Translations:Yirmi Dördüncü Söz/323/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden
    20.40, 10 Ocak 2025 tarihinde Said (mesaj | katkılar) tarafından oluşturulmuş 203252 numaralı sürüm ("'''Përgjigjja:''' E vërteta e kësaj është kjo: Për secilën nga shkronjat e Kur’anit Gjithurtësi ka një meritë, thevab dhe secila është një vepër e mirë. Por nga mirësia Hyjnore, thevabi dhe merita e këtyre shkronjave lulëzohen dhe ndonjëherë fitojnë dhjetë, ndonjëherë shtatëdhjetë dhe ndonjëherë shtatëqind merita, '''si shkronjat e Ajeti Kursisë''', ndonjëherë ato fitojnë njëmijë e pesëqind merita, '''si shkronjat e..." içeriğiyle yeni sayfa oluşturdu)
    (fark) ← Önceki sürüm | Güncel sürüm (fark) | Sonraki sürüm → (fark)

    Përgjigjja: E vërteta e kësaj është kjo: Për secilën nga shkronjat e Kur’anit Gjithurtësi ka një meritë, thevab dhe secila është një vepër e mirë. Por nga mirësia Hyjnore, thevabi dhe merita e këtyre shkronjave lulëzohen dhe ndonjëherë fitojnë dhjetë, ndonjëherë shtatëdhjetë dhe ndonjëherë shtatëqind merita, si shkronjat e Ajeti Kursisë, ndonjëherë ato fitojnë njëmijë e pesëqind merita, si shkronjat e sures Ihlas, ndonjëherë dhjetë mijë si vërsetet e recituara në Lejle el Beraet në natën e Beraetit, dhe si ato që përkojnë me kohë të tjera të pranueshme e të vlefshme.

    Ndonjëherë ato fitojnë tridhjetëmijë merita, si vërsetet e recituara në Natën e Kadrit të cilat janë si fara hashashi në shumësinë e tyre. Dhe ajo kuptohet nga treguesi se shpërblimi në “Atë natë është i barasvlershëm sa për një mijë muaj”, ku në atë natë një shkronjë ka tridhjetë mijë thevabe.

    Kështu Kur’ani i Gjithurtë së bashku me shumëfishimin e thevabeve kurrësesi nuk mund të vihet në peshore dhe nuk do të vihet. Por kjo mund të barazohet me bazën e thevabit të disa sureve.