Translations:On Beşinci Söz/139/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden
    07.58, 29 Aralık 2024 tarihinde Said (mesaj | katkılar) tarafından oluşturulmuş 197632 numaralı sürüm ("Për më tepër, shpejtësia, ndryshimi i vazhdueshëm dhe transformimi i tokës, të cilat shkaktohen nga shembujt e urtësisë që u përmendën më lart, kërkon që ndryshime të ngjashme me to, të ndodhin edhe tek banorët e saj. Kështu toka, megjithëse është e kufizuar, ka fituar shfaqje të pakufizuara të Fuqisë Hyjnore, dhe kjo me moskufuzimin natyral të fuqive dhe të aftësive të banorëve të saj, njerëzve dhe xhindëve, të cilët..." içeriğiyle yeni sayfa oluşturdu)
    (fark) ← Önceki sürüm | Güncel sürüm (fark) | Sonraki sürüm → (fark)

    Për më tepër, shpejtësia, ndryshimi i vazhdueshëm dhe transformimi i tokës, të cilat shkaktohen nga shembujt e urtësisë që u përmendën më lart, kërkon që ndryshime të ngjashme me to, të ndodhin edhe tek banorët e saj.

    Kështu toka, megjithëse është e kufizuar, ka fituar shfaqje të pakufizuara të Fuqisë Hyjnore, dhe kjo me moskufuzimin natyral të fuqive dhe të aftësive të banorëve të saj, njerëzve dhe xhindëve, të cilët janë banorët e saj më të rëndësishëm, dhe jo si gjallesat e tjera. Si rezultat i kësaj ata kanë shfaqur ngjitje të pafund dhe zbritje të pafund. Një fushë e madhe provimi e testimi është hapur, duke filluar nga profetët dhe evlijatë dhe duke përfunduar me Nimrudët dhe Shejtanët. Meqenëse kjo është kështu, natyrisht, me të këqijat e tyre të pafundme, Faraonët si shejtanë do të hedhin gurë tek qielli dhe tek banorët e tij.