Translations:Otuzuncu Söz/254/sq
Po, në të vërtetë, të gjitha grimcat e ajrit mund të futen në të gjitha trupat e qënieve të gjalla, në frutet e të gjitha luleve dhe në strukturat e të gjitha gjetheve. Ato mund të veprojnë brenda tyre, ndonëse mënyra në të cilën ato formohen janë të gjitha të ndryshme dhe rregulli e sistemet e tyre janë krejtësisht të dallueshëm. Në qoftë se, për shembull, fabrika e një fruti fiku do të ishte e ngjashme me një vegjë -tezgjah- për thurje, fabrika e frutit të shegës do të ishte e ngjashme me fabrikën e prodhimit të sheqerit dhe kështu me radhë... dhe programet e struktu- rave të tyre dhe trupat, që të gjithë ndryshojnë nga njëri-tjetri. Atëherë, një grimcë e ajrit futet ose mund të hyjë tek të gjitha ato. Ajo merr pozitën e saj dhe vepron në një mënyrë të urtë, mjeshtërisht e pa gabime. Dhe sapo të përfundojë detyrën e saj, ajo largohet.