Translations:Otuz Birinci Söz/302/sq
Tani le të supozojmë se ndodhen dy njerëz. Njëri nga ata të dy sikur ka hipur mbi akrepin e orëve dhe shikon përreth sipas lëvizjeve të tij, ndërsa tjetri ka hipur në akrepin i cili numëron të dhjetat e një sekondi dhe shikon përreth tij. Atëherë, ndryshimi i gjërave që shikojnë dy personat në të njëjtën periudhë kohe është shumë i madh, është aq i madh si krahasimi midis orës sonë të dorës dhe orbitës vjetore të tokës.
Kështu, meqenëse koha është si një ngjyrë, një hije, ose si një shirit i lëvizjes, atëherë një rregull që është në fuqi në lëvizje është gjithashtu në fuqi në kohë.