Translations:Otuz Birinci Söz/296/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden
    09.11, 22 Ocak 2025 tarihinde Said (mesaj | katkılar) tarafından oluşturulmuş 208806 numaralı sürüm ("'''Ne themi si përgjigjje:''' Meqenëse Krijuesi i Gjithëlavdishëm deshi të shfaqte shenjat e Tij më të mëdha të cilat qëndrojnë si në aspektet e jashtme të gjërave, po ashtu edhe në aspektet e tyre të brendshme, dhe për t’i bërë punishtet dhe burimet e universit shfaqje për t’u parë me ngulm, dhe për të treguar rezultatet e veprave të njeriut në Ahiret, do të ishte e domosdoshme t’i merrte së bashku me zemrën e tij dhe..." içeriğiyle yeni sayfa oluşturdu)
    (fark) ← Önceki sürüm | Güncel sürüm (fark) | Sonraki sürüm → (fark)

    Ne themi si përgjigjje:

    Meqenëse Krijuesi i Gjithëlavdishëm deshi të shfaqte shenjat e Tij më të mëdha të cilat qëndrojnë si në aspektet e jashtme të gjërave, po ashtu edhe në aspektet e tyre të brendshme, dhe për t’i bërë punishtet dhe burimet e universit shfaqje për t’u parë me ngulm, dhe për të treguar rezultatet e veprave të njeriut në Ahiret, do të ishte e domosdoshme t’i merrte së bashku me zemrën e tij dhe shpirtin aq larg deri tek Froni, sytë e Muhammedti (A.S.M), të cilët ishin si çelësi për botën e objekteve të dukshme, dhe veshët e tij, të cilët kapën shenjat në botën e tingujve. Dhe për më tepër, kërkohet nga urtësia dhe arsyeja që Krijuesi i Gjithëlavdishëm duhet ta merrte aq larg deri tek Froni i Vet trupin e tij të bekuar, i cili ishte si makina e shpirtit të tij duke përfshirë shumë gjymtyrë, aparatura e pjesë përbërse, nëpërmjet të cilave të kryhen detyrat e tij.