Translations:Otuzuncu Söz/267/sq
I pesti: Duke e shkaktuar lëvizjen e grimcave me urtësi të plotë nëpërmjet Fuqisë së Tij dhe duke i vënë ato në shërbim me rregull të plotë me qëllim që të shfaqë plotësimet e pafundme Hyjnore, manifestimet e pafundme të bukurisë dhe të lavdisë, lavdërimet e pafundme Hyjnore, në këtë fushë të ngushtë e të kufizuar dhe në këtë kohë të kufizuar e të shkurtër, Ai shkakton lavdërime të pafundme në një kohë të kufizuar dhe në një fushë të kufizuar. Ai shfaq manifestime të pafundme të Bukurisë së Tij, të lavdisë dhe të plotësimit. Ai krijon shumë të vërteta që lidhen me të padukshmen, shumë fruta për Ahiretin, shumë qëndisje dhe thurje kuptimplota të paracaktuara të formave të krijesave të përkohshme dhe të identiteteve të tyre të qëndrueshëm të përshtatshme për botën e shembëllesës dhe të pllakës, tablosë. Domethënë, Ai i Cili shkakton lëvizjen e grimcave është Ai i Cili i shfaq këto qëllime të mëdha dhe këto shembuj të fuqishëm urtësie. Në qoftë se do të ishte ndryshe, atëherë do të duhej që çdo grimcë të kishte një mendje aq të madhe sa dielli!