Translations:Yirmi Dördüncü Söz/362/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden
    12.53, 11 Ocak 2025 tarihinde Said (mesaj | katkılar) tarafından oluşturulmuş 203387 numaralı sürüm ("'''Kategoria e parë:''' Janë '''“Melekët”''' të cilët u përfaqësuan në krahasim si robërit, shërbëtorët. Melekët nuk përparojnë me përpjekje, por secili nga ato ka një stacion të fiksuar dhe një rang të përcaktuar; veçse ama ato marrin një kënaqësi të veçantë nga vetë puna dhe një rrezatim nga adhurimi i tyre. Domethënë, shpërblimi i këtyre shërbë-torëve gjendet brenda detyrave të tyre. Ashtu siç kënaqet e ushq..." içeriğiyle yeni sayfa oluşturdu)
    (fark) ← Önceki sürüm | Güncel sürüm (fark) | Sonraki sürüm → (fark)

    Kategoria e parë: Janë “Melekët” të cilët u përfaqësuan në krahasim si robërit, shërbëtorët. Melekët nuk përparojnë me përpjekje, por secili nga ato ka një stacion të fiksuar dhe një rang të përcaktuar; veçse ama ato marrin një kënaqësi të veçantë nga vetë puna dhe një rrezatim nga adhurimi i tyre. Domethënë, shpërblimi i këtyre shërbë-torëve gjendet brenda detyrave të tyre. Ashtu siç kënaqet e ushqehet njeriu nga uji, ajri, drita dhe nga ushqimi, po ashtu melekët kënaqen e ushqehen nga dritat e dhikrit (përmendjes), tesbihateve (lartësimeve), hamdit (lavdërimet), nga adhurimi, nga njohja dhe dashuria e Zotit xh.sh., sepse meqenëse ato janë krijuar nga drita, drita është e mjaftu-eshme si ushqim për to.

    Madje edhe parfumet erëmira të cilat janë afër dritës, janë një lloj ushqimi për ato dhe me të cilat ato kënaqen. Në të vërtetë, shpirtërat e mirë gjejnë kënaqësi tek erërat e ëmbëla e të këndshme.