Translations:Yirmi Beşinci Söz/960/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden
    08.12, 12 Ocak 2025 tarihinde Said (mesaj | katkılar) tarafından oluşturulmuş 203648 numaralı sürüm ("'''Kur’ani i shenjtë''', është një libër qiellor, i cili përfshin në mënyrë të përmbledhur librat e të gjithë profetëve, që kohët e të cilëve ishin të gjitha të ndryshme, si dhe veprat e të gjithë Evlijave dhe të dijetarëve të pastër që rrugët dhe metodat e të cilëve janë të gjitha të ndryshme. Gjashtë aspektet e Kur’anit janë të gjitha të shndritshme e të pastruara prej errësirës së dyshimeve dhe të skeptici..." içeriğiyle yeni sayfa oluşturdu)
    (fark) ← Önceki sürüm | Güncel sürüm (fark) | Sonraki sürüm → (fark)

    Kur’ani i shenjtë, është një libër qiellor, i cili përfshin në mënyrë të përmbledhur librat e të gjithë profetëve, që kohët e të cilëve ishin të gjitha të ndryshme, si dhe veprat e të gjithë Evlijave dhe të dijetarëve të pastër që rrugët dhe metodat e të cilëve janë të gjitha të ndryshme. Gjashtë aspektet e Kur’anit janë të gjitha të shndritshme e të pastruara prej errësirës së dyshimeve dhe të skepticizmit; pika e tij e mbështetjes është shpallje e vërtetë qiellore dhe fjalë parapërjetësie; synimi e qëllimi i tij, në mënyrë të vetëkuptueshme, është lumturia e përjetshme; aspekti i tij i brendshëm, në mënyrë të qartë, është udhëzim i pastër; aspekti i tij i sipërm, domosdoshmërisht, janë dritat e besimit; aspekti i poshtëm është dëshmi e pamohueshme dhe provë me shkallën e njohjes së sigurisë; aspekti i tij i djathtë, në mënyrë të provuar, është dorëzimi i zemrës dhe i ndërgjegjjes; aspekti i tij i majtë, me shkallën e shikimit të sigurisë, është nënshtrimi i arsyes dhe i mendjes me bindje të plotë; fruti i tij, me shkallëne sigurisë absolute, është Mëshira e të Gjithëmëshirshmit të Vetëm, dhe bota e Parajsës;rangu dhe këndshmëria e tij, sigurisht, pranohen nga engjëjt, njerëzit dhe xhindet.