Translations:Otuz Birinci Söz/357/sq
Po, në të vërtetë, punishtet jolëndore dhe ligjet universale të botës më të ulët janë në botët më të larta. Dhe frutet e veprimeve të xhindëve dhe të njerëzve, dhe rezultatet e punëve të të gjitha krijesave të panumërta në globin tokësor, i cili është një ekspozitë e veprave të artit, gjithashtu janë përfaqësuar në botët më të larta. Për më tepër, shumë shenja dhe dëshmia e shumë rrëfenjave tregojnë se veprat e mira do të marrin formën e frutave të Parajsës, ndërsa veprat e këqia do të marrin formën e një ushqimi të hidhur Ferri. Urtësia në krijim, dhe Emri Hyjnor El-Hakim, i Gjithurti, e bëjnë të domosdoshme këtë, dhe treguesit e Kur’anit Gjithurtësi e tregojnë këtë. Sigurisht shumësia në faqen e tokës është aq e përhapur dhe krijimi është aq i degëzuar në një shkallë të madhe, saqë speciet e krijesave dhe llojet e qënieve të cilat gjenden në globin tokësor duke ndryshuar e mbushur gjithmonë tokën dhe duke u zbrazur prej saj i tejkalojnë shumë të gjitha qëniet e shpërndara gjithandej universit. Kështu, burimet dhe mineralet për këto të pjesshme, sigurisht ato janë ligje universale dhe shfaqje universale të Emrave Hyjnorë.