Translations:Otuz Birinci Söz/258/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden
    08.49, 22 Ocak 2025 tarihinde Said (mesaj | katkılar) tarafından oluşturulmuş 208755 numaralı sürüm ("Kështu, si rrjedhojë e këtij misteri të madh, Ai rregulloi universin dhe e organizoi në një mënyrë të çuditshme e të mahnitshme dhe në formime e trajtëzime të ndryshme njëra sipër tjetrës duke filluar nga grimcat, të cilat janë niveli më i vogël i krijesave, për tek qiejt, dhe nga niveli i parë i qiejve për tek Froni sublim, secili qiell duke qenë një çati për një botë të ndryshme, një fron për Hyjninë dhe një qendër p..." içeriğiyle yeni sayfa oluşturdu)
    (fark) ← Önceki sürüm | Güncel sürüm (fark) | Sonraki sürüm → (fark)

    Kështu, si rrjedhojë e këtij misteri të madh, Ai rregulloi universin dhe e organizoi në një mënyrë të çuditshme e të mahnitshme dhe në formime e trajtëzime të ndryshme njëra sipër tjetrës duke filluar nga grimcat, të cilat janë niveli më i vogël i krijesave, për tek qiejt, dhe nga niveli i parë i qiejve për tek Froni sublim, secili qiell duke qenë një çati për një botë të ndryshme, një fron për Hyjninë dhe një qendër për ushtrimin e autoritetit Hyjnor. Sigurisht, për sa ka të bëjë me Njësinë Hyjnore, të gjithë Emrat Hyjnorë mund të gjenden në ato sfera e nivele, ato mund të shfaqen së bashku me titujt, por ashtu si në ministrinë e Drejtësisë ku titulli i “Gjykatësit të drejtë” është themelor dhe mbisundues, ndërsa titujt e tjerë të mbretit varen tek ai titull dhe shikojnë tek urdhëri i tij, po kështu në çdo qiell, një Emër, një Titull Hyjnor është mbisundues, ndërsa titujt e tjerë e shikojnë atë.