Translations:Yirmi Dördüncü Söz/306/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden
    20.22, 10 Ocak 2025 tarihinde Said (mesaj | katkılar) tarafından oluşturulmuş 203216 numaralı sürüm ("Gjithashtu, për shkak të këtij misteri, njerëzit kanë pritur që prej shumë kohësh, madje qysh nga brezi i tabiinëve, gjeneratës vijuese të sahabëve, shfaqjen e Mehdiut dhe të Sufjanit (Dexhalit) dhe shpresuan të jetonin gjatë me qëllim që t’i shihnin ata. Madje disa nga evlijatë, shenjtorët, thanë se “koha e tyre kishte kaluar.” Ashtu siç nuk është përcaktuar koha e kijametit, po ashtu urtësia Hyjnore kërkon mospërcaktimi..." içeriğiyle yeni sayfa oluşturdu)
    (fark) ← Önceki sürüm | Güncel sürüm (fark) | Sonraki sürüm → (fark)

    Gjithashtu, për shkak të këtij misteri, njerëzit kanë pritur që prej shumë kohësh, madje qysh nga brezi i tabiinëve, gjeneratës vijuese të sahabëve, shfaqjen e Mehdiut dhe të Sufjanit (Dexhalit) dhe shpresuan të jetonin gjatë me qëllim që t’i shihnin ata. Madje disa nga evlijatë, shenjtorët, thanë se “koha e tyre kishte kaluar.” Ashtu siç nuk është përcaktuar koha e kijametit, po ashtu urtësia Hyjnore kërkon mospërcaktimin e kijametit të tyre.

    Sepse çdo kohë e çdo shekull ka nevojë për kuptimin e “Mehdiut” i cili do të forconte moralin e tyre dhe do t’i shpëtonte ata nga këputja e shpresës. Atëherë duhet që çdo shekull të ketë një pjesë nga ky kuptim.