Translations:Yirmi İkinci Söz/327/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden
    18.31, 8 Ocak 2025 tarihinde Said (mesaj | katkılar) tarafından oluşturulmuş 201807 numaralı sürüm ("Në të njëjtën mënyrë, në qoftë se ti thua se libri i Universit është shkrimi i Penës së fuqisë së Vetekzistuesit të përjetshëm dhe letra e të Vetmit të pashoq, atëherë ti ecën në një rrugë të arsyeshme aq të lehtë, sa që ajo është e domosdoshme. Por, në qoftë se ti ia atribuon atë Natyrës dhe shkaqeve, ti ec në një rrugë aq të vështirë, sa që është e pamundur, dhe aq e mbushur me besëtytni sa që asnjë ide fi..." içeriğiyle yeni sayfa oluşturdu)
    (fark) ← Önceki sürüm | Güncel sürüm (fark) | Sonraki sürüm → (fark)

    Në të njëjtën mënyrë, në qoftë se ti thua se libri i Universit është shkrimi i Penës së fuqisë së Vetekzistuesit të përjetshëm dhe letra e të Vetmit të pashoq, atëherë ti ecën në një rrugë të arsyeshme aq të lehtë, sa që ajo është e domosdoshme. Por, në qoftë se ti ia atribuon atë Natyrës dhe shkaqeve, ti ec në një rrugë aq të vështirë, sa që është e pamundur, dhe aq e mbushur me besëtytni sa që asnjë ide fikse nuk do ta pranonte atë. Sepse do të bëhej e domosdoshme që natyra të ishte i pranishme në çdo pjesë dheu, dhe në çdo pikë uji, dhe në çdo pjesë ajri të ishin miliarda presa tipografike metali dhe fabrika të panumërta jolëndore, me qëllim që ato të ishin mjetet e formimit të numrave të pallogaritshëm të bimëve të lulëzuara dhe frutdhënëse. Ose ndryshe do të ishte e domos-doshme të pranoje se në to ndodhet njohja që përfshin gjithçka dhe fuqia e mjaftueshme për të gjitha gjërat, me qëllim që ato të mund të jenë burimi i vërtetë i atyre krijesave.