Translations:Otuz Birinci Söz/320/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden
    21.07, 22 Ocak 2025 tarihinde Said (mesaj | katkılar) tarafından oluşturulmuş 208988 numaralı sürüm ("'''Krahasimi i dytë:''' Në qoftë se një person i ditur dhe mjeshtër do të hartonte e shkruante një libër të mrekullueshëm, dhe në çdo faqe të librit të ishin aq shumë të vërteta sa të mbushnin njëqind libra, dhe në secilin nga rreshtat e tij të ishin aq shumë kuptime të holla, aq sa të mbushnin njëqind faqe, dhe në secilën nga shkronjat e tij të shpreheshin aq shumë kuptime sa do të mbushnin njëqind fjalë, dhe në secilin..." içeriğiyle yeni sayfa oluşturdu)
    (fark) ← Önceki sürüm | Güncel sürüm (fark) | Sonraki sürüm → (fark)

    Krahasimi i dytë: Në qoftë se një person i ditur dhe mjeshtër do të hartonte e shkruante një libër të mrekullueshëm, dhe në çdo faqe të librit të ishin aq shumë të vërteta sa të mbushnin njëqind libra, dhe në secilin nga rreshtat e tij të ishin aq shumë kuptime të holla, aq sa të mbushnin njëqind faqe, dhe në secilën nga shkronjat e tij të shpreheshin aq shumë kuptime sa do të mbushnin njëqind fjalë, dhe në secilin nga kuptimet dhe nga të vërtetat e librit të shikoheshin dhe tregoheshin plotësimet jolëndore të atij shkrimtari të mrekullueshëm, ai sigurisht nuk do ta linte një thesar të pashtershëm të tillë, të mbyllur e kështu pa dobi. Ai sigurisht që do t’ua mësonte atë disa të tjerëve me qëllim që një libër i tillë i vlefshëm të mos mbetej pakuptim e kot; dhe kështu që plotësimet e tij të fshehura të bëhen të dukshme dhe të gjejnë plotësimin e tyre, dhe bukuria e tij jolëndore të shihet që të ishte i dashur, dhe që ta bënte veten e tij të dashur. Për më tepër, ai do ta bënte dikë që të kalonte përmes atij libri të mrekullueshëm nga faqja e parë deri tek e fundit, pra t’i dilte librit në fund, dhe t’ia mësonte atij kuptimet dhe të vërtetat e tij me qëllim që pastaj personi në fjalë t’ua mësonte ato të tjerëve.