Translations:Yirmi Dördüncü Söz/435/sq
O nefs! Ashtu siç e kemi thënë në mënyrë të përsëritur, meqenëse njeriu është fruti i pemës së krijimit, ai është një krijesë i cili, ashtu si një frut, është më i skajshmi dhe më gjithëpërfshirësi, shikon gjithçka dhe mban bërthamën e zemrës e cila mban brenda saj aspektet e unitetit të gjithçkaje dhe fytyrën e saj që shikon tek shumësia, përkohshmëria dhe tek dynjaja. Adhurimi, është një litar bashkimi i cili e kthen fytyrën e tij nga përkoshmëria tek përhershmëria, nga krijesa tek Krijuesi, nga shumësia tek uniteti dhe nga skajshmëria për tek origjina, ose është një pikë bashkimi midis origjinës dhe skajshmërisë.