Translations:On Birinci Söz/21/sq
Ai pallat është kjo botë, që i është vënë si çati ky qiell i ndriçuar me yje të buzëqeshur, dhe e shtruar me këtë dysheme të zbukuruar me lule të shumëllojshme nga lindja në perëndim. Sa për mbretin, Ai është Monarku i parapërjetësisë dhe i paspërjetësisë, i Shenjtëruari i Vetëm, të Cilit i japin lavdërime e shenjtërime të gjitha gjërat në shtatë qiejt e në tokë, secila me gjuhën e saj të veçantë. Ai është një Mbret i plotëfuqishëm, i tillë i Cili krijoi qiejt dhe tokën në gjashtë ditë, dhe pastaj u vendos në Fron. Zoti i fuqisë dhe i madhështisë, i Cili i kthen natën e ditën si dy shirita, njëri i bardhë e tjetri i zi, njëri pas tjetrit, është Ai i Cili i shkruan shenjat në faqen e kozmosit, dhe dielli, hëna dhe yjet janë të nënshtruar ndaj urdhrit të Tij.