Translations:Otuzuncu Söz/265/sq
I treti: Skalitësi i Parapërjetësisë e bëri lëvizjen e grimcave me urtësi të plotë dhe i vu ato në shërbim me rregull të plotë me qëllim që, nëpërmjet shfaqjes së qëndisjeve të manifestimeve të pafundme të Emrave Hyjnorë, Ai të mund të ekspozojë qëndisjet e pafundme në një fushë të kufizuar, me qëllim që të shprehë manifestimet e Emrave dhe me qëllim që Ai të mund të shkruajë shenjat e pafundme, të cilat do të tregojnë kuptimet e pafundme në një fletë të vogël.
Në të vërtetë, në esencë prodhimet e këtij viti janë si ato të vitit të kaluar, por kuptimet e tyre janë të ndryshme. Meqenëse përcaktimet relative ndryshohen, kuptimet e tyre ndryshojnë dhe shtohen. Dhe megjithëse përcaktimet relative dhe personifikimet e përkohshme zëvendësohen, dhe në dukje janë të përkohshme, kuptimet e tyre të bukura ruhen dhe janë të përhershme e të qëndrueshme.
Meqenëse gjethet, lulet dhe frutat e pemës së pranverës së kaluar nuk kanë shpirtëra (nuk mbajnë shpirtëra si ai i njeriut), ato janë në realitet të njëjtat si ato të kësaj pranvere. Por ndryshime ka vetëm në personifikimet relative; dhe personifikimet relative të kësaj pranvere zëvendësojnë ato të pranverës së kaluar me personifikime të ndryshme me qëllim që të tregojnë kuptimet e funksionet e Emrave Hyjnorë, manifestimet e të cilëve ripërtërihen vazhdimisht.