Translations:Otuz Birinci Söz/261/sq
Krahasimi i dytë: Titulli i “Komandatit të përgjithshëm,” i cili është njëri nga titujt e një mbreti, shfaqet dhe bën një paraqitje në çdo sferë të ushtrisë, duke filluar nga ajo e komandantit të përgjithshëm, e cila është një sferë e gjërë dhe universale dhe duke përfunduar tek ajo e rreshterit, e cila është një sferë e veçantë dhe e pjesshme. Për shembull, një ushtar i thjesht shikon në personin e rreshterit të tij një model sikur të ishte titulli i komandantit të përgjithshëm, ai e shikon atë dhe merr urdhërat prej tij. Duke u bërë një rreshter, shfaqja e titullit në sferën e rreshterit do të tërheq vëmendjen e tij dhe do të jetë ajo tek e cila do të drejtohet.
Pastaj, në qoftë se ai do të gradohej në rangun e rreshterit, ai do të shikonte një model të titullit të Komandantit të Përgjithshëm dhe një manifestim të tij në sferën e togerit. Dhe gjendët një karrige e posaçme për të në atë rang, dhe kështu me radhë... Ai do të shikojë titullin në secilën nga sferat e kapitenit (komandantit), majorit, gjeneralit, dhe mareshallit në lidhje me sferën më të vogël ose më të gjërë.