Translations:Yirmi Beşinci Söz/966/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden
    08.15, 12 Ocak 2025 tarihinde Said (mesaj | katkılar) tarafından oluşturulmuş 203660 numaralı sürüm ("Elokuenca e tij është një elokuencë e mrekullueshme që buron nga bukuria e mirërenditjes së fjalës së tij, nga bukuria e plotësimit të thukëtisë së tij, mahnitja e stilit, veçantia e këndshmëria e tij, epërsia e qartësia e shpjegimit të tij, fuqia dhe vërtetësia e kuptimeve të tij dhe nga pastërtia e rrjedhshmëria e gjuhës së tij. Ai për njëmijë e treqind vjet ka sfiduar letrarët e oratorët më të shquar, shkollarët e di..." içeriğiyle yeni sayfa oluşturdu)
    (fark) ← Önceki sürüm | Güncel sürüm (fark) | Sonraki sürüm → (fark)

    Elokuenca e tij është një elokuencë e mrekullueshme që buron nga bukuria e mirërenditjes së fjalës së tij, nga bukuria e plotësimit të thukëtisë së tij, mahnitja e stilit, veçantia e këndshmëria e tij, epërsia e qartësia e shpjegimit të tij, fuqia dhe vërtetësia e kuptimeve të tij dhe nga pastërtia e rrjedhshmëria e gjuhës së tij. Ai për njëmijë e treqind vjet ka sfiduar letrarët e oratorët më të shquar, shkollarët e dijetarët më të mëdhenj dhe gjenitë më të ndritur të njerëzimit, dhe u bëri ftesë ta kundërshtojnë atë. Ai i ka provokuar shumë ata. Dhe megjithëse u ka bërë ftesë për ta kundërshtuar, ata gjeni, kokat e të cilëve preknin qiejt me krenarinë e mendjemadhësinë e tyre, nuk kanë qenë në gjendje as edhe të hapnin gojët e tyre për ta kundërshtuar dhe kanë ulur krejtësisht kokën e tyre.