Translations:Otuz İkinci Söz/627/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden
    08.58, 23 Ocak 2025 tarihinde Said (mesaj | katkılar) tarafından oluşturulmuş 209265 numaralı sürüm ("I Vetmi, më i Pastërti dhe Esenca e shenjtë, atributet e të Cilit janë gjithëpërfshirëse dhe çështjet e të Cilit janë universale, është shumë i lartësuar dhe përtej lëndës, i zhveshur nga lënda dhe krejtësisht i larguar dhe i lirë prej çdo kufizimi dhe prej errësirës së dendësisë.. Të gjitha këto drita dhe qënie të ndritshme janë vetëm se hije të errëta të Emrave të Tij të shenjtë dhe e gjithë ekzistenca dhe jeta..." içeriğiyle yeni sayfa oluşturdu)
    (fark) ← Önceki sürüm | Güncel sürüm (fark) | Sonraki sürüm → (fark)

    I Vetmi, më i Pastërti dhe Esenca e shenjtë, atributet e të Cilit janë gjithëpërfshirëse dhe çështjet e të Cilit janë universale, është shumë i lartësuar dhe përtej lëndës, i zhveshur nga lënda dhe krejtësisht i larguar dhe i lirë prej çdo kufizimi dhe prej errësirës së dendësisë.. Të gjitha këto drita dhe qënie të ndritshme janë vetëm se hije të errëta të Emrave të Tij të shenjtë dhe e gjithë ekzistenca dhe jeta dhe bota e shpirtërave, bota e ndërmjetme dhe bota e shembëllesës, janë vetëm se pasqyra gjysmë të tejdukshme për të shfaqur e reflektuar bukurinë e Tij.

    Çfarë qënie mund të fshihet përballë esencës së tij më të shpejtë, Njësisë së Tij e cila është brenda shfaqjes së atributeve dhe veprimeve të Tij, të cilat me radhë, janë të dukshme nëpërmjet vullnetit të Tij universal, fuqisë absolute dhe njohjes gjithëpërfshirëse? Çfarë vendi mund të fshihet prej Tij? Cili person mund të largohet prej sundimit të tij? Cili individ mund të afrohet pranë Tij pa fituar universalitet?

    A mundet ndonjë gjë të jetë pengesë për një tjetër? A mundet që ndonjë vend të jetë i fshehur ndaj pranisë së Tij, të jetë pa prezencën e Tij:

    Ibnu Abbasi, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “Ndodhet një sy jolëndor që shikon dhe një vesh që dëgjon në çdo qënie.” A nuk është kështu? A nuk është zinxhiri i gjërave si telat dhe damarët për rrjedhjen e shpejtë të urdhërave dhe të ligjeve të Tij? A nuk janë pengesat dhe vështirësitë mjetet dhe ndërmjetësueset për ushtrimin e autoritetit të Tij mbi qëniet? A nuk janë shkaqet dhe ndërmjetësat thjeshtë një perde e jashtme? A nuk është Ai i pranishëm në çdo vend, ndonëse nuk është prezent askund. A ka nevojë Ai që të vendoset në ndonjë vend apo situatë?

    A munden perdet e largësisë, vogëlsisë dhe shkallët e ekzistencës të jenë pengesa për afërsinë e Tij, për fuqinë e Tij në dispozicion dhe për shikimin e Tij? Për më tepër, a do të mundeshin cilësitë që kanë të bëjnë me qëniet materiale, të mundshme, të dendura, të shumta, të ngushtuara e të kufizuara, gjendjet e ndryshimit, transformimi, ndarja dhe hapësira e zënë, të cilat janë të veçantat e tyre dhe pasojat e domosdoshme të kufizuara, të prekin në ndonjë mënyrë Esencën më të Pastër e më të Shenjtë i Cili është larg dhe përtej lëndës, i Cili është Ekzistuesi i domosdoshëm, Drita e Dritave, dhe është i Vetmi i pashoq, i lirë prej çdo kufizimi apo limiti, i lartë e i pastër prej çdo të mete e mangësie?

    A do të mundej pafuqia në ndonjë mënyrë të ishte e përshtatshme për Të? A do të ishte e mundur që ndonjë defekt t’i afrohej anës së Madhështisë së Tij dhe Lavdisë?