Translations:Otuz Birinci Söz/261/sq
Krahasimi i dytë: Titulli i “Komandatit të përgjithshëm,” i cili është njëri nga titujt e një mbreti, shfaqet dhe bën një paraqitje në çdo sferë të ushtrisë, duke filluar nga ajo e komandantit të përgjithshëm, e cila është një sferë e gjërë dhe universale dhe duke përfunduar tek ajo e rreshterit, e cila është një sferë e veçantë dhe e pjesshme. Për shembull, një ushtar i thjesht shikon në personin e rreshterit të tij një model sikur të ishte titulli i komandantit të përgjithshëm, ai e shikon atë dhe merr urdhërat prej tij. Duke u bërë një rreshter, shfaqja e titullit në sferën e rreshterit do të tërheq vëmendjen e tij dhe do të jetë ajo tek e cila do të drejtohet.