Translations:Otuz İkinci Söz/638/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden
    09.03, 23 Ocak 2025 tarihinde Said (mesaj | katkılar) tarafından oluşturulmuş 209286 numaralı sürüm ("Po, për më tepër, frutat dhe farërat janë aluzione të urtësisë Hyjnore. Urtësia me to u thotë atyre që janë të vetëdijshëm siç vijon: “Shikimi gjithëpërfshirës dhe planimetria e drejtuar ndaj kësaj peme shikojnë tek një frut i vetëm, për shkak të gjithëpërfshirjes së tij dhe të universalitetit, sepse fruti është një model i zvogëluar i pemës. Ai është ajo që u synua nga pema. Gjithashtu, gjithëpërfshirja dhe plan..." içeriğiyle yeni sayfa oluşturdu)
    (fark) ← Önceki sürüm | Güncel sürüm (fark) | Sonraki sürüm → (fark)

    Po, për më tepër, frutat dhe farërat janë aluzione të urtësisë Hyjnore. Urtësia me to u thotë atyre që janë të vetëdijshëm siç vijon:

    “Shikimi gjithëpërfshirës dhe planimetria e drejtuar ndaj kësaj peme shikojnë tek një frut i vetëm, për shkak të gjithëpërfshirjes së tij dhe të universalitetit, sepse fruti është një model i zvogëluar i pemës. Ai është ajo që u synua nga pema. Gjithashtu, gjithëpërfshirja dhe planimetria shikojnë tek çdo farë e frutit, sepse fara mban kuptimin ose indeksin e të gjithë pemës. Domethënë, Ai që planifikon pemën, e shikon secilin frut me të gjithë Emrat e Tij që kanë lidhje me planimetrinë dhe me frutin, duke qenë synimi dhe qëllimi i ekzistencës së pemës dhe krijimit. Për më tepër, pema madhështore ndonjëherë krasitet dhe sistemohet për hir të frutit të vogël. Ndonjë pjesë e saj shkatërrohet me qëllim që ajo të përtërihet, të rifreskohet. Ajo shartohet, transplantohet, me qëllim që të prodhojë fruta të qëndrueshëm, madje më të mirë e më të këndshëm...”