nuk do të arrihej ky respekt i sinqertë dhe kjo mëshirë e vërtetë e ndërsjellë, veçse me besimin në ekzistencën e marrëdhënieve të përjetshme shoqërore, e mëshirës së përhershme dhe të bashkëshoqërimit të amshuar, në një kohë të pafund, dhe nën hijen e një jete të pakufishme, të cilat i lidhin marrëdhënie të respektuara e të shquara atërore, marrëdhënie të pastërta vëllazërore dhe marrëdhënie të sinqerta e të ngushta shoqërore.