Translations:On Dördüncü Söz/110/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden
    08.42, 28 Aralık 2024 tarihinde Said (mesaj | katkılar) tarafından oluşturulmuş 197329 numaralı sürüm ("Kështu, ne shohim se dielli, i cili është një fluskë e shndritshme në detin e qiejve dhe një pasqyrë e vockël dhe e dendur që reflekton shfaqjen e Emrit të En-Nur të të Plotfuqishmit të Vetëm Absolut, në mënyrë të dukshme shfaq shembujt e tre parimeve të kësaj të vërtete Kur’anore, '''sepse nuk ka dyshim se drita e diellit dhe nxehtësia e tij janë të dendura si dendësia e dheut në krahasim me njohjen dhe fuqinë e Atij i Cil..." içeriğiyle yeni sayfa oluşturdu)
    (fark) ← Önceki sürüm | Güncel sürüm (fark) | Sonraki sürüm → (fark)

    Kështu, ne shohim se dielli, i cili është një fluskë e shndritshme në detin e qiejve dhe një pasqyrë e vockël dhe e dendur që reflekton shfaqjen e Emrit të En-Nur të të Plotfuqishmit të Vetëm Absolut, në mënyrë të dukshme shfaq shembujt e tre parimeve të kësaj të vërtete Kur’anore, sepse nuk ka dyshim se drita e diellit dhe nxehtësia e tij janë të dendura si dendësia e dheut në krahasim me njohjen dhe fuqinë e Atij i Cili është نوران نور۝ منور نور ۝ مقدر نور Drita e dritës, Ndriçuesi i dritës dhe Paracaktuesi i dritës.

    Atëherë, Ai Hirplotë madhështor është shumë afër të gjitha gjërave me Njohurinë e Tij dhe me Fuqinë e Tij të pafundme, është i pranishëm tek ato dhe Gjithëshikues i tyre; ndërsa gjërat janë shumë larg Tij. Dhe Ai i bën gjërat me një lehtësi të tillë e kollajllëk, saqë kjo kuptohet se Ai krijon me lehtësinë dhe shpejtësinë e një urdhri të thjeshtë; dhe asgjë, kurrsesi, e madhe apo e vogël, e veçantë apo universale, nuk mund të dalë jashtë sferës së Fuqisë së Tij dhe se Madhështia e Tij i përfshin dhe i rrethon të gjitha gjërat. Ne besojmë me shkallën e shikimit të besimit të sigurt dhe ashtu duhet të besohet.