Translations:Otuz İkinci Söz/636/sq
Për më tepër, ndërsa këto fruta dhe farëra janë pasqyra duke shpallur Unitetin Hyjnor, gjithashtu ato janë shenja të dukshme të Kaderit Hyjnor dhe tregues të mishëruar, të trupëzuar, të Fuqisë Hyjnore, që Kaderi Hyjnor, i tregon bashkë me to dhe fuqia aludon nëpërmjet atyre fjalëve duke thënë:
“Degët e shumta dhe filizat e kësaj peme erdhën nga një farë e vetme dhe demonstrojnë Unitetin e Mjeshtërit të pemës në krijimin e saj dhe në dhënien e formës së saj. Atëherë para rritjes dhe shpërndarjes së degëve të saja, kjo pemë i grumbullon së bashku të gjitha të vërtetat e saj në një frut të vetëm. Ajo e përfshin të gjithë kuptimin e saj në një farë të vetme dhe nëpërmjet saj demonstron urtësinë në krijimin dhe në planimetrinë që bën krijuesi i Gjithëlavdishëm...”