Translations:Yirmi Dördüncü Söz/293/sq
Feja është një provim, është një testim që dallon shpirtërat e lartësuar nga shpirtërat e ulët. Prandaj ajo flet për çështje, të cilat gjithkush do t’i shohë me sytë e tij në të ardhmen, në një mënyrë që ato çështje as nuk mbeten krejtësisht të panjohura, as nuk janë të vetëkuptueshme që gjithësecili të detyrohej t’i pranonte dhe t’i mbështeste ato; por ajo i shfaq ato në një mënyrë që hap derën për tek arsyeja, por nuk e merr nga dora dhe nuk e mohon fuqinë e zgjedhjes -vullnetin e lirë-, sepse në qoftë se një shenjë e Ditës së Fundit do të shfaqej krejtësisht në mënyrë të vetëkuptueshme dhe gjithkushi të detyrohej ta mbështeste e ta besonte, atëherë një natyrë si qymyri do të mbetej e barabartë me një natyrë si diamanti. Misteri i obligimit e i detyrimit dhe rezultatet e provimit do të humbisnin. Kështu, për shkak të kësaj ka pasur shumë diskutime e polemika mbi shumë çështje, si ato e Mehdiut dhe e Sufjanit. Gjithashtu ka shumë rrefenja të ndryshme; ato u bënë njoftime që kundërshtojnë njëra-tjetrën.