Translations:Otuz Birinci Söz/318/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden
    21.03, 22 Ocak 2025 tarihinde Said (mesaj | katkılar) tarafından oluşturulmuş 208984 numaralı sürüm ("Kështu, urtësia e të Gjithëlavdishmit të Bukurisë, Hirploti i Lavdisë dhe Krijuesi Zotërues i Bukurisë, i Cili e hap këtë pallat të botës sikur të ishte një ekspozitë me qëllim që të shohë e të tregojë bukurinë e Tij jolëndore dhe plotësimet, kërkon që Ai duhet ta njoftojë dikënd për kuptimin e shenjave të pallatit, me qëllim që ato të mos mbeten kot e pa dobi për qëniet e vetëdijshme në tokë. Urtësia e Tij kërkon..." içeriğiyle yeni sayfa oluşturdu)
    (fark) ← Önceki sürüm | Güncel sürüm (fark) | Sonraki sürüm → (fark)

    Kështu, urtësia e të Gjithëlavdishmit të Bukurisë, Hirploti i Lavdisë dhe Krijuesi Zotërues i Bukurisë, i Cili e hap këtë pallat të botës sikur të ishte një ekspozitë me qëllim që të shohë e të tregojë bukurinë e Tij jolëndore dhe plotësimet, kërkon që Ai duhet ta njoftojë dikënd për kuptimin e shenjave të pallatit, me qëllim që ato të mos mbeten kot e pa dobi për qëniet e vetëdijshme në tokë. Urtësia e Tij kërkon që Ai duhet t’i shkaktojë njërit prej tyre të udhëtojë nëpër botët më të larta, të cilat janë burimet e çudirave në pallat dhe janë thesaret e rezultateve të tyre; që Ai ta ngrejë atë mbi të gjithë të tjerët, ta nderojë atë me praninë e Tij të afërt, dhe ta bëjë atë të ngjitet në botët e Ahiretit, dhe t’i besojë atij detyra të shumta, të tilla si mësues për të gjithë robët, si lajmëtar për Sovranitetin e Hyjnisë së Tij, njoftues i atyre gjërave që e kënaqin Atë, shpjegues i shenjave të krijimit në pallatin e botës; që Ai të shënojë spikatjen, dallimin, e tij duke i dhënë dekorimet e mrekullive dhe duhej të bënte të njohur nëpërmjet një dekreti si Kur’ani se ai person është interpretuesi personal, i vërtetë i të Gjithëlavdishmit të vetëm.