Translations:Yirmi İkinci Söz/378/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden
    19.03, 8 Ocak 2025 tarihinde Said (mesaj | katkılar) tarafından oluşturulmuş 201896 numaralı sürüm ("Siç është treguar tek Fjala e Nëntëmbëdhjetë, Prijësi ynë, Muhammedi, i besuari, paqja dhe bekimet e Zotit xh.sh. qofshin mbi të, është shenja më e lartë e Librit madhështor të Universit dhe Emri më i madh i atij Kur’ani madhështor; është bërthama e pemës së universit dhe fruti i tij më i ndritshëm, dielli i pallatit të botës dhe hëna vezulluese e botës së Islamit, lajmëtari i sovranitetit të Hynisë dhe zbuluesi i urtë..." içeriğiyle yeni sayfa oluşturdu)
    (fark) ← Önceki sürüm | Güncel sürüm (fark) | Sonraki sürüm → (fark)

    Siç është treguar tek Fjala e Nëntëmbëdhjetë, Prijësi ynë, Muhammedi, i besuari, paqja dhe bekimet e Zotit xh.sh. qofshin mbi të, është shenja më e lartë e Librit madhështor të Universit dhe Emri më i madh i atij Kur’ani madhështor; është bërthama e pemës së universit dhe fruti i tij më i ndritshëm, dielli i pallatit të botës dhe hëna vezulluese e botës së Islamit, lajmëtari i sovranitetit të Hynisë dhe zbuluesi i urtë i enigmës së Universit, i cili fluturon në nivelet e realitetit me krahët e profetësisë, i cili merr të gjithë pejgamberët nën krahun e profetësisë, i cili mbrojti botën islame nën krahun e Islamit; i cili mori pas tij të gjithë profetët dhe mesazhierët, të gjithë evlijatë- shenjtorët, e të drejtët, të gjithë të pastërtit dhe dijetarët, demonstroi Unitetin Hyjnor me të gjithë fuqinë e Tij dhe hapi rrugën drejt Arshit të Njësisë Hyjnore duke treguar rrugën e besimit në Zotin xh.sh. dhe duke provuar Unitetin Hyjnor.

    Atëherë, a mund të ketë ndonjë dyshim apo iluzion që të ketë fuqi të mbyllë apo të jenë perde për besimin në Zot që ai e demonstroi?