Translations:Otuz Birinci Söz/402/sq
Por ama, librat e biografisë së Profetit Alejhis-salatu ves-selam dhe librat e historisë të cilat e përmendin ngjarjen, nuk tregojnë asgjë që sugjeron se jobesimtarët e mohuan atë.
E vetmja gjë që tregon historia është siç shpjegon vërseti: وَ يَقُولُوا سِح۟رٌ مُس۟تَمِرٌّ ”Dhe ata thonë: Kjo është magji e dukshme”, që tregon se jobesimtarët, të cilët e panë ngjarjen, thanë se ajo është “magji”, dhe thanë në qoftë se do ta kishin parë atë karvanët në vendet tjera gjithashtu, ajo ishte e vërtetë, ose përndryshe, ai do t’u kishte bërë magji. Karvanët që arritën në mëngjesin vijues nga Jemeni dhe nga vendet e tjera njoftuan se: “Ne e pamë një ndodhi të tillë”. Pastaj jobesimtarët thanë për Krenarinë e të gjitha botëve (A.S.M) se Ruajna Zot!: “magjia e jetimit të Ebu Talibit ka prekur e ka ndikuar qiejt!”